20150306Palimsest1 |
Në tregun kinez të filmit me rastin e vitit të ri janë shfaqur 7 filmat më të pëlqyer nga publiku i kinemasë, të cilësuar si më të suksesshmit e kohëve të fundit.
Ndër këta filma janë prodhime të kineastëve kinezë si filmi me regji të Xu Jinglei "Somewhere Only We Know" apo filmi hollivudian "The Hunger Games: Mockingjay -- Part 1". Nuk kanë munguar as filmat e animuar për fëmijë, siç është prodhimi i Disney't "Big Hero 6" i shfaqur në kinematë kineze më 28 shkurt.
Filmi "Wolf Totem" subjekti i të cilit është një përshtatje e romanit më të shitur kinez renditet në krye të klasifikimit të filmave të pëlqyer nga publiku në Kinë. Një film me karakter epic, legjendar, i xhiruar për një periudhë afro 10 vjeçare, kun ë skenat e tij ujqërit janë të vërtetë, fokusohet në marrëdhëniet midis njeriut dhe natyrës. Regjizori francez i filmit Jean-Jacques Annaud nëpërmjet realizimit të filmit përpiqet të sensibilizojë opinionin public për ruajtjen e natyrës, që të reflektojë nndaj veprimeve në dëm të natyrës ,pasi ndodhemi para prishjes së ekuilibrave ekologjikë. Nga ana tjetër filmi nxjerr në pah ciklin jetësor të ujqve që jetojnë të lire në natyrë plot dinjitet, duke ardhur përmes pamjeve filmike realisht madhështorë.
Një tjetër film në kinematë festive të Vitit të ri kinez ishte filmi epik i Jackie Chan me titull "Dragon Blade," me regji të Daniel Lee, kun ë rolet kryesore interpretojnë aktorët e njohur hollivudianë, fitues të çmimeve Oscar, Adrien Brody dhe John Cusack, i cili trajton përplasjen midis Perandorisë Romake dhe Dinastisë kineze Han. Subjekti i filmit është frymëzuar nga humbja e një misioni të ushtarëve romakë që udhëtuan në Kinën e vitit 48 p.e.s. Filmi epik është i mbushur me skena aksioni dhe luftimi.
Filmi përcjell mesazhin e paqes midis kombeve dhe popujve dhe Chan është një ambassador i paqes, por nga ana tjetër ai ka sjellë përmes këtij realizimi kinematografik skena betejash dhe të arteve marciale, tepër të pëlqyera nga publiku.
Një tjetër film i shfaqur në kinematë kineze gjatë festës së vitit të ri është dhe komedia-aksion me titull "Burri nga Makao" ku interpretojnë aktorë të njohur si Chow Yun-fat, Nick Cheung, Carina Lau dhe Shawn Yue. Ka mjaft skena në këtë film ku ndërthuret humori dhe aksioni nëpërmjet teknikave të xhirimit mjaft të realizuara, që në premierën e tij shënuar sukses të realizimit kinematografik.
Ndërsa filmi me titull "Zhongkui: Snow Girl and the Dark Crystal" ka në qendër fantazinë dhe tërhoqi vëmendjen e publikut që e ka ndjekur gjatë pushimit të Festës së Pranverës. Aventurat dhe fantasia e këtij filmi e realizuar në 3D në drejtimin e regjizorit të njohur hongkongas sjell në ekranin e madh një hero legjendar si Zhong Kui, i ngjashëm me Njeriun Merimangë apo Hulkun.
Lista e filmave të shfaqur në ekranet e mëdha të kinemave kineze gjatë pushimit të viti të ri shtohet me filmin me titull "Triumph in the Skies"prodhim hongkongas që është një përshtatje nga një serial dramatik televiziv premiera e të cilit është shfaqur në TVB në vitin 2003. Regjizorë të filmit janë Wilson Yip dhe Matt Chow ndërsa në rolet kryesore luajnë Louis Koo, Sammi Cheng, Francis Ng, Julian Cheung dhe Amber Kuo.
Edhe reality show mjaft i sukseshëm në Kinë "Dad, Where Are We Going?" i kthyer në një film artistik është shfaqur në ekranet e kinemave kineze me rastin e Festës së Pranverës. I shoqëruar nga një tjetër reality show, ai me titull "Emperor's Holidays". Vlen të përmendet se vitin e kaluar "Dad, Where Are We Going?" i shfaqur gjatë vitit të ri kinez shënoi një arkëtim rekord prej 699 milion yuan (US$111.66 million), çka tregon audiencën e madhe të tij jo vetëm në ekranin e vogël të televizorit por edhe në kinema. Nga filmat epikë tek komeditë romantike apo filmat e animuar për fëmijë, të gjitha këto propozime kanë mbushur sallat e kinemave kineze gjatë Festës së Pranverës. (Eda Merepeza)