">5 pijet më efektive për dobësim<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
5 pijet më efektive për dobësim
  2015-01-09 16:47:27

Nëse keni vendosur për të rënë në peshë duhet të kombinoni ushtrimet me dietën e balancuar në kalori dhe në elementë ushqyes. Sidoqoftë, ka disa pije që përshpejtojnë procesin e dobësimit:

1. Pijet detoksifikuese

Pijet detoksifikuese janë aleatet më të mira në luftën kundër humbjes së kilogramëve të tepërt. Këto pije mund t'i bëni lehtësisht në kuzhinën tuaj, duke përfshirë fruta ose perime ose duke i kombinuar së bashku. Agrumet janë konsideruar gjithnjë si fruta të fuqishme me aftësi detoksifikuese, prandaj futini ato në dietën tuaj të përditshme për eleminimin e toksinave nga trupi. Ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash si xhenxhefili, karota ose mollët rekomandohen shumë për lëngje, pasi ato mbrojnë aparatin tretës, mbështesin punën e traktit digjestiv, pa lënë pa përmendur përmbajtjen e lartë të antioksidantëve që i ofrojnë organizmit.

Siç e dini tashmë, antioksidantët janë tepër të rëndësishëm pasi mbrojnë organizmin nga efektet negative të radikaleve të lira! Këto lëngje janë të mira pasi e ndihmojnë organizmin jo vetëm në eleminimin e helmeve, kimikateve dhe substancave të tjera që janë mbledhur tek zorra, por ato ndihmojnë gjithashtu për të rrëzuar kilogramët e tepërt në mënyrën më natyrale.

2. Lëngje perimesh

Lëngjet e perimeve ju ndihmojnë gjithashtu për të rrëzuar kilogramët e tepërt, sidomos ato që i përkasin familjes së lakrës si lakra kacurrele, brokoli, lulelakra, lakra e brukselit, lakra bok choy, napa etj. Këto janë armët më të mëdha për të rënë në peshë, kanë përmbajtje të lartë vitamine K si dhe largojnë helmet nga organizmi.

Një tjetër përfitim që kemi nga këto perime është se ju mbajnë të shëndetshme duke luftuar radikalet e lira, gjithashtu ndihmojnë në balancimin e hormoneve. Këto lloj perimesh janë tepër të pasura në fitonutrientë, që ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit, reduktojnë inflamacionin dhe kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak, duke ju përmirësuar metabolizmin.

3. Çaji kinez Pu-erh

Çaji kinez Pu-erh është një pije e shëndetshme, pasi ka jo vetëm një histori shumë të gjatë, por ndihmon edhe për "shkrirjen" e dhjamit dhe uljen e peshës trupore.

Ky çaj u eksperimentua me sukses nga një fabrikë çaji në Yunnan të Kinës në vitin 1973, duke bërë që ai të njihet brenda dhe jashtë vendit.

Koha e duhur e pirjes së këtij çaji është çelësi i suksesit për dobësimin.

Çaji Pu-erh është konsideruar për vite si një mënyrë e mirë për shkrirjen apo tretjen e yndyrnave dhe rritjen e energjisë.

Pirja e këtij çaji në kohën e duhur do t'ju ndihmojë të largoni kilet e tepërta, nëpërmjet përshpejtimit të metabolizmit. Nëse e pini këtë çaj në kohën e gabuar, mund të bëjë veprimin e kundërt, pra mund të bëjë që të shtoni në peshë në vend që të humbisni kilogramët. Koha më e mirë është një orë pas buke, me qëllim që ai të nisë punën për largimin e yndyrës së tepërt nga trupi si dhe të ndihmojë trupin në largimin e ushqimeve të tjera të panevojshme, të cilat janë të vështira për t'u tretur. Duhet të kini kujdes sepse nëse pini këtë çaj gjysmë ore para buke mund të shkaktojë efektin e kundërt duke ia shtuar oreksin dhe në vend që të hani më pak, do të konsumoni më shumë ushqim pasi ky çaj do të eleminojë depozitat e yndyrës në trup duke bërë që t'ju shtohet oreksi.

 

Do të ishte ideale që për të pasur një rezultat më të mirë nga përdorimi i çajit Pu-erh, nuk duhet ta përzieni këtë çaj me çajra të tjerë apo me pije të tjera. Mirë është që gjatë ditës të konsumoni ujë dhe jo pije me gaz apo lëngje të tjera jo natyrale. Në këtë mënyrë ju mund të bini më shpejt nga pesha.

Mënyrat më të mira për të rënë nga pesha me çajin Pu-erh

1. Së pari, dietën duhet ta përshtatni sipas organizmit tuaj dhe në vend që të përdorni ato dietat drastike me efekte tejet negative për shëndetin, mund të zgjidhni një mënyrë më të zgjuar për të rënë nga pesha, një mënyrë e shëndetshme që konsiston në një dietë të ekuilibruar dhe në një afat më të gjatë kohor. Ashtu si dhe shumë metoda të tjera tradicionale për të humbur kilet e tepërta, pirja e çajit Pu-erh kërkon që të jemi të vendosur dhe të duruar, pasi ndryshimet nuk vijnë menjëherë. Megjithatë menjëherë pas pirjes së këtij çaji ju do të keni një rritje të nivelit të energjisë dhe në përgjithësi një shëndet të mirë pasi siç e dimë që çaji përmban shumë antioksidantë.

2. Ndërkohë që po përpiqeni të pini çajin për humbjen e kilogramëve, gjithashtu duhet të hani sa më shëndetshëm, më pak yndyrna, më shumë perime e fruta, dhe mos hani darkë në orët e vona të mbrëmjes. Në momentin që e keni arritur qëllimin tuaj, pra jeni dobësuar, mund të hani normalisht dhe të vazhdoni me pirjen e çajit për të ruajtur peshën e arritur.

3. Për të parë një rezultat sa më të shpejtë mënyra më e mirë është ndërthurja e pirjes së çajit Pu-erh me një dietë të shëndetshme si dhe me një program fiskulture. Kur nisni pirjen e çajit Pu-erh me qëllim rënien nga pesha, mund të ndiheni më të uritur se zakonisht por në këto momente mund të konsumoni fruta të freskëta, sallatë ose perime. Pasi stomaku juaj të mësohet nuk do ta ndjeni më këtë vështirësi.

Shumë njerëz në botë të cilët e kanë provuar këtë çaj thonë se ndihen të uritur me raste. Kjo vjen për shkak se koha e tretjes për ushqime të ndryshme është e ndryshme. Psh. karbohidratet janë ato të cilat treten më shpejt nga stomaku pothuajse një orë pas ngrënies. Proteinat duan një kohë më të gjatë për t'u tretur në krahasim me karbohidratet, pothuajse deri në dy orë, ndërkohë që yndyrnat janë ato të cilat treten më ngadalë. Në fakt thuhet se trupi i tret të gjitha këto brenda 3-4 orësh.

Çaji Pu-erh na ndihmon për të rënë nga pesha duke na përshpejtuar metabolizmin dhe tretjen. Çaji Pu-erh do të përshpejtojë lëvizjen e yndyrës nga stomaku drejt zorrëve pa i lënë kohë asaj të përthithet nga trupi. Pu-erh mund t'ju ndihmë gjithashtu të hiqni kilet e tepërta edhe në mënyra të tjera jo vetëm nëpërmjet përshpejtimit të tretjes. Nëse pirja e këtij çaji ju shkakton uri, kjo do të thotë që trupi juaj po djeg yndyrnat në atë moment. Nëse ndodh kjo, konsumoni të tre vaktet normalisht, por duhet të tregoni të kujdesshëm për të patur nën kontroll ndjenjën e urisë, si dhe të përpiqeni të evitoni përdorimin e ushqimeve me shumë yndyrë apo që ju shëndoshin. Vetëm në këtë mënyrë mund të largoni dhjamin e tepërt.

Mbani mend që sasia e duhur e çajit në ujë është zakonisht në raportin 1 gram çaj me 50 ml ujë. Lëreni për 15 deri në 20 sekonda dhe pastaj konsumojeni.

4. Lëng frutash – Boronicë e kuqe me dardhë

Lëngjet e freskëta të frutave janë të thjeshta për t'u përgatitur, shumë të pasur në vitamina dhe minerale. Kombinimi boronicë e kuqe dhe dardhë është jo vetëm një kombinim i fuqishëm me shumë elementë ushqyes, sidomos me vitaminë C, por është një pije që ju ndihmon të bini nga pesha dhe ju rregullon metabolizmin. Nga ana tjetër, boronica e kuqe lufton dhe parandalon infeksionet e fshikëzës së urinës, si dhe mbron kundër bakterit E-coli. Dardhët nga ana tjetër kanë magnez, kalium dhe fosfor si dhe vitaminë C. Kalciumi është tepër i rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbët.

5. Kafeja e zezë

Tashmë dihet se konsumi i moderuar i kafesë së zezë mund të sjellë disa benefite për organizmin– jo vetëm falë antioksidantëve që përmban, por sipas studimeve të fundit kafeja ul riskun e prekjes nga disa tipe kanceri, po ashtu ul me 25% riskun e prekjes me diabet dhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

Në të njejtën kohë, kafeina është përfekte për shpejtimin e metabolizmit. Nëse doni të humbisni peshë duke konsumuar kafe nuk duhet ta pini atë me sheqer apo qumësht.

Si përfundim: Këto janë 5 pijet më efektive që duhet të shtoni në dietën tuaj të përditshme nëse doni të humbisni kilet e tepërta në mënyrë natyrale pa suplemente apo dieta të rrezikshme me efekte anësore.