20150318bukuria |
Shprehja 红颜祸水 (hóngyán huòshuǐ) që përdoret për t'i përshkruar ato, fjalë për fjalë përkthehet "bukuri e rrezikshme që do të sjellë fatkeqësi". Në një shoqëri të dominuar nga burrat si në Kinën e lashtë, gratë, për arësye të shumta, kanë qenë shpesh kokë turku për kritika në publik, për shembjen e një perandorie.
Në vijim sjellim disa nga gratë e bukurua kineze në lashtësi, emrat e të cilave janë gdhendur në mendjet e njerëzve për shkatërrimin e perandorisë me bukurinë e tyre.
Moxi (妺喜)
Moxi, konkubina e mbretin Jie e dinastisë Xia, ishte gruaja e parë në histori, e cila u akuzua se po shkatërronte një perandori. Thuhet se Moxi kishte disa hobi të çuditshme, që u ekzagjëruan edhe më shumë me kalimin e kohës.
Për ta kënaqur, mbreti Jie bëri një vaskë të madhe dhe urdhëroi 3,000 njerëz të pinin brenda saj, thuhet se kjo gjë i pëlqente pa masë konkubinës.
Mendohet se Moxi ka vdekur së bashku me King Jie pas rrëzimit të perandorisë. Disa të tjerë thonë se ajo bashkëpunoi me kundërshtarët dhe punoi për të përmbysur dinastinë Xia.
Daji (妲己)
Daji, nga dinastia Shang, mund të jetë gruaja më famëkeqe në Kinë për shkak të librit klasik "Krijimi i Zotave. Në mendjet e kinezëve, Daji ishte një grua që joshi mbretin Zhou dhe e shndërroi atë në një tiran mizor. Thuhet se mbreti Zhou ndërtoi "Galerinë e Drerit" (鹿台) për Daji—një kullë të lartë stolisur me mermer, zhade dhe perla.
Edhe pse u kritikua për mijëra vite për bëmat e saj, shumë pak e dine që detajet më të mëdha të Daji-t vijnë nga veprat e letërsisë, pasi historitë zyrtare thonë se ajo ishte e bukur dhe tolerohej nga mbreti Zhou. Disa dyshojnë se Daji ishte një sajim i pushtetarëve të dinastive të ardhshme për arsyet e tyre.
Baosi (褒姒)
Baosi, konkubina e preferuar e mbretit You e Dinastisë Zhou,thuhet se kishte një bukuri marramendëse, por që buzëqeshte rrallë. Mbreti You i premtoi shumë para vetëm që të kthente buzëqeshjen në fytyrën e saj. Gjatë asaj kohe mbreti kishte shumë kundërshtarë. You u vra dhe me të ra dhe dinastia Zhou e Perëndimit. Sa për Baosi, disa thonë se u vra me mbretin You, ndërkohë disa të tjerë thonë se ajo u kap rob.
Xishi (西施)
Xishi, nga Mbretëria Yue klasifikohet si një nga 4 femrat më të bukura të Kinës së lashtë. Bukuria e saj ekstreme u përfol për mijëra vite. Xishi, e kombësisë hane, u lind në provincën Zhejiang të Kinës së sotme.
Xishi, Wang Zhaojun, Diao Chan dhe Yang Yuhuan janë katër femrat më më të njohura për bukurinë e tyre në lashtësinë kineze, ndër to Xishi zë vendin e parë, duke qenë simbol i bukurisë. Për bukurinë e tyre thuhet se pamja e tyre turpëron lulet dhe hënën, i zhyt peshqit dhe rrëzon dallëndyshet.
Sipas legjendës, një herë Xishi po lante shaminë pranë përroit Huan Shaxi.
Megjithëse koncepti i bukurisë nga lashtësia dhe tani nuk është i njejtë, prandaj këto katër gra të bukura të kohës së lashtë ndoshta nuk mund të vlerësohen sot si të tilla.
Xishi ishte e bukur, e mençur dhe nuk i mungonte talenti.
Në vitin 494 para erës sonë, mbreti i principatës Wu shpartalloi principatën Yue, mbreti i së cilës u tërhoq në malin Kuaiji (në pjesën jugore të provincës Zhejiang) dhe u rrethua nga trupat e principatës Wu, kështu, ai u detyrua të kërkojë pajtim nga principata Wu, mbas mbreti i principatës Yue, Gou Jian shkoi në principatën Wu si peng. Pasi u lirua, ai planifikoi një komplot me funksionarin e lartë Fan Li lidhur me dobëtën e principatës Wu, i cili do tepër shumë vajzë të bukur. Pastaj ata gjetën Xi Shi-në dhe dëshironin t'ia dhuronin principatës Wu. Por një shërbyese e mbretit të principatës Yue ishte e mendimit se bukuroshja e vërtetë duhet të plotësojë tre kushte: së pari, të jetë e bukur; së dyti, të dijë të vallëzojë dhe të këndojë mrekullueshëm; së treti, të ketë linja të bukura. Kurse Xi Shi përmbushte vetëm njërin prej këtyre kushteve, por i mungonin dy të tjerat. Kështu, gjatë 3 vjetëve të mëvonshëm asaj i dhanë mësime këndimi, vallëzimi, etj.
Xishi u perfeksinua shumë në kërcim dhe në veprimtari të tjera. Pasi ia dhuruan mbretit të principatës Wu, ky e pëlqeu shumë dhe në qytetin Gusu u ndërtua posaçërisht një pallat dhe pishinë e madhe. Kështu mbreti Fu Chai "u zhyt" në bukurinë e Xishi-së, duke mos u kushtuar më vëmendje punëve të shtetit dhe gradualisht principata Wu shkoi drejt rrënimit.
Chen Yuanyuan (陈圆圆)
Chen Yuanyuan-i (1623-1695) lindi në provincën Jiangsu të Kinës Jugore para 300 vjetëve. Ajo ka qenë këngëtare, valltare dhe interpretuese e shkëlqyer e veglave muzikore tradicionale kineze.
I ati ishte i vetmi që nxirrte bukën e familjes nëpërmjet shitjes së mallrave të vogla nëpër lagjet e qytetit. Përveç një shtëpie të varfër dhe kushteve shumë të thjeshta të jetesës, familja nuk kishte asgjë tjetër. Kur Chen Yuanyuan-i ishte 7 vjeçe, gjendja ekonomike e familjes së saj nuk po përmirësohej, por po keqësohej më tej. Për shkak të varfërisë së thellë, si prindërit e tjerë të varfër të atëhershëm, ata planifikuan ta shisnin bijën e tyre Chen Yuanyuan për të fituar pak para. Por askush nuk e mendonte që kjo vajzë e vogël do të ndryshonte historinë e vendit.
Bukuria e Chen-it tërhoqi pronaren e një shtëpie publike në Nankin, e cila e bleu me një çmim relativisht të lartë nga prindërit e saj. Falë stërvitjes disavjeçare, talenti muzikor e ndihmoi Chen Yuanyuan-in e zgjuar të arrijë nivel të lartë në këndim, vallëzim dhe interpretimin e veglave muzikore. Ndërsa bukuria mahnitëse që shtohej dita-ditës dhe gjestet e hijshme e bënë Yuanyuan-in të jetë vajza më e parapëlqyer e kësaj shtëpie publike. Asaj kohe, në banketet e personaliteteve të njohura, interpretimet e Chen Yuanyuan-it, qofshin këngë, valle a lojë në vegla muzikore, ishin më të mirëpriturat nga shikuesit. Yuanyuan-i fitoi emër jashtëzakonisht të madh në qytetin Suzhou dhe u vlerësua si një ndër tetë bukuroshet më të njohura në zonat në jug të lumit Jance, që njihet në Kinë për vajzat më të bukura të vendit.
Për arsye të mungesës së shënimeve përkatëse historike, Chen Yuanyuan-i u zhduk në të njëjtën kohë me hyrjen e ushtrisë qeveritare. As tani nuk mund të thuhet ku u fsheh ose ku i kaloi çastet e fundit kjo bukuroshe që ka ndryshuar historinë e Kinës.