20150129lumtura |
Lumturia është diçka që të gjithë përpiqemi ta arrijmë.. Por, a mund ta blejë paraja lumturinë? Ja se çfarë mendojnë njerëz të ndryshëm…
Susan (SHBA-ja)
"Po, mendoj se paraja mund ta blejë lumturinë nëse përdoret si duhet. Për shembull, nëse dikush bën bamirësi, ose lë punën dhe nis biznesin e tij ka më shumë kohë për të kaluar me familjarët – të gjitha këto çojnë në lumturi.
Megjithatë, Nëse përdoret në mënyrë të gabuar si psh: nëse dikush blen gjëra të shtrenjta vetëm për t'u dukur para të tjerëve –kjo është shenjë e pa lumturisë".
Në Kinë, ato që preferohen shumë nga të pasurit janë produktet e lëkurës dhe automjetet, sipas raportit të fundit nga Robb dhe Ipsos, ku thuhet se këto 2 produkte zënë rreth 20 për qind të shpenzimeve të milionerëve kinezë.
[Wang Zhicheng / For China Daily]
Mike (SHBA)
"Paraja blen shumë gjëra, por nuk mund ta blejë lumturinë. Kur blen një makinë të mirë, më pas kërkon një akoma edhe më të mirë. Dikur punoja në një punë me pagë tepër të lartë. Por lodhesha shumë dhe isha gjithmonë pa humor. Tani fitoj më pak, por jam i lumtur pasi kam kohë të bollshme për veten dhe për familjen, Nuk janë gjërat që na bëjnë të lumtur–ato thjesht na bëjnë të duam gjithnjë e më shumë dhe më të mira. E kam zbuluar sekretin e lumturisë- është të jesh i lumtur në marrëdhënien tënde apo të duash ato që ke. Mund të jesh i varfër dhe i lumtur, ose mund të jesh i pasur, por i mjerë. Preferoj më mirë të jem i varfër, por i lumtur".
Karen (UK)
OK, paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Por nëse je i mjerë, më mirë të jesh një i mjerë me para se sa një i mjerë i varfër. Pra të jesh i pasur, apo i varfër nuk ka lidhje me lumturinë.
[Li Ang for China Daily]
Deborah (Francë)
Mendoj se mirëqënia të jep siguri dhe qetësi mendore, por jo lumturi. Nëse kam para mjaftueshëm për të paguar qiranë apo faturat, ushqimin, karburantin etj, nuk e vras mendjen, por nëse nuk kam, nis mërzitem dhe nuk ndjehem e sigurt. Më kaplon një gjendje ankthi. Por, kurrë nuk e kam lidhur paranë me lumturinë. Nëse kam shumë ose pak jam mirënjohëse për aq sa kam, ky është çelësi i lumturisë...mirënjohja.
[Wu Kai / China Daily]
Craig (Kinë)
Nga statistikat rezulton se paraja jo domosdoshmërisht i bën njerëzit të lumtur, por e bën jetën e tyre më pak të stresueshme. Nëse çështja e parave nuk ju shqetëson, atëherë ju keni kohë të mjaftueshme për t'u fokusuar në gjërat që pëlqeni si miqtë, familja, hobi, mësimi i një gjuhe të re, etj. Këto janë gjërat që çojnë në lumturi. Pikërisht kjo koha që ata kanë për të shijuar jetën dhe të bëjnë gjërat që pëlqejnë me personat e dashur.
Rick (SHBA)
Besoj se paraja mund të krijojë lumturi në aspekte dhe nivele të caktuara. Të jesh i qetë, pa u shqetësuar se duhet paguar qiraja, apo duhet paguar shkolla e fëmijëve, ushqimi, rrobat, ose pa e vrarë mendjen se një ditë mund të pushoheni nga puna etj, kjo të bën të ndihesh mirë. Por, paraja nuk e blen dot lumturinë "absolute". Duhet të përpiqeni të keni pranë njerëzit që doni, të bëni gjërat që doni, të mbushni me dashuri jetën e fëmijëve tuaj. Nëse paraja është përdorur me kujdes do të çojë në rezultate mahnitëse.
Rulis88 (Australia)
Paraja është gjëja më e rëndësishme në jetë. Pa para- jeni askushi. Sa më shumë para të keni – aq më i fuqishëm jeni. Vetëm të varfërit ia mbushin mendjen vetes se paraja nuk i bën ata të lumtur, vetëm për të kënaqur egon e tyre.
[Photo/Xinhua]
Franco (SHBA)
Paraja e blen lumturinë. U rrita pa baba dhe i varfër në një vend në zhvillim. Punoja shumë për të arritur aty ku jam sot. Erdha në ShBA dhe ndoqa studimet e larta. Lexoja shumë libra mbi ekonominë, taksat, investimet dhe sot jam dikushi. Më kujtohej kur doja të udhëtoja, të haja në një restorant të mirë, të vishja rroba të mira si shokët e mi e mos të shqetësohesha për pagesat e faturave. A e bleu paraja lumturinë në rastin tim? Sigurisht që po. A më dha lumturi totale? Jo, puna dhe mençuria ime ma dhanë. A bëj bamirësi? Po. A u dhuroj miqve gjëra të këndshme? Kur e meritojnë, pse jo. Janë sjellja dhe arsimimi ato që dhurojnë lumturi, paraja një ditë ikën.
Në fakt marëdhënia është e paqartë. Një studim i kryer në 43 vende publikuar nga Qendra Kërkimore në Washington DC, tregon se njerëzit që jetojnë në vendet e varfra ose në zhvillim janë thuajse njësoj të lumtur me ata që jetojnë në vende të pasura.
Në studim personat e anketuar janë pyetur sa të lumtur janë me jetën e tyre nga 0 te 10 dhe ata përgjigjjen se mes shtatës dhe dhjetës. Në vitin 2007, 57% e të anketuarve në vendet e pasura e klasifikojnë vetën në katër shkallët e larta, në vendet në zhvillim 33% klasifikoheshin të lumtur, kurse në vendet e varfëra vetëm 16%.
Kjo është një shprehje klasike e mendimit standard se njerëzit e pasur, automatikisht janë më të lumtur. Por në 2014-n, 54% e të anketuarve në vendet e pasura janë përgjigjur se janë të lumtur me jetën që bëjnë, por në vendet në zhvillim përqindja shkoi në 51.
Ky ndryshim i madh shifrash ka ardhur pas përmirësimeve të mëdha që janë bërë në vendet në zhvillim, si Indonezia me 35 përqind të lumtur, apo Pakistani me 22 përqind. Gjithsesi lidhja mes të ardhurave dhe lumturisë nuk është këputur. Në vendet e varfra vetëm një e katërta e të anketuarve ndiheshin mirë me jetët e tyre, që do të thotë se pasuria dhe lumturia janë ende të martuar.
Por sërish, kjo marrëdhënie mbetet e ndërlikuar….