">Kina në sytë e të huajve<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kina në sytë e të huajve
  2015-02-12 09:18:56

Sipas kalendarit bujqësor kinez, 19 shkurti është dita e parë e vitit 2015 ose Festa e Pranverës, festa më e rëndësishme tradicionale kineze. Në prag të dhënies lamtumirë vitit të kaluar, gazetarët e Radios së Jashtme të Kinës intervistuan disa banorë të huaj që tashi po jetojnë në Kinë lidhur me mbresën e tyre për këtë vend të lashtë në transformim.

Tani, gjithnjë e më shumë studentë të huaj po studiojnë në Kinë. Ata mësojnë gjuhë, njihen nga afër me kulturën kineze. Në Universitetin e Gjuhëve dhe e Kulturës të Pekinit, gazetarët takuan disa përfaqësues dhe u kërkuan ta përgjithësojnë me një fjalë përshtypjen e tyre për vitin 2014 që kaluan në Kinë.

Karlosi, 35 vjeç vjen nga Brazili. I pëlqen muzika tradicionale kineze. Ai di të bien veglës muzikore "Er'hu", do shumë të këndojë këngët kineze sidomos ato të këngarit tajvanez Emil Wakin Chau.


Karlosi

Fjala që Karlosi zgjodhi për të përshkruar vitin 2014 është "lumturi". Ai vlerëson shumë lart kulturën kineze për forcimin e lidhjes familjare. Sipas tij, në këtë kulturë, të gjithë familjarët mund të jetojnë së bashku në harmoni. Karlosi shpreson se pas kthimit në Brazil, do të jetojë edhe në lumturi familja e tij.

Margarita nga Kazakistani ka jetuar mbi 1 vit në Kinë. Vallëzimi është hobi i saj. Ajo bile i mëson vajzat kineze të vallëzojnë. Ajo zgjodhi Kinën si destinacion të studimit sepse interesohet për këtë vend të madh dhe tani shumë kompani kazakistaneze kanë nevojë për punonjësit që dinë kinezçe. Vitin e kaluar, gjëja më e gëzueshme për të është që me ndikimin e saj, i dashuruari edhe erdhi në Kinë, duke e shoqëruar dhe duke mësuar gjuhën kineze. Margarita përdori "mësim" për të përgjithësuar vitin e kaluar kinez 2014 sepse tërë vitin, ajo fokusohej te mësimi.


Margarita

"Erdha në Kinë për ta njohur Fan Bingbing-un(një ndër aktoret më të bukura dhe të sukesesshme tani në Kinë). Mësova se ajo nuk di anglishte. Prandaj, për të ngritur mundësinë e njohjes sonë, erdha për të mësuar gjuhën kineze. Ju lutem të ma uroni sukses", tha Patrick Rosevear nga Zejlanda e Re.


Rosevear

Fjala e tij e vitit 2014 është "blue". Ai sqaroi se para ardhjes në Pekin, mendoi se ajri i këtushëm nuk ishte i mirë. Por pasi jetoi për një vit e gjysmë, qielli blu gjetet shumë shpesh. Kështu ai e përshkroi vitin e kaluar me "blu".

Në krahasim me jetën universitare, të huajt që punojnë në Pekin kuptojnë Kinën nga këndvështrimi i ndryshëm. Një nënë mongoleze i foli gazetarit për mbresën e saj për Pekinin.

"Jam Enkhtuya. Erdha në Pekin në shtatorin e vitit 1999", tha Enkhtuya.


Enkhtuya

Ajo vjen nga Mongolia dhe bashkëshorti i saj është punonjësi hungarez i redaksisë së hungarishtes të Radios së Jashtme të Kinës. Ata kanë katër fëmijë. Djali më i madh ka lindurnë Mongoli, vajza e madhe në Hungari, kurse dy të vegjël në Kinë. Sipas saj, Kinezët kanë koncept më të theksuar kolektiv, të cilët shpesh përdorin "ne", por jo "unë". Kinezët janë të hapur edhe ndaj kulturave të tjera dhe zhvillimi i shpejtë i Kinës nuk ndahet me bashkimin e popullit kinez.


Hungari

Nga transformimi i Kinës, banorët e huaj kanë edhe mbresë të thellë.

"Jam So Hyeonjeong. Kam qenë gazetare e sektorit të çështjes politike të Qendrës së Lajmeve të televizionit Jugkorean KBS. Tani jam studente e Universitetit të Pekinit", tha So. Sipas saj, koncepti "ëndrra kineze" që propozohet nga qeveria kineze është shumë e posaçme sepse "ëndërra" tani nuk kufizohet brenda sferës ekonomike, por është zgjeruar deri në fushat si politike, kulturore, shoqërore, të mbrojtjes ekologjike etj. "Është shumë e frymëzueshme sepse çdo njeri, i moshuar apo i vogël, femër apo mashkull mund të guxojnë të synojnë për realizimin e ëndërrave të tyre", tha So.


So Hyeonjeong

Si So Hyeonjeong , Kim Gihuni vjen edhe nga Koreja e Jugut. Por ai ka jetuar në Pekin mbi 10 vjet. Si një artist që merret me fotografim, bukurshkrim dhe koleksionet e prodhimeve zejtarie, ai zgjodhi shenjën e horoskopit të sivjetshëm kinez "kalë" për të përshkruar vitin 2014. Sipas tij, viti i kaluar është viti i "kalit" në Kinë. Që nga lashtësirat, kombi kinez e konsideroi kalë si një shenjë që simbolizon frymën e përpjekjeve të pashterrshme dhe të punëtorisë së popullit kinez. Në sytë e tij, viti 2014 është një vit me shumë suksese për Kinën. Kurse, për sa i përket vitit 2015 kinez që niset nga 19 shkurti, Kim tha se viti 2015 është viti i "deles", një simbol i qetësisë dhe i fatit. Prandaj, ai shpreson se në vitin 2015, njerëzit mund të kalojnënjë vit me lumturi dhe fat të mirë.


Kim Gihuni

Kina është fqinja më madhe e Japonisë. Në Pekin po punojnë dhe jetojnë shumë banorë japonezë.

"Jam Fujihara Takuya. Jam nga prefektura Fukui. Nga qershori i vitit 2014, nisa punën time në zyrën e Këshillit të Tregtisë dhe të Industrisë të Japonisë në Pekin", tha Takuya.

Lidhur me kohën që kaloi në vitin 2014 në Pkein, ai tha se kolegët dhe banorët kinezë që takuan janë miqësorë dhe të kujdesshëm për të huajt. Ata hëngrën së bashku, dolën jashtë për turizëm. Marrëdhëniet harmonike shkrinë "frikën" e tij për vendin që Japonia ka marrëdhënie të ndërlikuara por të gjata që nga lashtësirat.


Fujihara Takuya

Sipas planit, Takuya do të qëndrojë edhe 3 vjet në Pekin. Lidhur me kohën e mbetur, Fujihara e pret me padurim. Sipas tij, do të ftojë familjarët dhe më shumë miq ta vijnë, jo vetëm për jetën dhe punën e tij, por edhe Kinën reale.

"Jam Kitanaka Asako nga bashkia e qytetit Sendai të Japonisë. Tashmë po punoj në Pekin", tha Asako, përfaqësuese e bashkisë së saj për punën e forcimin e shkëmbimeve turistike, ekonomike me Kinën.

Lidhur me punën që ka në Kinë, Asako e përshkroi me shumë gëzime.


Kitanaka Asako

"Është shumë interesante! Kina është vendi i madh. Banorët nga krahina të ndryshme kanë kërkesa dhe zakone krejt të ndryshme. Për shembull, ata që vijnë nga jugu i nxehtë ka shumë dëshirë të vizitojë ishujt e ftohtë Hokkaido të Japonisë. Kurse ata nga Kina veriore interesohen më shumë për klimën e ngrohtë në Okinawa", tha Asako e qeshur.

Gjatë qëndrimit në Kinë, ajo ka vizituar edhe shumë krahina të Kinës.

Në fund të marsit, Asako do të largohet nga Pekini për tu kthyer në Japoni. Duke folur për 2 vjet që ka kaluar në Kinë, ajo u shpreh e mallëngjyer me ta çmuar shumë.

"Gjatë vizitave të mia, kam njohur nga afër pakica të ndryshme kombëtare dhe kulturat e tyre. Shumëllojshmëria në këto fusha është magjia më e madhe e Kinës. Shpresoj se gjatë zhvillimit të vazhdueshëm, Kina do të mbrojë edhe më mire kulturat tradicionale që ka në vendin. Ju uroj një vit me shëndet dhe gjithë të mirat", tha Asako.