">Filma kinezë në kinematë amerikane<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Filma kinezë në kinematë amerikane
  2015-01-29 16:29:06

Filmat më të suksesshëm kinezë si "Triumph in the Skies" dhe"12 Golden Ducks" do të shfaqen në ekranet e SHBA-së gjatë muajit shkurt dhe mars nëpërmjet shpërndarjes nga Asia Releasing.

Me regji të Wilson Yip, filmi "Triumph in the Skies" është një përshtatje për ekranin e madh të serialit të suksesshëm televiziv hongkongas me të njejtin titull. Në rolet kryesore interpretojnë Louis Koo, Francis Ng dhe Amber Kuo. Filmi do të shfaqet në kinematë amerikane në ditën e dytë të Vitit të Ri kinez, më 20 shkurt.


Triumph in the Skies

Komedia e regjizorit Matt Chow me titull "12 Golden Ducks" që do të shfaqet në ekranin e madh të qyteteve amerikane që nga 6 marsi interpretohet nga Sandra Ng dhe Louis Koo. Këtë vit kompania e shpërndarjes së filmave "Asia Releasing" ka planifikuar të dërgojë në kinematë amerikane këtë vit 10 prodhime aziatike kinematografike.


12 Golden Ducks

Dixhitalizimi i librave të vjetër tibetianë

Shumë prej teksteve të vjetra që i përkasin Rajonit autonom të Tibetit, në jugperëndim të Kinës kanë nisur të dixhitalizohen, me qëllim ruajtjen e tyre. Një grup studjuesish po punojnë për dixhitalizimin e plotë të katalogut të Bibliotekës së Tibetit, ku përfshihen libra të vjetër nga kryeqendra e rajonit Lhasa por edhe tekste të tjera të rralla. Këto tekste do të përfshihen në 150 libra elektronikë, ka shpjeguar për mediat kineze kuratori i Bibliotekës së Tibetit, Numu.

"Më pas ne do të përcaktojmë standardet për dixhitalizimin e teksteve të lashtë tibetianë dhe gradualisht do të realizojmë një shërbim të plotë të dokumenteve tibetiane për publikun e gjerë të Kinës por dhe lexuesit e huaj," thotë kuratori.

Kina ka mbi 1 milion tekste të lashta tibetiane, 2/3 e të cilave ruhen në rajonin autonom. Kohët e fundit ka përfunduar mbikqyrja e teksteve të vjetër tibetianë në Ali, Nagqu dhe Nyingchi.

Mbi 150 tekste klasike tibetiane përfshihen në listën shtetërore të librave të lashtë të çmuar të Kinës. Projekti për dixhitalizimin përfshin tekste me karakter fetar, historik, arkivor dhe mjekësor. Mbi 800 libra të mjekësisë tradicionale tibetiane janë dixhitalizuar tashmë dhe gjenden onlin, sipas njoftimit të Kolegjit Mjekësor të Tibetit. Sistemi kërkimor në internet së shpejti do të jetë edhe në funksion të publikut të gjerë. Në qendrën e mbrojtjes së teksteve të vjetra pranë Librarisë së Tibetit, specialistët kryejnë dixhitalizimin e 10 librave në ditë.

"Elementi më i rëndësishëm i teksteve të vjetra është përmbajtja e tyre. Përdorimi i shpeshtë i tyre mund ti dëmtojë, kurse dixhitalizimi kryen ruajtjen përfundimtare të tyre," thotë Benba Cering, specialist pranë qendrës së ruajtjes së teksteve të vjetra tibetiane. Universiteti i Tibetit dhe Qendra kineze e studimeve të tibetologjisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e qendrës së ruajtjes së teksteve të vjetra tibetiane.

Ekspozitë e porcelanit kinez në Hong Kong

Prodhime prej porcelani dhe qeramike që i përkasin dinastisë kineze Ming (1368-1644) dhe asaj Qing (1644-1911) u ekspozuan në fund të janarit në Galerinë EC në Hong Kong.

Ndër këto punime përfshiheshin vazoja prej porcelani e punuar në ngjyra bardhë e blu, ku motivi dominues është një dragua që rrethon perimetrin e vazos së realizuar në periudhën Xuande (1426-1435). Vazoja daton shekullin e 14-të kur ishte i përhapur dekorimi i vazove prej porcelani me ngjyrat bardhë e blu. Këto motive janë pjesë e estetikës së trashëguar që nga koha e dinastisë Yuan (1271-1368), që vazhdonte të ndikonte artistët e porcelanit edhe gjatë dinastisë Ming.


[Photo provided to China Daily]

Koleksioni i veprave prej qeramike u mblodh në Shoqatën Kërkimore të porcelanit Sun Yingzhou,me seli në Pekin që e ka marrë këtë emër për nder të koleksionistit të vjetër Sun Yingzhou (1893-1966).

Sun pas shumë vitesh studime dhe kërkime në fushën e porcelanit kinez ngriti biznesin e tij. Ai arriti të krijonte një koleksion të mrekullueshëm të veprave të vjetra prej porcelani si dhe ka dhuruar mbi 3,000 antikuare , pjesa më e madhe prej porcelani për Pallatin e Muzeut në periudhën 1949 -1956. I biri i tij, Sun Hongqi, ishte gjithashtu një ekspert i qeramikës që pas daljes në pension nga puna në Pallatin e Muzeut, kryeson shoqatën. (Eda Merepeza)


[Photo provided to China Daily]