20150226Palimsest02 |
Moda e re e filmave-reality show
Tashmë programet televizive të tipit reality show janë një modë e re që tërheq një audiencë të madhe dhe u siguron fitime transmetuesve televizivë. Por së fundmi ato janë bërë subjekte të preferuara për filmat artistikë, duke krijuar një gjini të re filmike, që ka ngjallur diskutime të shumta në Kinë.
Duke e çuar në 330 miliardë juan ($ 52.milion) në vetëm një javë shumën e arkëtuar filmi "Running Man" i parshtatur sipas një reality show është bërë një nga filmat më fitimprurës në Kinë në këto muaj të parë të vitit. E veçanta qëndron në faktin se ky film me kosto të ulët është xhiruar brenda 6 ditëve dhe post-produksioni i tij ka zgjatur po 6 ditë.
Edhe pse ka tejkaluar arkëtimet e filmit të Angelina Jolie-së, të shfaqur në kinematë e Kinës në të njëjtën ditë "Running Man"është bërë objekt i kritikave publike dhe ankesave nga industria e filmit. Debati më i madh ka të bëjë me faktin se kemi të bëjmë me një përshtatje të një reality show dhe pretendohet se cënon tregun kinematografik në Kinë.
Running Man
Filmi "Running Man " bazohet në një version të reality show-t me të njejtin titull të transmetuar nga televizioni koreanojugor, ku 7 persona të famshëm dhe të ftuar të tjerë konkurrojnë në lojra të ndryshme në natyrë dhe kryejnë detyra të ndryshme. Që në episodin e parë të transmetuar nga televizioni satelitor i Zhejiangut (ZJTV) reality show "Running Man" u bë një hit në mbarë Kinën.
Edhe filmi artistik përmban të njejtin format si reality show, që për shumë kritikë e bën atë si një shfaqje televizive të gjatë dhe nuk ka të bëjë me një film të vërtetë artistik.
Opinione pro dhe kundër
Sipas një artikulli të botuar në gazetën "Chengdu Economic Daily" regjizori i njohur Feng Xiaoling është shprehur se është e gabuar pjesmarrja e regjizorit dhe e aktorëve në këtë lloj filmi, madje ka qenë e gabuar dhe shfaqja e tij. Feng ka kritikuar filmin edhe pse është njëri nga aksionerët e kompanisë që ka investuar në prodhimin e filmit.
"Do të jetë e vështirë për ne si kompani të ecim përpara nëse nuk arrijmë unanimitet mendimi lidhur me këtë prodhim filmik, të cilin e konsideroj vetëvrasje të industrisë sonë të filmit" është shprehur Feng.
Kritik ndaj këtij realizimi kinematografik të një lloji të ri ka qenë dhe studjuesi i industrisë së filmit Jiang Yong.
"Pjesa më e keqe nuk qëndron në suksesin financiar të filmit, por në faktin se duke u bërë shembull fitimi do të pasohet nga filma të tjerë të tillë. Nëse do të investohet për këto lloj filmash, askush nuk do të dojë të investojë për filma si "Wolf Totem" ka deklaruar për mediet Jiang.
Por ky nuk është filmi I pare që reklamon një reality shoq. Vitin e kaluar "Where are we going, Dad?" një përshtatje tjetër e një reality shoq arkëtoi 696 milion juanë, duke u listuar I 9-I në klasifikimin e fitimeve të filmave kinezë gjatë vitit 2014. Madje ky film tejkaloi dhe filma artistikë kinezë e hollivudianë si "Guardians of the Galaxy" dhe "The Amazing Spider-Man 2".
Where are we going, Dad?
Por pjesa financiare nuk ëahtë gjithçka dhe një sukses i vetëm nuk do të thotë se në të ardhmen do të ketë përsëri fitime të tjera. Madje ka patur edhe shumë fansa të programeve televizive që e kanë cilësuar "Running Man" si " një krijim I dobët", duke mos e quajtur aspak një film artistik.
Mësohet se "Running Man" nuk do të jetë i vetmi reality show i sjellë në ekranin e madh këtë vit. Dy përshtatje të tjera janë programuar të shfaqen këtë muaj në kinematë kineze me rastin e Vitit të ri. Ato janë një version i ri I "Where are we going Dad?" dhe "Emperor's Holiday."
Garë e vështirë
Në një editorial të botuar në "People's Daily" nënvizohet se " Është më mire të punohet me vendosmëri se sat u kërkohet agjencive qeveritare të vendosin rregulla. Mos nënvlerësoni inteligjencën e audiences dhe aftësinë e saj për të vlerësuar cilësinë e filmave. Me anë të blerjes së biletave publiku vendos se një film është i mire ose jo".
Në këtë shkrim nënkuptohet se nuk kemi të bëjmë me një publik të paditur i cili dëshiron të humbë paratë e tij, që ka çuar në suksesin e filmit "Running Man". Duke u vënë përballë shumë filmave kinezë ku interpretojnë aktorë të shquar vendës dhe kanë një buxhet të madh, por që trajtojnë pothuajse të njejtat tema , me mungesë krijimtarie, është e natyrshme që audience do të zgjedhë diçka të re. Në rastin konkret kemi të bëjmë me zgjedhjen e një reality show që i ka siguruar televizioneve që e kanë transmetuar audience dhe fitime marramendëse.
Jiang Yong thekson në opinionin e tij se ky reality show u prodhua në Korenë e Jugut dhe nuk duhet harruar se nga ky vend prodhohen çdo vit filma të cilësisë së lartë.
Ndërsa Yin Hong, zëvendësdrejtor i Degës së Gazetarisë dhe Komunikimit pranë Universitetit Tsinghua në Pekin " kur një program televiziv kryeson arkëtimet e kinemave, mos vallë duhet të mendojmë se diçka mungon në filmat tanë ?". (Eda Merepeza)