">Aktori Jin Shijie dhe sfida e tij në skenë<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Aktori Jin Shijie dhe sfida e tij në skenë
  2015-02-05 11:39:49

Jin Shijie është njëri nga aktorët më të njohur kinezë të skenës dhe ekranit, i cili i ka dhuruar publikut personazhe të paharruar në pjesët "Secret Love in the Land of Peach Blossoms," rolin e mjeshtrit të 5-të në filmin "The Grandmaster," apo të xhaxha Bait në serialin televiziv "In Time with You." Aktori Jin është mjaft i adhuruar nga publiku edhe për rolet e tij në teatër.

Interpretimi i tij më i ri është ai në Qendrën Kombëtare të Artit në Pekin i pjesës "Tuesdays with Morrie", një dramë e përshtatur sipas veprës me të njejtin titull të shkrimtarit të njohur amerikan Mitch Albom, që konsiderohet si një nga librat më të shitur në SHBA.

Në qendër të pjesës teatrale është figura e profesor Morrie-t, e interpretuar me mjeshtëri nga aktori kinez Jin. Personazhi vuan nga një skelorozë që i ka atrofizuar gjymtyrët dhe njihet shkencërisht me emrin ALS, dhe i kanë mbetur vetëm pak muaj jetë për të jetuar.

Gjatë dramës zhvillohen 14 takime midis professor Morriet dhe ish studentit të tij, Mitch, një kolumnist i sportit në një gazetë, i pakënaqur nga jeta që bën. Me dialogun e tyre në skenë, professor Morrie ndan eksperiencën e jetës së tij, përmes bisedës me Mitch ku flitet për dashurinë, vlerat njerëzore, lumturinë apo vdekjen.

Në intepretimin e rolit të profesorit të sklerotizuar aktori kinez Jin ka magjepsur audiencën. Për median kineze aktori i njohur është shprehur se kur i është propozuar ky rol nuk ka dashur ta pranojë pasi i është dukur një dramë e mërzitëshme. Por pasi e ka lexuar pjesën ai është shprehur se ka ndjerë thellë në shpirt dialogun midis të vetmeve personazhe të drmasë, që është profesori dhe ish student i tij. Mitch ndonëse me shëndet të plotë, vuan nga indiferentizmi dhe materializmi. Kurse profesor Morrie ndonëse ka një trup të vdekur, ka një mendje të hapur dhe optimiste. Janë dy personazhe diametralisht të kundërta.

Jin e pëlqen personazhin e profesor Morriet për kurajon dhe humorin me të cilin ai përballon vdekjen që po i afrohet. Sipas tij "Të njohësh vdekjen do të thotë të njohësh jetën"

"Në ditët tona kinezët e trajtojnë vdekjen me trishtim, por të parët tanë nuk mbanin këtë qëndrim ndaj saj", thotë aktori dhe shton se funeralet në Kinë në ditët e sotme bëhen me solemnitet dhe shumë trishtim. Sipas tij mënyra e profesor Morriet për të thënë lamtumirë na krijon më shumë mundësi për të kuptuar vlerën e jetës.

Për të realizuar rolin e profesorit Morrie, të prekur nga skleroza ALS, aktori Jin ka shpenzuar mjaft kohë duke pare video lidhur me këtë sëmundje. Ai ka vëzhguar nga afër persona të prekur nga kjo sklerozë në spital, për të arritur të sillte në skenë një personazh sa më të besueshëm.

Gjatë gjithë eksperiencës së tij skenike Jin ka portretizuar karaktere që kanë mbetur gjatë në kujtesën e publikut. Vetë aktori është i mendimit se nuk ka aktrim të përsosur. Para këtij roli ai ka interpretuar heroin Jiang Binliu, në veprën "Secret Love in the Land of Peach Blossoms". Ky interpretim pati një sukses të madh në Tajvan dhe një ndikim të madh në teatrin bashkëkohor të Kinës. Pas interpretimit të tij të para në publik në vitin 1978, Jin ka sjellë në skenë mbi 30 karaktere të ndryshme.

Biografia jetësore

Në moshën 27 vjeçare, pasi kishte punuar afro një vit në një fermë menjëherë pas diplomimit në Institutin Bujqësor në jug të Tajvanit, Jin u shpërngul në Taipei për të ndjekur ëndrrën e tij të artit.

Në ato vite jeta kulturore në Tajvan nuk ishte e zhvilluar dhe kishte pak investime në art dhe kulturë. Por Jin, atëkohë një i ri plot ëndrra dhe dëshira për tu bërë aktor kujton se nuk ishte i prirur pas parave. Dëshira më e madhe e tij ishte të krijonte një grup teatror dhe e realizoi ëndrrën me krijimin e Teatrit Kolektiv Lanling, një trupë teatrore eksperimentale e krijuar në vitet 70-80-të të shekullit të kaluar. Vënia në skenë në vitet 80-të e pjesës "Hezhu's New Match" pati sukses të mjaftueshëm për të hapur dyert e teatrit eksperimental. Kështu nisi realisht rruga e tij drejt artit të skenës në bashkëpunimin me shkrimtarin dhe regjizorin Stan Lai, një nga pionierët e teatrit bashkëkohor në Tajvan. Gjatë asaj periudhe Jin realizoi shumë bashkëpunime me regjizorët e njohur Edward Yang dhe Hou Hsiao-Hsien, duke u bërë i njohur dhe për rolet që interpretoi në filmat e tyre.

Jin përveç interpretimit skenik ka botuar 3 koleksione skenaresh dhe ka drejtuar si regjizor dy drama.

Vitet e fundit, Jin e ka shtuar repertorin e tij si aktor me filma serialë, ndonëse në role jo protagonistësh. Këto intepretime i kanë sjellë nominime për çmime të rëndësishme në botën e filmit dhe të televizionit dhe është vlerësuar mjaft nga fansat e pas viteve 1985- 1990.

Jeta personale e aktorit Jin, baba i dy binjakëve dhe bashkëshort prej 10 vjetësh i një aktoreje të njohur ngjan me një film. Nuk ka qenë e lehtë rruga e tij e jetës, veçanërisht pas vetëvrasjes së të shoqes e cila vuante nga depresioni. Tashmë ai është martuar me një nga ish studentet e tij që është dhe nëna e dy binjakëve, një djalë dhe një vajzë.

Kur e kanë pyetur si e përcakton këtë pjesë të jetës, Jin tashmë 60 vjeçar është përgjigjur se " Kur e kuptoi se ngjante me një gjethe të tharë të rënë në tokë, kishte hequr dorë përfundimisht nga egoizmi i tij."

(Eda Merepeza)