20150406Hotpot1 |
Lëvizjet demografike në Kinë
Diferenca midis qytetit dhe fshatit në Kinë është veçanërisht e dukshme në Shangai, ku rreth 9,9 milion prej 24 milionë banorëve të qytetit vijnë nga zonat rurale. Në Viti i ri kinez shumica e këtyre emigrantëve u kthyen në familjet e tyre në vendlindje për të festuar bashkë me ta javën e pushimit.
Një ligjëratë e mbajtur nga Wang Leiguang, asistent për dokturaturë i Programit për Studime Kulturore në Universitetin e Shangait, me temë "Qyteti ynë" është publikuar në rrjetet sociale vendëse në shkurt dhe ka ngjallur një interes të madh. Ai flet për vizitën që ka kryer në familjen e tij që banon në një fshat të vogël të provincës Hubei gjatë Festës së Pranverës dhe ndalet në problemet emocionale me të cilat përballen të rinjtë që vijnë në Shangai për një jetë më të mirë nga rajone të tjera të vendit. Gjatë të fjalës së mbajtur nga ky akademik një zonjë ka nisur të përlotet ndërsa miliona përdorues të rrjeteve sociale e kanë komentuar dhe shkarkuar këtë ligjëratë, duke reflektuar rreth kësaj dukurie të shoqërisë së sontme kineze.
Përvoja të ngjashme
Mao Yu është student si Wang dhe përvojat e tij janë të ngjashme me ato të shumë të rinjve, jeta e të cilëve ndahet mes fshatit të lindjes dhe qytetit ku jetojnë dhe punojnë. Ai studjon kimi Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës Lindore. Së shpejti Mao përfundon vitin e katërt dhe do të fillojë shkallën master në shtator. Ai ka në plan të jetojë dhe punojë në Shangai pas diplomimit.
Mao qëndroi rreth dy javë pranë familjes së tij në fshatin Jinhua të provincës Zhejiang me rastin e vitit të ri. Ai është nga të paktët të rinj të fshatit që është larguar për studime dhe jetesë . Ndërkohë që shumë familje qytetare nga Shangai e festuan vitin e ri jashtë Kinës apo në mënyra të tjera, familja fshatare e Maos i bëri festimet në mënyrë tradicionale. Natën e vitit të ri ata u mblodhën rreth vatrës familjare dhe në ditët në vijim bënë vizita te të afërmit e tyre, duke u uruar festën. Të dy prindërit e Maos vijnë nga familje të mëdha dhe iu deshën disa ditë të bënin vizitat me rastin e vitit të ri. Në disa nga të afërmit ata qëndruar për darkë apo drekë,ndërsa tek të tjerët vetëm për vizitë ku nuk mungoi shpërndarja e dhuratave për vitin e ri. Por Maos kjo traditë familjare e vizitave tek të afërmit nuk i ka pëlqyer asnjëherë. Sipas tij prindërit janë shumë të lidhur me traditën dhe i kërkonin që ai të kujtonte emrat e të gjithë të afërmve që vizitonin. Madje me humor Mao thotë se si mund të kujtonte emrat e të gjithë të afërmve të cilët i takonte vetëm një herë në vit. Si një djalë i ri ai nuk u kushton rëndësi traditave por përpiqet ti respektojë për nder të prindërve.
Kalimi i festës në shtëpinë e fshatit
Gjatë javës së pushimit të vitit të ri, kur Mao ndodhen në vendlindjen e tij në fshat e kalonte ditën duke parë televizor. Ai kujton se disa prej bashkëmoshtarëve të tij në fshat janë martuar kurse të tjerë kanë ndërtuar jetën e tyre. Kujton se kur ai jetonte në fshat luanin letra sëbashku ose ndiznin fishekzjarre, por tani si i rritur ai e kalon kohën duke luajtur në kompjuter.
Në ligjëratën e Wangut tregohet se si familjet kanë ruajtur traditat. Kjo është bërë nga brezat e vjetër, kurse të rinjtë i kanë thyer ato. Ai theksoi se edhe vizitat për festa të të rinjve tek të afërmit bëhen për të respektuar dëshirën e prindërve. Por sipas Wangut kur të kalojnë vitet, brezi i ri nuk do ti ruajë më këto tradita.
Edhe 29 vjeçarja Li Li tregon emocionet që e kanë përshkuar gjatë qëndrimit në familje në një fshat të vogël pranë hanzhongut, në provincën Shaanxi. Ajo tregon se sa shumë ka ndryshuar vendlindja e saj, me hipermarkete, autostrada, që nga viti 2013, kur ajo u shpërngul për të punuar në një sallon bukurie në Shangai. Ndonëse Hanzhongu ndodhet mbi 1 mijë km nga Shangai Li nuk kishte mundur të blinte një biletë treni të shpejtë për të shkuar në familje, por kishte udhëtuar me trenin ekspres gjatë gjithë natës. Një tjetër problem i saj është djali 6 vjeçar që pas divorcit të saj me të shoqin, jeton me prindërit e Lisë. Ajo thotë e mallëngjyer se ai mezi e njeh kur ajo e takon një herë në vit.
Pa kthim
Pasi ka punuar prej vitesh në qytete të mëdha Li thotë se e ka të pamundur të rikthehet për të jetuar në fshatin e saj të vogël. Tani që jeton dhe punon në Shangai Li nuk dëshiron të shkojë në ndonjë vend tjetër. Ajo është optimiste për të ardhmen e saj, pasi mendon se është ende e re dhe në Shangai ka mundësi të shumta për një jetë më të mirë.
Yang Xin, studjues pranë Akademisë së Shkencave sociale të Shangait është i mendimit se më shumë se gjysma e forcës së punës në Shangai ka ardhur nga jashtë tij. Në disa sektorë industrialë si manifakturë, ndërtim, hoteleri-turizëm, transport, shërbimet publike etj të ardhurit përbëjnë mbi 60% të forcës së punës. Në të njejtën kohë ata janë konsumatorë dhe kontribues në skemën e sigurimeve të Shangait.
Studjuesi thotë se nga pikpamja sociale të ardhurit kanë përmirësuar strukturën shoqërore të metropolit kinez, Shangai. Në vitin 2010 60 % e të ardhurve ishin pajisur me "hukou" (regjistrim si banor), por kjo përbënte vetëm 15.07% të banorëve të Shangait. Të ardhurit janë kryesisht të rinj, që i kanë shtuar gjallërinë këtij qyteti të madh. Rritja e popullsisë së Shangait ka shtuar presionin në tregjet e punës dhe në shërbimet publike.
Ulja e dallimeve
Studjuesi i Akademisë së Shkencave Sociale të Shangait,
Zhang Jiantao shprehet se diferencat midis të ardhurve nga fshatrat apo qytetet e tjera dhe vendësit mund të ulen. Ai madje ka dhe një ide tjetër për lëvizjen demografike të popullsisë që autoritetet vendore të metropolit duhet të nxitin të moshuarit dhe pensionistët të shpërngulen për të jetuar jashtë tij, në zona më të qeta dhe në vend të tyre të tërhiqen të rinj nga pjesa tjetër e vendit. Ai mendon se kjo lëvizje demografike në dy drejtime të kundërta hyrëse dhe dalëse nga qyteti i madh do të ndikonte pozitivisht për të gjitha palët.
(Eda Merepeza)