">Familja e Madhe për të moshuarit<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Familja e Madhe për të moshuarit
  2015-02-02 11:24:18

Çfarë do të bësh nëse miliona lekë mbërrijnë tek ti ? Të blesh apartamente dhe makina luksoze apo të "dalësh në pension parakohe?". Kësaj pyetjeje zoti Chen Çin i është përgjigjur thjesht -të ndërtosh një shtëpi pët të moshuarit, ku të jetojnë në kushte të mira dhe të rehatshme.

32 vjeçari Chen Çin, banor i qytetit Wuhan të Kinës Qendrore ka kryer studimet në Australi dhe ka patur një punë të paguar mirë në Pekin. Në vitin 2012, sipas planifikimit të zhvillimit urban, bashkia e Wuhan-it i dha familjes së tij mijëra metra katrore apartamente të reja dhe 260 mijë dollarë amerikanë, si kompensim në këmbim të shtëpisë private, ku u ndërtua një qendër e re biznesi.

Në një kohë kur të tjerët e kishin zili jashtë mase për pasurinë e madhe që i trokiti në derë Chen-it, ai së bashku me të atin morën një vendim që i habiti të gjithë: me fondin e kompensimit të ndërtonin një rezidencë private për të moshuarit e qytetit të tyre.

Familja e Chen Çinit banon në fshatin Tuanjie të qytetit Wuhan. "Kam lindur në vitin 1982. Të gjithë banorët vendës jetonin si në një familje të madhe, ku fëmijët hanin apo edhe flinin te fqinjët ", kujton z. Chen fëmijërinë e tij.

Që nga viti 1994, Chen Çini ndoqi një shkollë me konvikt dhe në të njëjtin vit, i ati Chen Bao'an u largua nga vendlindja për tu punësuar në kantieret e qytetit. Ai krijoi lidhje të mira me kompanitë e ndërtimit dhe i ndihmoi shumë prej tyre në realizimin e projekteve. Më vonë, Chen Bao'an fitoi edhe disa projekte të ndërtimit të rrugëve, duke u pasuruar shpejt. Në vitin 1999, ai ndërtoi një godinë pesëkatëshe dhe një tjetër gjashtëkatëshe në vitin 2001 në tokën private të familjes në fshat.

Ndërkohë, pas diplomimit në shkollën e mesme i biri Chen Çin nisi studimet në Universitetin e Shkencës dhe të Teknologjisë së Wuhan-it, për të shkuar më vonë për studime të specializuara në Australi. Në fund të vitit 2008, ai u kthye në Kinë me master për administrim biznesi. Në vitin 2009, Chen Çini gjeti punë në Pekin dhe në sajë të përgatitjes së tij merrte një pagë vjetore prej 300 mijë juanësh (49,000$), që ishte një rrogë shumë e mirë para 5 vjetësh në Kinë. Po të mos ndodhte ndryshimi në vendlindje, mbase Chen Çini do të vazhdonte të punonte si analist financiar në kryeqytet. Por, një telefonatë e të atit e nxiti të kthehet në shtëpi për krijimin e biznesit të tij: krijimin e një qendre për të moshuarit në Wuhan.

Krahas zgjerimit të qytetit, në vitin 2008, fshati Tuanjie ku banon familja Chen që ndodhet shumë afër Wuhan-it u bë një ndër objektivat e zhvillimit. Një kompani që donte ta zhvillonte këtë fshat kërkoi blerjen e sipërfaqes së tokës në pronësi të kësaj familjeje. Në kompensim të dy godinave me një sipërfaqje prej 5 mijë metrash katrorë, familja Chen mori 4 mijë metra katrorë apartamente të reja dhe 260 mijë dollarë amerikanë.

Me të marrë pronësinë e 35 apartamenteve dhe fondin e kompensimit, i ati e njoftoi Chen Çinin të kthehet në shtëpi për ta ndihmuar në ndërtimin e një qendre private për të moshuarit .

Shumë njerëz u habitën me vendimin e babait të Chenit sepse po të jepen me qira, 35 apartamente të reja mund të sigurojnë lehtë mbi 220 mijë dollarë amerikanë të ardhura në vit. Por, funksionimi i një shtëpie për të moshuarit përballet me sfida të ndryshme dhe kërkon energji pa fund.

Lidhur me iniciativën e të atit, Chen Çini shpjegon: "Në të kaluarën, familja ime ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Babai duhet të punonte shumë për të mbajtur familjen. Ai nuk pati kohë të qëndronte pranë prindërve të tij. Në vitin 1986, gjyshi ndërroi jetën nga një goditje cerebrale dhe pas u nda nga jeta dhe gjyshja. Ky ka mbetur një peng i madh i babait ".

Pasi mori vendimin Chen Çini u kthye në vendlindje dhe e ndihmoi babain në realizimin e projektit. Në fillim të vitit 2012, Chen Çini nisi punën përgatitore dhe për një muaj u mor me miratimin e dokumentave për hapjen e shtëpisë private për të moshuarit. Për të ofruar kushte të mira, Chen Çini insistoi që shtëpia e të moshuarve të pajisej me të gjitha kushtet , ku çdo dhomë është e pajisur me banjo dhe e ajrosur mirë. Për pajisjen e shtëpisë së të moshuarve Cheni shiti 9 apartamente dhe investoi 5 milionë juanë(810 mijë $) në përgjithësi.

Më 28 korrik të vitit 2013, shtëpia e të moshuarve me emrin "Familja e Madhe" nisi të funksionojë dhe deri në shkurtin e kaluar banorë të saj ishin kryesisht të mëshuar ish-fqinj të Chen Çinit në fshatin Tuanjie. "Është një eksperiencë shumë interesante, pasi më kujton fëmijërinë. Çdo klient i shtëpisë së të moshuarve është i njohur i imi dhe madje më thërret nip ",i rrëfen duke qeshur Chen gazetarit.

Realizimi i këtij projekti ka hasur mjaft vështirësi. Për këtë Chen tregon se

"Kemi 200 dhoma. Sipas gjendjes shëndetësore të klientëve, tarifa varion nga 1500 dhe 2000 juanë(242$~322$) në muaj. Përveç ofrimit të kushteve komode të banimit, kemi pajisje dhe dhoma për shah, lexim, stërvitje dhe aktivitete të tjera për të plotësuar kërkesat e të moshuarve për jetë sociale. Kështu që, vetëm kur numri i banorëve kalon 120, mund të realizojmë bilancin midis shpenzimeve dhe kosto-s. Por, në gjysmëvitin e parë të hapjes, patëm vetëm 20 të moshuar, duke shënuar një humbje të përditëshme prej 6000 juanë(970$) ", tha Chen Çin.

Situata e vështirë u përmirësua dalëngadalë pasi Chen reklamoi këtë shtëpi të moshuarish në qytetet përreth . Tani, 60% e dhomave të shtëpisë së të moshuarve janë të zëna. Ndër banorët, më i madhi i ka kaluar 100 vjeç dhe më i riu është 58.

88 vjeçari Cheng Chunyi, në "Familjen e Madhe" në vitin 2014. Sipas së bijës, pas një rrëzimi ai u paralizua. "Kam vizituar shumë shtëpi të të moshuarve dhe vensosa ta sjell këtu babanë. Çdo herë, kur vij mund të shoh ndryshim tek babai gjë që tregon se kujdesi ndaj tij është shumë i mirë ", tha Cheng Qingrong, bija e Cheng Chunyi.

Në Familjen e Madhe, kudo mund të shohësh gjelbërim. Banorët e kësaj shtëpie mund të përdorin salla të ndryshme për vallëzim, interpretim të veglave muzikore. Në verë, ata shëtitin në oborrin e madh të shtëpisë apo çlodhen në hapësirat e saj. Në oborr gjendet dhe një liqen i vogël ku rriten lloj lloj peshqish.

"Për të ardhmen, tani nuk shqetësohem shumë se shërbimet që mirëpriten nga banorët aktualë mund të na ndihmojnë të tërheqim më shumë klientë. Besoj se sivjet do të kemi një plan të realizuar të shpenzimeve. Por dëshira më e madhe për mua dhe babain është që të moshuarit që zgjedhin Familjen e Madhe të gëzojnë jetën " tha Chen Çin.