">Dokumentari "Super China" mirëpritet nga publiku koreanojugor<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Dokumentari "Super China" mirëpritet nga publiku koreanojugor
  2015-03-05 17:12:00

 "Super China" mirëpritet nga publiku koreanojugor

Dokumentari me 7 episode i titulluar "Super China" ka patur mjaft sukses në publikun koreanojugor, duke i shërbyer shikuesve si një enciklopedi e Kinës.

 

Episodet e dokumentarit të shfaqura tashmë për publikun koreanojugor mbulojnë tema nga demografia, burimet, gjeografia,diplomacia, mbrojtja dhe kultura. Shikueshmëria e këtij dokumentari ka shënuar nivelin 10%, në një kohë që një dokumentar koreanojugor ka patur një shëkueshmëri prej 5%, njofton agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

"Kjo shikueshmë[ri e lartë tregon se sa i interesuar është publiku koreanojugor për Kinën dhe mendoj se i kemi transmetuar episode e tij në kohën e duhur," ka deklaruar producenti Park Jin-hwan.

Park, i cili ka punuar si gazetar në Kinë për disa vjet, është njëri nga 3 producentët e filmit dokumentar "Super China". Synimi kryesor i produksionit ishte një material filmik për Kinën, tregon Park.

"Ka shumë programe dhe botime që i kushtohen Kinës, por asnjeri prej tyre nuk është në këtë nivel. Qëllimi ynë ishte realizimi i një dokumentari për të ndihmuar audiencën koreanojugore të mësojnë rreth të shkuarës dhe të sotmes së Kinës," flet me një kinezishte të pastër Park për agjencinë Xinhua .

"Ndikimi i Kinës në botë është rritur mjaft. Ne kemi vizituar mbi 20 vende, përfshirë SHBA-në, Argjentinën, Sri Lankën dhe Kenian për të shfaqur një perspektive të ndryshme të Kinës,"shton Park.

Marrëdhëniet politike shumëkombëshe dhe ato ndërkombëtare paraqiten në një hapësirë të konsiderueshme në dokumentar. Në seritë e tij përfshihen ekspertë të cilët flasin për marrëdhëniet midis Kinës dhe Koresë së Jugut dhe të ardhmen e tyre. Ndër këta ekspertë është dhe profesori Joseph Nye nga Universiteti i Harvardit, krijues i konceptit "Soft Power", si dhe analisti politik John J.Mearsheimer nga Universiteti I Çikagos. Në seritë e ndryshme të dokumentarit ka opinione të politikanëve, biznesmenëve por dhe të qytetyrëve të thjeshtë.

Publiku pëlqen dokumentarin "Super China"

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, audience koreanojugore ka shprehur mendimin se dokumentari "Super China" pasqyron Kinën e vërtetë dhe shërben si një enciklopedi për të gjithë ata që duan të njohin dhe të kuptojnë Kinën. Disa shikues të tjerë të dokumentarit janë shprehur se marrëdhëniet e Koresë së Jugut me Kinën, këtë vend të fuqishëm duhet të forcohen më shumë, duke kontribuar në intensifikimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve në të ardhmen.

Ndërsa përsa i përket audiences kineze pranë kufirit me Korenë e Jugut, dokumentari "Super China" është realizuar me vërtetësi dhe është përparimtar. Producenti i dokumentarit Park ka theksuar për mediat se po përgatitet të filmojë seri të reja lidhur me ndikimin e Kinës në ekonominë e Koresë së Jugut, përfshirë dhe sfidat apo mundësitë që manifaktura dhe industria kineze e telekomunikacionit sjell për vendin fqinj.

Premierë e filmit "Beijing-New York" në Pekin

Më 1 mars u shfaq në Pekin premiera e filmit "Beijing-New York" me regji të Rain Li. Roli kryesor interpretohet nga aktorja tajvaneze Lin Chi-ling. Në qendër të subjektit është një histori dashurie ku përfshihen 3 personazhe, të interpretuara nga Liu Ye dhe aktori kanadez Richard De Klerk.

 

Filmi trajton një histori dashurie dhe ëndrrash në Pekin dhe Nju Jork dy metropole botërore por me kultura të ndryshme. Premiera e filmit do të shfaqet në kinematë kineze në mbarë vendin në 6 mars.

Victoria Beckham viziton Kinën

Ish pjestarja e grupit britanik "Spice Girl" Victoria Beckham, tashmë e afirmuar si stiliste viziton këto ditë Hong Kongun dhe Pekinin. Para nisjes ajo ka deklaruar për mediet se pas suksesit që ka patur dyqani i saj i veshjeve në Londër ajo dëshiron të hapë një të tillë në Azi dhe për këtë qëllim po viziton Kinën. Madje ish ylli i muzikës pop Victoria ka planifikuar të kalojë mjaft kohë në kontinentin aziatik këtë vit. Ajo ka deklaruar se ndjehet vërtet e lumtur të vizitojë Azinë, pasi këtu kuptohet dhe pëlqehen tendencat e reja të modës.

Njoftimi u bë pasi bashkëshorti i Viktorias, ylli i futbollit botëror David Beckham u përfshi në një fushatë publicitare për mbrojtjen e zones veneciane të Makaos. Ai ka realizuar një spot publicitar për këtë zone me vlera të trashëgimisë botërore.

Projekt për Qendrën kulturore kino-singaporase

Kompania nga Singapori KSH Holdings Limited ka njoftuar se dega e saj në pronësi të Kim Seng Heng Engineering Construction, ka fituar tenderin prej 78.2-milion dollar singaporas për ndërtimin e një godine 11 katëshe që do të shërbejë si Qendra Kulturore kino-singaporase në Shenton Way.

KSH Holdings Limited është një grup menaxhues në industrinë e ndërtimit. Qendra Kulturore Kino-singaporase do të ketë në përbërje të saj galeri arti, sallë koncerti, një auditor prej 530 vendesh si dhe ambjente të tjera argëtuese dhe çlodhëse. Veprimtari me karakter artistic dhe kulturor por më së shumti shfaqje artistike si dhe ekspozita të arteve figurative do të jenë në axhendën e përditëshme të kësaj qendre, bëhet e ditur në deklaratën për shtyp të kompanisë.

Pritet që punimet për ndërtimin e Qendrës Kulturore të nisin në mars.

"Jemi të lumtur që kemi përzgjedhur këtë projekt prestigjioz, i cili është i pari i fituar prej nesh në vitin 2015. Qendra kulturore kino-singaporeze është pjesë e zones së godinave qeveritare në qendër të kryeqytetit, ku ndodhen gjithashtu zona e qendrës së biznesit, Bashkia, qendra e Marinës dhe të gjitha së bashku krijojnë një harmoni urbanistike, por dhe i japin kësaj zone një atmosferë arti dhe kulture," ka theksuar Choo Chee Onn, drejtor ekzekutiv i KSH. (Eda Merepeza)