20150211koz |
Panairi i 27 Ndërkombëtar i Libri i Jerusalemit është duke u zhvilluar përkrah shumë aktiviteteve kulturore. Çmimi i Panairit Ndërkombëtar të Librit i Jerusalemit i shkoi shkrimtarit shqiptar për të drejtat e njeriut Ismail Kadare.
Korrespodenti i CRI-së Tu Yun:
Shkrimtarë, botues dhe dashamirës së librit janë mbledhur në kompleksin Stacioni i Parë të Jerusalemit për panairin e librit që zhvillohet dy herë në vit.
Daniel Sterman jetën në qytet dhe ka sjellë edhe fëmijët e tij në këtë aktivitet.
"Ka shumë e më shumë libra këtu seç mund të gjesh në një librari. Unë kam një listë librash dhe jam i interesuar t'i blej. Ndërsa fëmijët, do t'i lejoj të luajnë dhe vrapojnë rreth e rrotull këtu dhe të shohim nëse mund të gjejnë ndonjë gjë interesante."
Rreth 400 botues nga mbi 20 vende dhe rajone kanë sjellë botime në gjuhë të ndryshme.
Miri Alon, kreu i blerjeve për librat e huaj të Steimatzky, zinxhiri më i vjetër i librarive në Izrael, thotë se kompania e saj ka marrë pjesë në çdo Panairi Ndërkombëtar të Librit në Jerusalem, që nga edicioni i parë i vitit 1963.
"Është ndërkombëtar. Shumë njerëz vijnë nga e gjithë bota. Ne kemi një shumë folës të anglishtes, gjermanishtes dhe të frëngjishtes që jetojnë në Izrael. Prandaj kjo është një mënyrë e shkëlqyer për t'i mbledhur të gjitha komunitetet së bashku apo dhe për të takuar kolegë nga mbarë bota."
Kjo është hera e parë që panairi i librit mbahet në kompleksin e ndërtesave Stacioni i Parë. Tradicionalisht panairi është mbajtur në Qendrën Ndërkombëtare të Kongreseve.
Yoel Mokov, drejtori i panairit të librit, thekson se këtë vit është përdorur një koncept i ri me një vendndodhje të re.
"Është më tërheqëse për të rinjtë, dhe ne përpiqemi për të tërhequr t'i përsëri rinjtë në panairin e librit. Kemi theksuar shume rëndësinë e aktiviteteve kulturore rreth librave, takim me autorë, shumë komente interesante dhe intervista, kështu që po flasim për një festim të madh për librin dhe leximin."
Einat Talmoni punon pranë një stende librash në gjuhën spanjolle. Ai thotë se do të ketë një seri aktivitetesh për të shënuar 400 vjetorin e pjesës së dytë të romanit klasik spanjoll Don Kishoti.
"Ne do të kemi një tregim për fëmijë në hebraisht mbi aventurën e Don Kishotit, gjithashtu do të kemi një intervistë dhe bashkëbisedim me përkthyesin në hebraisht të veprës, një profesor universiteti që është i specializuar mbi Don Kishotin."
Colin është një frekuentues i rregullt i panairit të librit të Jerusalemit, i cili mezi pret për të gjetur librat e preferuar dhe marrë pjesë në disa prej aktiviteteve të parashikuara.
"Është një shans për të parë të libra të ndryshëm në dispozicion këtu, për të parë se çfarë është në treg dhe çfarë prirje vjen nga jashtë vendit. Këtu ka seanca të veçanta me shkrimtarët, kështu që kjo është një mundësi e mirë për t'i dëgjuar. Brenda disa viteve unë kam marrë pjesë dhe jam vërtet i gëzuar për të dëgjuar shkrimtarët të flasin si dhe kam mundësi t'ju bej pyetje."
Panairi i librit do të zgjasë deri të enjten (12 shkurt).