20150108supermodelet_kineze |
Modelet më të mira kineze po bëhen emra të rëndësishëm nëpër botë, përfshi Londrën, Parisin, Milanon dhe New York-un.
Një topmodele aziatike, pikërisht nga Kina, u përfshirë në listën e Forbes për "10 topmodelet më të paguara në botë".
Sot, ju sjellim 5 supermodelet kineze që lanë gjurmë në industrinë e modës.
5. Xiao Wen Ju (IMG)
Ajo u lind më 19 maj të vitit 1992 në qytetin e Xi'an-it në provincën kineze Shaanxi. Ju Xiaowen e nisi karrierën e saj si modele në vitin 2010. Që prej vitit 2011, ajo ka qenë pjesë e pasarelave botërore për gjigantë të modës përfshi: Hermès, Louis Vuitton, Prada, Rochas dhe Thierry Mugler. Ajo ishte gjithashtu modelja e parë kineze në fushatën e Marc Jacobs në vitin 2012 dhe vitin e kaluar Xiao ka qenë 2 herë në kopertinën e "Vogue China"!
4. Sui He (Modele në New York)
Ajo u lind më 23 shtator të vitit 1989 në Wenzhou të provincës Zhejiang. Sui He është modelja e pare aziatike që hapi show-n e Ralph Lauren dhe modelja e dytë kineze pas Lui Wen, që është pjesë e show-t të Victoria's Secret. Pra, Sui He është një prej ëngjëjve të Victoria's Secret. Ajo ishte në jurinë e "China's Next Top Model" në vitin 2013. Sui është shndërruar në një yll të vërtetë, pas sfilimit për Chanel, Dior, dhe Jean-Paul Gaultier.
3. Fei Fei Sun
U lind më 20 mars të vitit 1989 në Weifang, të provincës Shandong. Fei Fei Sun nisi karrierën e saj të modës në vitin 2008 kur përfaqësoi Kinën në "Elite Model Look", një nga kompeticionet më prestigjoze në botë. Në janar të vitit 2013 Fei Fei u bë modelja e parë aziatike në kopertinën e "Vogue Italia" dhe në 2014-n ajo bëri histori së bashku me 8 modele të tjera në kopertinën e shtatorit në "American Vogue", duke u bërë kështu modelja e parë aziatike në faqen e parë të kësaj reviste. Ajo ka marrë pjesë gjithashtu në fushata të tjera, përfshi Dior dhe H&M.
2. Ming Xi (Elite)
Ajo u lind në vitin 1990 në Shanghai. Vetëm 24 vjeç, falë përpjekjeve të vazhdueshme, Ming Xi ka bërë emër në botën e modës. Shumë shpejt, Ming Xi u bë një emër shumë i kërkuar në mesin e topmodeleve aziatike, duke nisur që nga Givenchy që e kërkoi atë ekskluzivisht në show-n e vitit 2010. Ajo ka qenë pjesë e revistave prestigjoze si "American Vogue", "V Magazine", "I-D Magazine" dhe fushatën për Diane Von Furstenberg dhe shumë të tjerë.
1. Liu Wen (Elite)
Kohët e fundit "American Vogue" tha se Liu Wen ka audiencën më të lartë të rrjeteve shoqërore në krahasim me modelet e tjera. E bukur, unike, Liu është modelja e parë aziatike që hyri në revistën "Forbes" në listën e supermodeleve më të paguara në botë me 7 milionë USD, duke tejkaluar Cara Delevingne dhe brazilianen Alessandra Ambrosio.
Liu është gjithashtu modelja e parë aziatike e një prej gjigantëve të kozmetikës Estée Lauder- duke nënshkruar një nga kontratat më të majme në këtë industri.
Ajo u lind në vitin 1988 në Yongzhou të provincës Hunan. Lui Wen i ka ngjitur shkallët e suksesit me shpejtësi dhe punë të madhe. Ajo është cilësuar nga mediet amerikane si modelja më e mirë. Asgjë nuk e ndal më Liu-n, pasi në gusht të vitit 2013, ajo u rendit e 3-ta në "Listën e 50 modeleve më të mira botërore".
Në shkurt të vitit 2008 ajo punoi për "Burberry" dhe mori pjesë në show-n e vjeshtës së Trussardi-t në Milano. Një javë më pas ajo sfiloi për "Chanel" dhe "Hermès" në Paris.
Në marsin e 2009-s, Liu Wen kryesoi industrinë e modës duke qenë pjesë e 74 show-ve në New York, Londër, Milano, dhe Paris.
Liu është shfaqur në fushatat e "Calvin Klein", "Dolce & Gabbana", "Roberto Cavalli", "Oscar de la Renta", "Hugo Boss", "Alexander Wang", "H&M", "Diesel", "Gap", dhe "Vivienne Tam". Ajo ka qenë pjesë "Vogue Germany", "Vogue Espana", "Vogue China", "Vogue Italia", "British Vogue" dhe "American Vogue".
Në 2009, Liu u bë kinezja e parë që mori pjesë në Show-n e Victoria's Secret. Ajo mori pjesë gjithashtu edhe në vitin 2010.
Në pranverën e vitit 2013, Liu Wen u zgjodh ikona e "H&M" për stilin e saj. Në gushtin e 2013-s, "Forbes" e listoi Liu-n si supermodelen e 5-të më të paguar në botë, dhe modelen e parë aziatike që futet në këtë listë me të ardhura 4.3 milionë dollarë.
Liu Wen ka një pëlqyeshmëri të lartë në rrjetet sociale si Instagram dhe Weibo, me një numër të lartë ndjekësish.
Ajo ishte në kopertinën e Vogue China për nëntorin 2014 dhe ishte e para që pozoi me orën e kompanisë "Apple".
Liu Wen është me të vërtetë modelja më e mirë që ka pasur ndonjëherë Kina.