">Metodat praktike për shtyrjen e venitjes së organeve<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Metodat praktike për shtyrjen e venitjes së organeve
  2015-04-24 15:55:45

Organet e trupit tonë nisin funksionimin e tyre qysh nga koha e embrionit brenda barkut të nënës. Me kalimin e kohës, organet që kanë punuar për dhjetra vite, fillojnë procesin e venitjes së tyre, si dhe ndryshimet patologjike. Nëse dëshironi të shtyni venitjen e tyre, duhet të kryeni stërvitje dhe metodat praktike, që forcojnë elasticitetin dhe vitalitetin e organeve të ndryshme.

Zemra: ecje e shpejtë dhe dietë e lehtë

Zemra jonë punon gjithmonë, si "motor i trupit". Prandaj, duhet të ndërmerren në kohë masat e mirëmbajtjes, për të shmangur aksidentet. Sipas studimeve, pas moshës 40 vjeçare dobësohet aftësia e zemrës për furnizimin e të gjithë trupit me gjak. Mashkulli mbi 45 vjeç dhe femra mbi 55 vjeçe përballojnë rritjen e rreziqeve të zemrës. Zakonet e shëndetshme të jetës garantojnë vitalitetin e zemrës. Dy sugjerime të rëndësishme janë : ecje e shpejtë dhe dietë e lehtë.

Ecja e shpejtë. Studjuesit e Universitetit Curie të Francës bënë vëzhgime 5 vjeçare për të moshuarit 65-85 vjeç. Ata zbuluan se 1/3 e personave që ecin më ngadalë kanë rreziqe 40% më të larta se ato të 1/3 së personave që ecin më shpejt. Studiuesit sugjerojnë që duhet të ecim shpejt. Për shembull, ngjitja me këmbë e shkallëve në vend të ashensorit. Të ecim me këmbë më shpesh në distance të afërta, duke zëvendësuar makinën. Stërvitja fizike është ndër metodat më të mira për mbrojtjen e zemrës.

Së dyti, shmangja e dietës shumë të yndyrshme. Duhet të konsumojmë më shumë dieta të lehta, veçanërisht për darkën. Përveç kësaj, Shoqata e Amerikane e Sëmundjeve të Zemrës sugjeron konsumimin e peshkut të detit çdo javë dhe konsumimin e fibrave dietike prej 7 gramësh çdo ditë, për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Frutat, perimet, fasulet, arrat përmbajnë fibra të pasura dietike.

Mëlçia: gjendje e mirë psikologjike dhe gjumë i shkurtër gjatë ditës

Mëlçia është organi më i madh i brendshëm i trupit. Mjekësia tradicionale kineze e përshkruan si "gjenerali i trupit", që përgjigjet për rregullimin e ndjenjave, detoksifikimin, zhbllokimin e ajrit të brendshëm, nxitjen e funksioneve tretëse. Sipas librit klasik mjekësor kinez "Huang Di Nei Jing", qysh nga mosha 50 vjeçe, fillon dobësimi i funksioneve të mëlçisë dhe lindin problem të shikimit që lidhen me gjendjen shëndetësore të mëlçisë. Nëse nuk i kushtohet vëmendje rregullimit të ndjenjave, nëse ndjeheni shpesh nervozë, rëndohet bllokimi i ajrit të brendshëm, i cili përkeqëson më tej shëndetin e mëlçisë.

Kyçi i ruajtjes së shëndetit të mëlçisë është pakësimi i stresit dhe gjumi. Personat që përballojnë presione të mëdha, duhet të gjejnë mënyrën e lehtësimit të organizmit. Sipas studimeve nga SHBA-ja, kur përballojmë stres të madh, mund të ulemi dhe të rrijmë të qetë, duke ndjerë tensionin e trupit. Dëgjimi në qetësi i një melodie të lehtë ndihmon gjithashtu. Frymëmarrja e thellë dhe masazhi janë metoda të mira për uljen e tensionit. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, një gjumë i shkurtër gjatë ditës favorizon shëndetin e mëlçisë.

Mushkëritë: fryrja e tullumbacit dhe stërvitja e gjoksit

Mushkëria është qendra e shkëmbimit të ajrit dhe organi i vetëm i brendshëm që kontakton drejtpërdrejt me ajrin e jashtëm. Nëse nuk ka proces të filtrimit dhe pengesë nga hunda etj, ajri i ndotur nga makinat dhe duhani, pluhuri i tokës etj mund të hyjnë drejtpërdrejt në mushkëri. Prandaj, mushkëria është quajtur si organi më i pistë i trupit, i cili mund të pësojë më shumë dëmtime.

Përveç heqjes së zakonit të keq të pirjes së duhani, stërvitja e kapacitetit vital mund të forcojë mushkëritë. Sipas të dhënave, personat me fizik të shëndetshëm nuk përballen me dukuri si marrja e mendjes, e frymës etj. Në përgjithësi, personat përballen me uljen e ngadaltë të kapacitetit vital pas moshës 35 vjeçe. Në këtë moshë, vëllimi i oksigjenit do të pakësohet për 5-10% në krahësim me atë në moshë të re. Por nëse bëjnë stërvitje sportive, mund të forcohen dukshëm funksionet e mushkërisë dhe të zemrës. Fryrja e tullumbacit në kohën e lirë është një metodë shumë e mirë për forcimin e kapacitetit të mushkërive. Përveç kësaj, stërvitja e përditshme e gjoksit mund të forcojë muskulin e gjoksit, duke thelluar frymëmarrjen. Instituti Amerikan i shëndetit sugjeron konsumimin e sa më shumë mollëve, meqenëse materialet anti-oksiduese në lëkurën e mollës mund të lehtësojnë pezmatimet e mushkërisë.

Zorra: Fibra dhe kos

Zorra është organ i rëndësishëm i detoksifikimit të trupit dhe ngarkohet me detyra të rënda kundër sëmundjeve. Nëse keni shqetësime në zorrë, do të humbni jo vetëm dëshirën e ngrënies, por do të keni problem të shëndetit si dispepsi, kapsllëk, ulje e imunitetit etj. Ndër elementet e dëmtimit të zorrës, kapsllëku është shumë i zakonshëm. Sipas sondazhit, 9-13% e njerëzve, kudo në botë kanë problemet e kapsllëkut. Ekzistojnë shkaqe të ndryshme të kapsllëkut. Por konsumimi i ushqimeve të yndyrshme dhe me përpunim të tepërt, mungesa e lëvizjes janë shkaqet kryesore.

Kapsllëku parandalohet me pirjen e shpeshtë të ujit, konsumimin e fibrave dhe të kosit. Uji i mjaftueshëm është shumë i rëndësishëm për garantimin e zhbllokimit të zorrës. Kur ka ujë të mjaftueshëm në zorrë, jashtëqitja kryhet lehtësisht. Konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra si misri, drithërat e papërpunuara shumë, bananet, dardha etj, të cilat mund të shtojnë lëvizjen e brendshme të zorrës, do të nxitin jashtëqitjen. Konsumi i përditshëm i kosit është metodë e mirë për të rregulluar ekuilibrin e mjedisit bakterial, duke parandaluar kapsllëkun. Përveç kësaj, kaliumi luan rol pozitiv për nervat e zorrëve. prandaj, duhet të konsomojmë më shumë ushqime të pasura me kalium, si patatet, kunguj etj. (Xu Guang)