20150226Palimsest01 |
Tabu në kulturën e lashtë kineze
Në kulturën tradicionale kineze ka disa tabu, të cilat të huajt duhet ti dinë kryesisht nëse duan tu bëjnë dhurata miqve të tyre kineze. Dhurata të shumta shkëmbehen në Kinë dhe në komunitetet kineze jashtë saj me rastin e Festës së Pranverës apo viti të ri kinez. Nëse nuk duam të krijojmë keqkuptime duhet të dimë se çfarë objektesh nuk duhet ti dhurojmë një kinezi, që mund të jetë supersticioz dhe të ruajë traditën e dhuratave dhe simbolet e tyre.
Mos dhuro orë !
[foto nga ChinaDaily]
Ora në gjuhën kineze shqiptohet " Zhong" dhe kjo nënkupton edhe "fundin". Sipas kulturës tradicionale kineze nëse dikush të dhuron një orë do të thotë se "të ka ardhur fundi i jetës". Në asnjë mënyrë nuk u duhen dhuruar orë sidomos të moshuarve. Nëse dëshironi ti dhuroni një orë të kushtueshme apo të bukur dikujt atëhere ai vetë duhet ta zgjedhë dhe ju ta paguani këtë dhuratë. Në këtë rast bestytnia nuk interpretohet si fatkeqe.
Jo çadër për një çift të dashuruar
[
Çadra shqiptohet "San" kurse çift shqiptohet "Li" në kinezisht, por të dyja fjalët bashkë kanë kuptimin "ndarje".Për këtë arsye nuk është mirë që një çifti të dashuruarish në Kinë ti dhuroni çadër, pasi do të interpretohet sikur ju doni ndarjen e tyre.
Kjo bestytni nuk ka lidhje vetëm me çiftet e dashuruar por edhe me miqtë, pasi dhurimi i një çadre nuk është simbol i një miqësie të mirë. Përjashtohet rasti kur në një ditë me shi ju i dhuroni dikujt një çadër, që të mos laget.
Mos u dhuro meshkujve kapele jeshile
[foto nga ChinaDaily]
Kapelet nuk konsideroheshin dhuratë e mirë në Kinën e lashtë, pasi me to lidhen dy gjëra jo të mira. Përshembull kur një i moshuar ndërron jetë, pasardhësit e tij vendosnin një lloj kapeleje për zi. Në mënyrë të veçantë kapelet jeshile për burrat konsiderohen si jo fatsjellëse.
Në kinezisht një burrë që mban një kapele jeshile nënkupton se e tradhëton e shoqja, gjë që konsiderohet një fyerje e madhe për një bashkëshort.
Mos i dhuro ilaçe njerëzve të shëndetshëm
[foto nga ChinaDaily]
Ti japësh dikujt ilaçe në formë dhurate shpjegohet me bestytninë se ti dëshiron që ai të sëmuret. Madje edhe prodhime të ndryshme kozmetike nuk përdoreshin si dhuratë në Kinën e lashtë, veçanërisht në raste kur personat që u jepni dhuratën nuk janë të afërm apo miqtë tuaj.
Mos u dhuro këpucë miqve
[foto nga ChinaDaily]
Këpucë në kinezisht shqiptohet "Xie" dhe është sinonim I djallit, ndaj konsiderohet e papërshtatshme të dhurosh këpucë. Nëse këpucët që i dhuroni dikujt janë në numër më të vogël se masa e tij, kjo interpretohet sikur ju po i uroni halle dhe problem këtij njeriu. Krahasuar me vrasjen që të shkaktojnë këpucët e vogla edhe kjo ka interpretimin e saj të ngjashëm kur dhurojmë këpucë.
Mos i paketo dhuratat me të bardhë dhe të zezë
[foto nga ChinaDaily]
Në kulturën kineze ngjyra e bardhë dhe ajo e zezë përdoren gjatë ceremonive të varrimit ose në raste fatkeqësish, ndaj konsiderohen si ngjyra ters. Ndaj kur bëni një dhuratë asnjëherë mos e paketoni me letër të bardhë apo të zezë, nëse personi që e merr është kinez. Zakonisht dhuratat në Kinë paketohen me letër të kuqe, pasi është një ngjyrë që simbolizon lumturinë dhe harmoninë.
Gjatë Vitit të ri kinez dhuro para në dorë
Nëse nuk dini se çfarë dhurate ti bëni të afërmve apo miqve me rastin e Vitit të ri kinez, një i ashtuquajtur "zarf i kuq" mund të jetë një dhuratë e pranueshme nga të gjithë. Zarfet e kuq praktikohen shumë si dhurata në Kinë, pasi brenda tyre futen para. Kur vizitoni të afërmit apo miqtë me rastin e vitit të ri kinez fëmijëve të tyre është mirë ti dhuroni zarfa të kuq me para, si një mënyrë për të shprehur urimin e festës.
Një traditë kineze e vitit të ri është dhe dhurimi i zarfit të kuq fëmijëve nga prindërit, për të shprehur dëshirën e tyre që fëmijët të kenë fat dhe dashuri.
[foto nga
(Eda Merepeza)