">Piktori Chen Ping dhe frymëzimi nga vendlindja<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Piktori Chen Ping dhe frymëzimi nga vendlindja
  2015-01-29 16:29:06

Piktori kinez Chen Ping e ka kaluar fëmijërinë në një fshat të largët, ku ai edhe në moshën 54 vjeçare strehohet shpesh atje për të ënë pas stresin dhe jetën e zhurmshme të qyteteve të mëdha. Fshati ku lindi dhe u rrit Chen quhet Feiwa dhe ndodhet në provincën Hebei. Chen ka kaluar mjaft kohë në këtë fshat pasi babai i tij punonte si nëpunës në Pekin.


[foto nga China Daily]

Kujtimet e Chen për natyrën e fshatit nuk ishin të bukura, pasi Feiwa ishte një vend me tokë djerrë dhe të kripëzuar. Por ai shpesh kalonte në këtë vend pushimet verore dhe dimërore pasi mbaronte viti shkollor në Pekin. Pavarësisht kësaj në veprat e tij në pikturë kushtuar këtij fshati të njohura si Feiwa Villa ai e ka paraqitur këtë zone me mjaft idilizëm.

Ai e ka pasuruar herë pas here motivin e fshatit në veprat e tij, ndonëse prej vitesh ishte shkëputur nga kujtimet e fëmijërisë.

Aktualisht Chen është kryetar i departamentit të pikturës në Akademinë Qendrore të Arteve Figurative të Kinës, por streha e tij si artist mbetet fshati Feiwa. Kohët e fundit Chen paraqiti ekspozitën e tij vetjake në Galerinë e Artit Yun Zhi në Zibo të provincës Shandong, ku veprat e reja të tij përshkohen nga fryma spiritualiste e Shangri-La-së. Ai e ka titulluar ekspozitën " Malet e vendlindjes në Ëndrra", ku në veprat në pikturë ndjehet shpirti artistik i autorit i cili ka një orientim shumëplanësh, që lidhet dhe me letërsinë.


Piktori kinez Chen Ping[Photo/China Daily]

Prirja për letërsinë nisi të zhvillohej tek piktori Chen që kur studjonte në shkollën e mesme. Ai nisi hershëm edhe pikturën, ku spikati talenti i tij. Atëkohë duke u përballur me vështirësi ekonomike ai përdorte letra të ndryshme për të pikturuar, ndërsa veprat e para i realizoi me bojra të lira, pasi nuk i përballonte dot çmimet e tyre. Për të ndihmuar ekonomikisht familjen ai vendosi të bënte ilustrime të tregimeve humoristike. Pasi e njohën me Lin Kai, botues pranë Shtëpisë Botuese Popullore të Arteve Figurative, ky i fundit pranoi të bëhej mësuesi i Chen. Mjeshtëria e Lin në artet tradicionale kineze e frymëzoi shumë artistin e ri, duke e ndihmuar të merrte drejtimin e duhur në jetë. Mjeshtri Lin nisi ta mësonte të riun Chen edhe me gjini të tjera të pictures, ndër të cilat peizazhet, portretet por dhe artin e kaligrafisë kineze. Chen thotë se kjo praktikë punë pranë mjeshtrit Lin e ndihmoi atë të formohej artistikisht.

Por një nga pasionet e mëdha të piktorit Chen mbeten pikturat në bojra uji. Talenti i tij u kultivua më së miri kur nisi studimet pranë Akademisë Qendrore të Arteve Figuritave të Kinës në periudhën 1980-1984. Ai u frymëzua mjaft nga artisti realist amerikan Andrew Wyeth (1917-2009), i cili në veprat e tij në pikturë realizonte punë të thjeshta por plot ngjyra që krijonin një atmosferë të veçantë. Një nga ngjyrat e preferuara të amerikanit Wyeth ishte e verdha, që dominon dhe në shumë prej veprave të piktorit kinez Chen. Një nga subjektet e dashura edhe në poemat e shkruara nga Chen. Ashtu si dhe në pikturat e tij është kumbulla, që gjendet në krijimet e Feiwa Villa.


[Photo/China Daily]

"Chen Ping ka përzier në veprat e tij "shpirtin" e pictures tradicionale kineze me "formën" e artit modern." Shprehet Fan Dian, drejtor i Muzeut Kombëtar të Artit në Kinë. (Eda Merepeza)