20150413Hotpot02 |
Xu Ping ndodhej e shtrirë në një dhomë spitali, ndërsa i shoqi Wang Zhigang qëndronte pranë saj, në pritje që të zgjohej. Para disa ditësh ky çift i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi Xu i kishte dhuruar njerën prej veshkave të saj të shoqit. Wang Zhigang ishte diagnostikuar nga mjekët me uremi prillin e kaluar.
Bashkëshortja e tij Xu tregon se lajmi për sëmundjen e të shoqit i kishte rënë si bombë. Ai punonte shumë për të mbajtur familjen dhe para sëmundjes ndjeheshin të dobët për ta përballuar. Mjekët i thane se Wang kishte nevojë për transplant të veshkës. Në fillim vetë Wangu kishte kundërshtuar që e shoqja ti dhuronte njerën prej veshkave të saj, pasi i dukej e brishtë dhe e pafuqishme për një ndërhyrje të tillë e më pas për të jetuar me një veshkë. Por Xu pasi kreu analizat e këshilluara nga mjekët vendosi pa asnjë ngurrim që të ndihmonte të shoqin për tu shëruar. Çifti ka një djalë të vogël 2 vjeçar dhe madje Xu i thoshte që vogëlushi ti mbushte mendjen të atit ta pranonte këtë veprim të gruas për shëndetin e tij Pas shumë përpjekjesh dhe diskutimesh me ndërhyrjen e mjekëve, Wang vendosi të kryente transplanit e veshkës, ku dhuruesja do të ishte e shoqja Xu.
Kur flet për këtë ngjarje, Xu tregon dhe historinë e jetës së saj. Ajo kujton se kur kishte nisur lidhjen dashurore me Wangun ajo punonte në një fabrikë gazi. Një ditë në fabrikë pati rrjedhje gazi dhe të gjithë punëtorët të trembur vrapuan të dilnin jashtë. Por Xu kujton se vetëm Wangu, atëkohë koleg pune me të nuk e braktisi, por erdhi me nxitim ta ndihmonte Xunë për të dale në ambjentet e sigurta jashtë fabrikës. Kur kujton këtë ngjarje që ndikoi shumë në lidhjen më të forte të këtij çifti të dashuruarish, Xu përlotet dhe thotë se tani është rradha e saj të ndihmojë njeriun e jetës, të cilin e dashuron.
Pas operacionit çifti ishte vendosur në dhoma të ndryshme. Ndonëse kishte dhimbje Wang gjithë kohës pyeste për shëndetin e të shoqes. Tashmë të dy në gjendje të mire shëndetësore Wang dhe Xu e jetojnë jetën me më shumë emocion pasi kanë kaluar edhe këtë prove të vështirë sëbashku, në emër të dashurisë.
Përtej vështirësive
Huang Yong është aktualisht 33 vjeç por në moshën 2 vjeçare ai ka humbur dëgjimin. Për fat të keq në qytezën ku vogëlushi u rrit deri në 10 vjeç nuk kishte shkolla të specializuara për fëmijët që nuk dëgjojnë.
Huang është nga qyteti Linxi i provincës Shandong dhe kujton se në vitet 80-të në rrugët e qytetit shihte të shiteshin skulptura prej balte. Tashmë këto lloj skulpturash nuk punohen më por Huang i pëlqente shumë ato. Ai nuk dëgjon por është një vëzhgues mjaft i mire i portreteve të njerëzve dhe një djalë mjaft i talentuar në art. Talentin e tij Huang e shprehu përmes pikturave të para dhe pas një kohe erdhi në Pekin për të mësuar derdhjen në baltë të veprave të artit. Pas punës së palodhur në Pekin për të mësuar teknikën e punimit të baltës, Huan u rikthye në vendlindje ku hapi një studio artistike.
Huang Yong ka pranuar shumë ftesa për të realizuar vepra në sculpture si nga institucionet qeveritare apo nga agjencitë kulturore në vend. Tashmë ai është i njohur në qytezën e tij, si një artist i talentuar. Deri tani duart e këtij artisti kanë prodhuar mbi 4 mijë skulptura prej balte dhe është vlerësuar me 15 çmime kombëtare.
Dashuria bën mrekulli
Pas një shekulli nga ngritja e Kullës Eiffel në Paris, një kinez nga province Henan e ka rindërtuar atë me kruajtëse dhëmbësh prej bambuje, njofton zywens.com.
I pyetur nga media për këtë vepër arti kaq të vështirë për tu realizuar, djali me emrin Xie tha se është një dhuratë për të dashurën e tij. Ky i ri kinez është diplomuar për arkitekturë dhe për realizimin e Eiffelit të tij prej një metri i është dashur më shumë se një muaj dhe ka përdorur për këtë 200 kruajtëse dhëmbësh prej bambuje. Kjo dhuratë kaq unike sigurisht që ka përfunduar si foto e shumëklikuar në rrjetet sociale në mbarë Kinën dhe është vlerësuar i riu për idenë origjinale, por më shumë për punën që ka realizuar.
Përsosmëria e ndërtimit të këtij maketi krahasuar me Kullën e vërtetë Eiffel, por edhe durimi me të cilin arkitekti i dashuruar ka realizuar punën e tij janë shpërblyer me shumë "like" dhe komente dashamirëse nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Nuk kanë munguar ata që i kanë thënë me humor se ndoshta e dashura e tij do të preferonte një vizitë në Paris për të pare Eiffelin original, por ku i dihet…Në Paris nuk është e vështirë të arrish, por të krijosh me duart e tua një vepër të tillë në emër të dashurisë është vërtet diçka e bukur.
Mosha është thjesht një numër
79-vjeçari Wang Deshun ka provuar se model mund të jesh pa kufizim moshe. Ai e tregoi këtë me shembullin e tij vetjak kur u ngjit në pasarelën e veprimtarisë më të njohur të modës në Kinë, "China Fashion week". Pamja e tij joshëse dhe plot besim dhe hijeshi në paraselën ku përgjithësisht sfilojnë modele apo modelë në moshë të re, ngjalli admirim të madh. Madje ai fitoi mbi 100 mijë pasues në rrjetin social kinez Sina Weibo brenda një nate, ndërsa u shfaqën fotot e tij me trupin gjysmë të zhveshur që ndonëse afët moshës 80 vjeçare nuk kishte asnjë dallim nga të rinjtë e stërvitur në salla fitnesi dhe të kuruar në qendra estetike. Në këtë veprimtari 79 vjepari Wang paraqiti një linjë të re veshjesh të firmës Hu Sheguang.
Një aktor i njohur tashmë në Kinë dhe jashtë saj Wang nuk është hera e parë që u përfshi në industrinë e modës. Për herë të parë ai i provoi pasarelat në një oanair të modës në vitin 1986.
Me kalimin e viteve aktorit i pëlqeu përfshirja në botën e modës si model, një sfidë kjo ndaj të gjithë atyre që mendojnë se mosha është kufizuese për të ushtruar veprimtarinë në këtë sektor, ekskluziv të të rinjve. Këtë rradhë Wang iu përgjigj ftesës për bashkëpunim në sfilatën e firmës së Hu Sheguang.
Në një intervistë për Oriental Morning Post, Wang ka thënë se i pëlqen popullariteti që ka fituar në opinionin e gjerë kryesisht në rrjetet sociale të ndjekura më së shumti nga të rinjtë. Ai ka dashur të japë një shembull personal se imazhi i tij ndonëse në moshën 79 vjeçare transmeton forcë, energji dhe burrëri.
Kush është Wang Deshun ?
Ka lindur në vitin 1936 në Shenyang, të provincës kineze Liaoning, ku nisi dhe karrierën si aktor në moshën 24 vjeçare pranë Teatrit Changchun. Pas një veprimtarie të spikatur në teatër, ky lloj arti sikur e humbi popullaritetin dhe në moshën 49 vjeçare Wang sëbashku me familjen vendosi të zhvendosej në Pekin për të vazhduar pasionin e tij teatror. Megjithatë, konkurrenca artistike në Pekin ishte e fortë. Në pamundësi për të gjetur punë si aktor theatri, Wang nisi të shpaloste talentit e tij artistik në performim.
Gjatë viteve 80-të dhe në fillim të viteve 90-të me shfaqjet e tij Wang u bë i njohur jo vetëm në Kinë por edhe në Gjermani, Francë dhe Korenë e Jugut.
Në të njëjtën kohë ai e zgjeroi karrierën e tij në fushën e filmit artistik dhe televiziv. Projekti i tij i fundit ishte filmi i këtij viti Mis Granny, në të cilën ai luajti një nga rolet kryesore. Wang tregon se në moshën 50 vjeçare nisi të ushtrohej fizikisht në palestër. Ai tregon se duke punuar 4 orë në ditë në palestër trupi i tij ndonëse pas të 50-ave u bë si skulpturë. Aktualisht në moshën 79 vjeçare Wang ushtrohet çdo ditë 2 orë në palestër.
(Eda Merepeza)