">Një pedikyriste e talentuar<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Një pedikyriste e talentuar
  2015-01-12 16:40:48

Pasioni për punën

Lu Qin e ka kthyer profesionin e pedikyristes në një sukses përmes firmës së saj të quajtur 'Yangzhou's Three Knives'. Ashtu si akupuntura apo masazhet tradicionale, pedikyra në Kinë ka një histori të lashtë 3 mijë vjeçare.

Kur themi pedikyr kemi parasysh jo vetëm rregullimin e thonjve të këmbëve, por me përdorimin e mjeteve special, pedikyristja ndihmon shumë njerëz për trajtimin dermatologjik të këmbëve në çdo element. Këto lloj trajtimesh janë dhe kurative, por nuk kryhen në spital ndaj njerëzit në Kinë u drejtohen salloneve të pedikyrit. Ky profesion në të shkuarën nuk ishte shumë i dëshirueshëm, por jo për Lu Qin e cila e ka mësuar atë që në vitet 80-të të shekullit të kaluar. Tashmë 42 vjeçare, Lu kujton se më pare pedikyrin në Kinë e bënin vetëm meshkujt. Tashmë fama e Lu-së është përhapur në mbarë vendin pasi ajo u ka shërbyer mjaft personaliteteve të politikës, biznesit apo artit, ndër të cilët filantropisti Run Run Shaw, artisti Andy Lau apo ish kryeekzekutivi I Hong Kong –ut Donald Tsang.

Lu është bijë e një familjeje ushtarakësh dhe fëmijërinë e ka kaluar në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgurit. Në moshën 17 vjeçare ajo u zhvendos në qytetin Yangzhou, të provincës Jiangsu. Kujdesi ndaj këmbëve, ose pedikyri është mjaft popullor në Yangzhou ndaj ekziston thënia "3 thikat e Yangzhout ", që i referohen thikës së kuzhinës për gatimet tradicionale Huaiyang, thikën për prerjen e flokëve të përdorur nga perandori Qian Long gjatë sundimit të dinastisë Qing (1644-1911), si dhe thika e pedikyrit që përdorej për trajtimin e këmbëve.

"Yangzhou është vendlindja e babait tim dhe ai më kishte folur shpesh për " 3 thikat" thotë Lu. "Unë isha kureshtare të mësoja për thikën e pedikyrit sepse thikën e gatimit dhe atë të flokëve e kishim në shtëpi" kujton Lu.

 


Foto: Luo Wei / Xinhua

Kur mësoi se në Yangzhou kërkoheshin femra pedikyriste Lu mendoi se duhet të aplikonte, duke realizuar kështu ëndërrën e fëmijërisë. Por atëkohë kishte paragjykime ndaj vajzave që punonin si pedikyriste.

Fillimisht, asnjë nga pedikyristët profesionistë nuk donte ta merrte Lunë si nxënëse, por njëri prej tyre pranoi ti jepte zanatin. Lu nisi punën në një sallon bukurie shtetëror, ku ishte e para femër pedikyriste. Ajo kujton se shumë prej klientëve të sallonit i kishin vënë nofkën "vajza që luan me këmbët".

Pas disa muajsh trajnim dhe praktikë Lu nisi punën pranë një salloni dhe gjatë kësaj kohe u rrit fama e saj si pedikyriste e zonja.

Në vitin 1992, Lu mori një çmim kombëtar për shërbim të mire ndaj klientit krahas 200 punonjësve të dalluar në mbarë vendin. Kështu zonja Lu u bë një emër i njohur në industrinë e pedikyrës në Yangzhou. Aq e njohur u bë sa në vitin 2001, Lu u ftua nga manjati Run Run Shaw në Hong Kong për të trajtuar këmbët e tij. Puna e bëri që ajo të zgjeronte klientelën në Hong Kong, kryesisht në rradhët e personaliteteve të artit, muzikës, biznesit dhe politikës.

Ndonëse pati shumë oferta për hapur biznesin e saj në Hong Kong Lu vendosi të qëndronte në qytetin e saj Yangzhou ku me një investim të Zhu Yuanzhong, kryetar i Shoqatës së binjakëzimit të provincave Jiangsu dhe Zhejiang, ajo arriti të ngrinte sallonin e saj për pedikyr.

Vitet e mëvonshëm Lu regjistroi markën e biznesit të pare në fushën e pedikyrës në nivel kombëtar të njohur si Lu Qin Foot & Art.

Gjatë 10 vjeçarit të parë të veprimtarisë, biznesi i saj u rrit shpejt dhe u hapën mbi 100 sallone për pedikyrë në mbarë vendin si dhe 6 sallone përkatësisht në Yangzhou dhe Pekin.

Mjaft e apasionuar pas profesionit të saj Lu hapi dhe një shkollë trajnimi për pedikyriste në vitin 2002 ku janë trajnuar mbi 10 mijë vajza dhe gra. Këto kurse i kanë ndjekur dhe praktikante nga Japonia, Singapori dhe Kanadaja.

Në 2003, Lu u zgjodh një nga 7 delegatet e qytetit Yangzhou për në Kongresin Popullor Kombëtar, ku ajo shërbeu në dy mandate deri në vitin 2013. Në 2009, Zyra e Kulturës pranë Bashkisë së Yangzhout e nominoi Lunë si një përfaqësuese të denjë të trashëgimisë kulturore të qytetit.

Trajtimin e këmbëve nëpërmjet pedikyrit Lu e quan art dhe ajo përpiqet ta përhapë eksperiencën mijëravjeçare të Yangzhout kudo, duke punuar me të rinjtë për ruajtjen e kësaj trashëgimie të çmuar të qytetit të tyre. (Eda Merepeza)