">Superushqimet e pazakonta në vitin 2014<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Superushqimet e pazakonta në vitin 2014
  2015-01-05 11:29:17

Superushqimet kanë qenë në fokusin e shumicës në vitin 2014. Pothuajse në të gjitha mediet përfshi revistat dhe faqet e internetit, është folur gjerësisht për superushqimet. Superushqimi është ushqimi me përmbajtje të lartë vitaminash dhe mineralesh si dhe i pasur në antioksidantë. Antioksidantët na duhen për të luftuar radikalet e lira dhe për forcimin e sistemit imunitar. Ato gjithashtu nga ndihmojnë në alkalizimin e trupit, pasi një organizëm më tepër acid vuan nga probleme të ndryshme shëndetësore.

Superushqimet janë përdorur që në kohën e fiseve Maja e më gjerë. Bota i ka përdorur tradicionalisht si në gatim, por edhe në jetën e përditshme për të ekuilibruar shëndetin, për shtimin e energjisë dhe për të shëruar trupin. Në ditët tona, është akoma më e rëndësishme se më parë për të futur superushqimet në dietën e përditshme, pasi pjesa më e madhe e jona konsumojnë ushqime të gatshme e gjysmë të gatshme, po ashtu edhe të shpejta, të paketuara, të ngrira por edhe ushqime me sheqer industrial. Këto ushqime janë armiqtë më të mëdhenj të shëndetin tone dhe na "thithin" të gjithë energjinë, freskinë dhe fuqinë.

Frutat dhe perimet si brokoli dhe boronica njihen nga të gjitha si superushqime me përbërës tepër të lartë ushqimorë, ndërkohë që xhenxhefili, hudhra dhe kanella janë të mrekullueshme për shëndetin. Çdo vit duket se sjell një trend të ri superushqimesh - si spirulina, manat goji apo dhe shega – por edhe disa ushqime që nuk janë shumë të njohura.

Spirulina -Një burim i mirë i vitaminës B12 – një lloj alge me ngjyrë blu në të gjelbër, një superushqim i pasur në proteina. Spirulina është e pasur gjithashtu në antioksidantë, si betakaroten (30-40 herë më shumë se karotat), selen, zink, hekur dhe vitaminë C, E dhe B kompleks, vitamina dhe minerale. Mund ta shtoni atë në formë pluhuri në lëngjet që konsumoni përditë. Do të vini re ndryshimin e ditëve kur merrni spirulina që jeni me më tepër energji, më të qartë në të menduar dhe me humor më të mirë, se sa në ditët kur nuk e merrni.

Arsye për të marrë spirulinën përditë.

1. Spirulina është anti-kancer, lufon shumë sëmundje, duke qënë një antioksidant i fuqishëm. Lufton aneminë, forcon sistemin imunitar dhe gjallëron organizmin.

2. Për sportistët spirulina është efektive kundër lodhjes muskulore në ndërtimin e muskujve dhe furnizon trupin me oksigjen.

3. Spirulina është e pasur me acide yndyrore esenciale (omega 3,6 dhe 9). Sidomos omega 3, i cili luan rol kryesor në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, uljen e kolesterolit të keq, uljen e depresionit, artritit, osteoporozës dhe diabetit. Peshku shpesh është njohur për përmbajtjen e tij me omega, të cilat i marrin nga algat e tilla si Spirulina.

Manat Goji

Kokrrat "Goji" rriten në rajonet me klimë subtropikale të Kinës. Kokrrat e manit të kuq kinez i gjejmë të thata dhe në ngjyrë të kuqe.

Mani i kuq "Goji" është përdorur nga mjekët në Kinë e Indi për mbi 6000 vjet për shume probleme me shëndetin. Kinezët i përdorin këto kokrra për të kuruar sëmundje si diabeti, tensioni i lartë i gjakut, si dhe problemet me shikimin. Ashtu si dhe shumë frutat të tjera të pyllit manat goji përmbajnë një përqindje të lartë antioksidantësh, të cilët ndihmojnë në parandalimin e kancerit apo sëmundjeve të zemrës, duke eleminuaar radikalet e lira nga trupi.

Mani "goji" është i pasur me vitaminë A. Shumë studime sot e cilësojnë manin e kuq si frutin e qetësisë shpirtërore dhe mendore, të lumturisë, dhe të gjumit të mirë.

Kokrrat "Goji" kanë shije të ëmbël dhe janë me ngjyrë të kuqe të errët. Këto fruta kanë efekte tejet shëruese për trupin. Ato bëjnë pjesë në kategorinë e ushqimeve më të shëndetshme në botë. Për mbi 2 mijë vjet, kinezët kanë përdorur kokrrat "goji" për vetë të mirat që sjell ky frut në organizëm. Përfitimi kryesor që kemi nga ky frut lidhet me jetëgjatësinë, pasi përmban shumë antioksidantë. E mbron plotësisht trupin nga radikalet e lira dhe mënjanon problemet me lodhjen.

Kokrrat "Goji" stimulojnë gjendrën e hipofizës, veçanërisht hormonin e rritjes. Avantazhet kryesore që lidhen më hormonin e rritjes janë, reduktimi i nivelit të yndyrës në trup, përmirësimin e libido-s si dhe ndihmon për një rini të përjetshme.

Konsumimi i përditshëm i kokrrave "Goji" frenon problemet qe vijnë si pasojë e ekspozimit ndaj ndotësve, radikalet e lira dhe reaksionet kimike që dëmtojnë AND-në, e për pasojë sjellin mutacionin, sëmundjen e kancerit si dhe shkatërrimin e proceseve normale të funksionimit të qelizave. Këto kokrra ndihmojnë gjithashtu në dobësim, pasi e transformojnë ushqimin në energji. Mani i kuq ka aftësi të reduktojë efektet toksike të rrezatimit dhe kimioterapisë, si dhe ndihmon në luftën kundër kancerit të mushkërisë.

Po ashtu ky frut përmirëson në mënyrë efektive funksionin seksual dhe rrit nivelin e testosteronit. Është provuar të jenë një suplement i mirë për organizmin, pasi e mbron trupin nga sëmundjet.

Shega- Shega është një frut që është përdorur që nga koha e Hipokratit. Mjekësia tradicionale përdorn lëkurën, gjethet dhe farat e saj për të luftuar diarrenë, dizenterinë kronike dhe plagët. Farat e pabëra përdoren për temperaturën, ndërsa të pjekurat për kollën. Në Romën Antike, ajo ishte e njohur për cilësitë kozmetike të saj. Kleopatra përdorte lëngun e saj në fytyrë, në flokë dhe në thonj.

12 fakte mbi shegën:

1. Shega njihet si simbol i pjellorisë dhe i fatit të mirë

2. Brenda një shege ka rreth 800 kokrra të vogla ngjyrë të kuqe

3. Lëngu i shegës shton prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe zvogëlon ngarkesën kardiake.

4. Ideale për fëmijët e vegjël që kanë kollë dhe temperaturë.

5. Lëngu i shegës është ideal për flokët, lëkurën dhe thonjtë falë përbërësve që ka

6. Shega është e mbushur me antioksidantë

7. Parandalon kancerin e mushkrive, të prostatës, të gjirit, gjithashtu diabetin, osteoporozën, etj.

8. Studimet e fundit tregojnë se konsumi i një shege si lëng rrit dëshirën seksuale.

9. Lëngu i shegës shuan etjen, hap oreksin dhe kthjellon mendimet

10. Shega reduktopn rrudhat në fytyrë dhe i jep freski asaj

11. Lëngu i shegës ka 3-4 herë më shumë antioksidantëve se rrushi i zi, çaji jeshil dhe vera e kuqe.

12. Është shumë e pasur me kalium, hekur dhe vitaminat A,C dhe E.

Por cilat superushqime mund të jenë ende të panjohura për ju:

Fasulja Adzuki

Në përgjithësi fasulet janë një ushqim tradicional dhe nuk mungojnë në tryezën tone jo vetëm për shijen e mirë të tyre, por edhe për vitaminat.

Fasulja adzuki ose fasulja e kuqe ka një nivel tepër të lartë antioksidantësh si dhe është një burim i shkëlqyer karbohidratesh, proteinash dhe fibrash. Këto fasule janë të pasura në kalium që mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë të gjakut; ato gjithashtu përmbajnë zink, duke mbrojtur kyçet dhe duke ruajtur nivelin e sheqerit në gjak.

Farat Chia

Farat çia janë cilësuar si ushqimi i vitit pasi të gjithë flasin për to, duke nisur që nga rrjetet sociale të vipave e deri tek dietat në internet.

Këto fara të zeza janë një burim i shkëlqyer i kalciumit, fosforit dhe manganit. Po ashtu ato janë të pasura në antioksidantë, përmbajnë vitamina A, B, C dhe E. Gjithashtu janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.

Po pse duhet të konsumojmë çia përditë?

1. Farat çia nuk përmbajnë gluten

2. Janë shumë të pasura në fibra, duke ndihmuar në tretjen e ushqimit dhe në problemet me zorrët.

3. Përmbajnë omega-3, duke u kthyer në një superushqim për trurin dhe zemrën. Çia ka 8 herë më shumë Omega-3 se salmoni!

4. Është e pasur në antioksidantë, ka katër herë më shumë antioksidantë se boronica.

5. Farat çia përmbajnë 5 herë më shumë kalcium se qumështi

6. Ato përmbajnë 7 herë më shumë vitaminë C se portokalli

7. Përmbajnë 3 herë më shumë hekur se spinaqi

8. Përmbajnë dy herë më shumë kalium se banania

9. Ushqim i shkëlqyer për lëkurën, flokët dhe thonjtë

10. Ka një ndikim pozitiv në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Është një superushqim për diabetikët!

Specialistët e ushqimit rekomandojnë konsumin e 15g çia në ditë, (një lugë gjelle). Megjithatë duhet të pini shumë ujë pas ngrënies së çias pasi ato janë shumë të pasura në fibra.

Përdorimi: Farat çia mund t'i përdorni gjithandej, për mëngjes, në smoothie, në supë, në puding etj.

Mund t'ja shtoni çerealëve të mëngjesit dhe sallatave, ose thjesht mund t'i përzieni me ujë derisa të formohet një masë e trashë xheli dhe mund ta konsumoni.

Farat e kërpit

Megjithëse farat e kërpit për shumë prej jush mund të shihen si ushqim me efekte intoksikuese, e jo me efekte shëruese, sipas disa studimeve farat e kërpit janë tepër të rëndësishme për organizmin.

Farat e kërpit janë shumë të pasura me acide esenciale yndyrore, proteina, karotinë, antioksidues dhe minerale të shumta, duke përfshirë kalciumin, magnezin dhe zinkun. Për këto, vaji i kërpit e ka marrë epitetin e pastruesit më të mirë të organizmit. Ai e mënjanon ujin e tepërt nga organizmi, ndihmon në rregullimin e peshës trupore dhe ka efekt shërues në lëkurë, flokë dhe thonj.

Edhe pse bima e kërpit është e ndaluar, vaji i saj mund të gjendet në disa farmaci. Nëse dëshironi që të mbeteni në formë ose të forconi flokët dhe thonjtë, mjafton një lugë e vogël me vaj kërpi në ditë, qoftë duke e përdorur në sallatë apo ushqime të tjera. Farat e kërpit janë burim i mirë i hekurit, kaliumit, zinkut dhe magnezit. Ata janë gjithashtu të pasura në fibra si dhe një nga llojet e farave më të mira për alkalizimin e trupit.

Rrënjë Maca

Ato vlerësohen si "viagra natyrale" dhe si një ushqim që të jep energji: rrënjët e "Maca"-s, një perime që i përket familjes së rrepave – e që në fakt ngjan shumë me to – e cila rritet në malet mitike të Perusë.

Në Europë dhe Amerikë, në vitet e shkuara, ato janë bërë gjithnjë e më të kërkuara. Mirëpo këtë vit, tregtarët kinezë duket se kanë blerë pjesën më të madhe të të korrave të fshatarëve peruanë.

Në Kinë, "Maca" përdoret si alternativë ndaj xhensenit, një tjetër rrepë e shumëkërkuar, e cila në mjekësinë tradicionale kineze, përdoret si tonik shëndetësor dhe si një mjet natyral për të kuruar problemet seksuale.

"Maca" shpesh merret edhe në format e kapsulave, apo dhe si ekstrakt i lëngshëm, në formë çaji, apo në atë të çokollatës.

Poleni i bletëve

Poleni i bletëve është i pasur me vitamina, minerale, karbohidrate, lipide, dhe proteina. Ai vjen prej polenit (pluhuri i luleve) qe mbledhin bletët.

Depresioni dhe lodhja nervore - kosmumimi për 3 muaj i polenit çon në përmirësim të tonusit të brendshëm dhe përmirësim të mendimeve depresive.

Alkoolizmi - poleni ul varësinë ndaj alkoolit. Konsumohet 15-30 gram (1-2 lugë) në dite, kura zgjat 30 ditë me 15 ditë pushim, pastaj mund të filloni kurë tjetër.

Mbipesha -ndihmon ne funksionimin e tubit tretës, djegjen e kalorive. Gjithashtu ndihmon edhe në dieta per shëndoshje sepse përmirëson oreksin.

Arterioskleroza, kolesteroli i rritur, probleme me qarkullimin e gjakut në tru, poleni ndihmon nëse konsumohet rregullisht. Merret i përzier me mjaltë.

Anemia, ka dhënë rezultate shumë të mira nëse konsumohet për kohë të gjatë dhe i shoqëruar me qumësht blete dhe mjaltë. Ky ushqim është i mbushur me vitaminë B-complex dhe acid folik. Në Mjeksëinë Tradicionale Kineze njihet si antibiotik natyral. Përdoret në shumë kultura për përmirësimin e vitalitetit, krijimin e gjakut të ri,kundër problemeve me zorrët etj.

Klorela

Një algë tjetër kloerala ka potencial të evitojë nga trupi metalet e rënda, sidomos në vendet me ndotje të lartë. Kjo algë ndihmon gjithashtu në përmirësimin e tretjes, largon kapësllëkun, forcon sistemin imunitar dhe lehtëson inflamacionin. Përmban vitaminë B, C, dhe E, beta-carotene, aminoacide, magnez, hekur, karbohidrate dhe proteina.

Konsumojeni në supë ose lëngje të ndryshme natyrale.