20150420Hotpot |
Predikim në rrjetet sociale
I pyetur për këtë modernizim të përhapjes së fesë mjeshtri Xuecheng ka thënë për mediat vendëse se rrjetet sociale "Weibo dhe WeChat sot përbëjnë mjetet kryesore të komunikimit të njerëzve dhe të bashkëveprimit mes tyre, duke i orientuar ata drejt një epoke të re të komunikimit që njihet si We-media. Sipas këtij prifti të njohur budist, i cili është dhe nënkryetar dhe sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Budistëve të Kinës, për vetë përfaqësuesit e kësaj feje komunikimi përmes rrjeteve sociale përbën një sfidë por edhe një mundësi për promovimin e budizmit nëpërmjet kësaj kulture të re dhe moderne të komunikimit shoqëror.
Aktualisht prifti budist Xuecheng ka mbi 300 mijë ndjekës në profiling e tij në rrjetin social kinez Weibo. Çdo ditë ai gjen kohë që tu përgjigjet përdoruesve të këtij rrjeti social, të cilët interesohen për fenë budiste.
Por me interes për mediat është se çfarë pyetjesh i drejtojnë këtij prifti budist përdoruesit e rrjetit social. Njeri prej tyre që përdor pseudonimin Andy Linlingfei në mars ka shkruar se së shpejti do të përfundojë shkollën e mesme dhe dëshiron një mendim nga prifti budist se çfarë të zgjedhë për të ardhmen e tij.
Nga ana e tij prifti Xuecheng e këshillon që të mos ndërmarrë veprime të nxituara por të mendohet mire për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për të ardhmen e tij.
I pyetur nga Metropolitan, i riu me pseudonimin Andy, tregon se ka nisur të ndjekë në rrjetin social priftin budist Xuecheng që nga viti 2011. Ai thotë se ky mjeshtër i budizmit ndryshon nga të tjerët që janë pjesë e rrjeteve sociale, pasi ai u përgjigjet çdo mëngjes pyetjeve që i bëhen.
Prifti budist Xuecheng në faqen e tij në rrjetin social publikon shpesh dhe vizatime komike apo video të realizuara nga murgjit apo dhe nga vullnetarë të Manastirit Longquan. Profili I tij në rrjetin social Weibo është në 8 gjuhë të huaja ndër të cilat dhe në anglisht, frengjisht dhe spanjisht.
Media e re
Një nga pjesët më popullore për ndjekësit e profilit të mjeshtrit budist Xuecheng është një seri filmash vizatimorë në qendër të të cilave është një murg topolak, i ri dhe pak naiv, i quajtur ' Xian'er. Në çdo film që zgjat rreth 3 minuta shikuesit të përfshirë në botën e këtij murgu mësojnë dhe aforizma të ndryshme lidhur me jetën, lumturinë apo harmoninë.
Qëllimi i filmave vizatimorë të protagonistit të tyre Xian'er është të promovojnë budizmin dhe ta bëjnë atë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshëm për të gjithë si dhe të zbatueshëm në jetën e përditëshme, ka shpjeguar për mediat vendëse mjeshtri Xuecheng. Sipas tij është më e lehtë të përvetësosh filozofinë budiste përmes kësaj mënyre të thjeshtë dhe figurative se sa të lexosh libra të tërë me këtë temë.
Xuecheng thotë se shpërndarja në median sociale të mësimeve të Budës është një formë ndryshe nga ajo tradicionale e propagandimit të tyre, apo e pjesmarrjes së njerëzve që e ndjekin këtë besim fetar në pelegrinazhe në tempujt si në Manastirin Putian Guanghua apo në Manastirin Chong'en në provincën Fujian.
Përdorimi i teknologjisë për përhapjen e fees budiste tek njerëzit kudo jashtë manastireve i shërben njohjes së sa më shumë njerëzve , në çdo kohë dhe kudo me këtë fe.
Xuecheng është një ndër mjeshtrat apo murgjit budistë që përdorin mediat sociale për mësimet budiste dhe promovimin e tyre. Ndër më popullorët e rrjeteve sociale ndër mjeshtrat budistë është Yancan, një murg në tempullin Cangzhou Shuiyue në provincën Hebei, i cili ka mbi 35 milion ndjekës në profiling e tij në Weibo. Ai boton filozofi të thjeshta të jetës, si vlerësimi i paqes, apo përballja me sfidat e jetës.
Murgjit piktorë
I rikthehemi videove të animuara me personazhin komik, murgun budist Xian'er. Ato realizohen nga Longquan Comic and Animation Group, i krijuar në vitin 2011 nga murgj dhe vullnetarë të tempullit. Një nga aforizmat e kohëve të fundit e publikuar në rrjetin social Weibo ishte "Leri gjerat të kalojnë dhe tregohu modest!". Nga ana grafike në video shfaqet murgu Xian'er, duke refuzuar ti jape një akullore një miku të tij.
Ndaj këtij veprimi të murgut ndërhyn mjeshtri budist i cili I thotë: "Kur lidhemi pas gjërave material dhe nuk heqim dorë prej tyre, jemi duke u përfshirë nga errësira brenda nesh, e cila dëmton lumturinë e vërtetë."
27 vjeçari Yu Yueming, u është bashkuar grupit të vullnetarëve budistë në manastir të cilët janë rreth 100 dhe bashkëpunojnë për krijimin e filmave të shkurtër vizatimorë qysh nga viti 2013.
Yu,është diplomuar në Akademinë Qendrore të Arteve të Bukura në vitin 2012 tregon se vullnetarët e tjerë që ndihmojnë në tempull për realizimin e filmave vizatimorë janë përgjithësisht të rinj që kanë përfunduar gjimnazin, apo student të pictures, sculptures, dizajnit, restaurimit, fotografisë, akitekturës. Mosha e tyre varion nga 19 deri në 70 vjeçarë.
Vitin e kaluar ky grup vullnetarësh nisi të prodhonte filmat e pare të shkurtër , secili prej tyre jep një mesazh për ndjekësit e rrjeteve sociale. Ndër këto mesazhe më së shumti propagandohet dashuria mes njerëzve, qetësia me të cilën prindërit duhet të rritin fëmijët e tyre. Sipas tij burimet e këtij grupi për të realizuar filmat janë të kufizuara, madje studio e fotografisë ku ata punojnë është në një hapësirë të vogël në një shpellë në mal.
Në maj të vitit 2014, gazeta e provincës Henan "Dahe Daily" raportonte se Tempulli Shaolin po banshkëpunonte me shkrimtarin tajvanez të librave komikë Alan Chong për realizimin e një filmi të animuar, me titull "Kungfu Shaolin Temple".
Promovimi i energjisë pozitive
Sipas një raporti të "Nanfang Daily" në vitin 2012, vitet e fundit kinezët kanë shprehur një entuziasëm të shtuar ndaj budizmit dhe kjo vërehet me shtimin e njerëzve që vizitojnë tempujt , apo të atyre që jetojnë për një periudhë të shkurtër në to, pranë murgjve budistë. Huang Shaolong, është një inxhinier informatike nga Pekini e cili vizitoi javën e fundit Manastirin Longquan. Përveç një lutjeje që ai bëri për shokun e tij të ngushtë që kishte një provim të rëndësishëm, ai aplikoi për tu bërë vullnetar IT në tempull. Ai shprehet në media se interesi i tij për të qenë vullnetar në tempull u rrit kur mësoi se shumë intelektualë të moshave të ndryshme, madje dhe të diplomuar në Universitetet Tsinghua apo I Pekinit janë bërë murgj. Atij i pëlqen të dixhitalizojë shkrimet e vjetra, por mbi të gjitha i pëlqen bamirësia. Huang tregon se që në fëmijëri gjyshja e tij e ka edukuar me besimin budist dhe është i mendimit se njerëzit duhet të besojnë për tu ndjerë më mire me veten dhe me të tjerët.
Ky i ri tregon se për të mësuar më shumë rreth budizmit e ka ndihmuar ndjekja e profilit në Weibo të mjeshtrit budist Xuecheng ,madje dhe serialet e shkurtër të animuar.
An Husheng, drejtor i përgjithshëm i platformës së pare për budizmin në Kinë fjnet.com e themeluar në 1996, shprehet për China Daily se pret që gjithnjë e më shumë njerëz të lidhen me këtë fe. Ai është diplomuar në Universitetin e Pekinit për matematikë por është i mendimit se propagandimi i mësimeve budiste në rrjete sociale mund të orientojë njerëzit në një kuptim fragmetar dhe të përciptë të kësaj feje. Edhe vetë mjeshtri budist Xuecheng thotë se promovimi i kësaj feje në rrjetet sociale ka të mirat dhe të këqijat e veta, por ne thotë ai po përpiqemi të ndikojmë pozitivisht tek ndjekësit.
Sipas tij ashtu si një këngë apo një libër edhe përdorimi i rrjeteve sociale përveç momentit argëtues përmes videove komike, ka një synim të ndihmojë shpirtin e njeriut, në përballimin e sfidave të jetës moderne.
(Eda Merepeza)