">Kujtojmë, për të mos harruar, Jiang Zuhui<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kujtojmë, për të mos harruar, Jiang Zuhui
  2014-12-31 14:21:38

Në programin e sotëm, do të bisedojmë me koreografen Jiang Zuhui, e brezit të parë të artitëve të Kinës. Ajo ka qenë në Shqipëri për të ndihmuar vënien në skenë të baletit "Detashmenti i Kuq i Grave" në vitin 1964.

Dëgjoni bisedën e zonjës Jiang me gazetaren Zhang Zhuo.

Gazetarja: Sivjet është 50 vjetori i vënies në skenë së baletit "Detashmenti i kuq i grave" që është i pari i shkruar që nga shpallja e Kinës së re dhe baleti i parë i shfaqur jashtë vendit. Stacioni i parë i tij ishte Shqipëria. Si koreografe e këtij baleti, si e kujtoni kohën para nisjes në Shqipëri?

Jiang Zuhui: Para nisjes për në Shqipëri po zhvillonim provat e shfaqjes "Punëtorët e Tesktileve", dhe pasi mbaruam provën e parë dhe po bënim disa rregullime, mësova se do të shkonim në Shqipëri për të dhënë shfaqjen "Detashmenti i Kuq i Grave". Unë dhe balerini Zhang Ce u përzgjodhën për shfaqjen. Për shkak se kishim vetëm 10 ditë kohë, bënim ndarjen e punës. Zhang nuk i njihte mirë lëvizjet. Ai mësoi të gjithë pjesën mashkullore të valles, dhe unë mësova të gjithë pjesën femërore. Përgatitim gjithashtu edhe zbukurimet e skenës, muzikën dhe veshjet dhe në muajin mars u nisëm. Kishim marrë të gjithë materialet e skenës si drita, planin e zbukurimit të skenës, modelin e veshjeve. Por në fund, kur filluam të qepnim veshje, s'mund të gjenim material të përshatshme dhe kërkuam ndihmë kombinatit të tekstileve. Por në Kinë patjetër që mund të gjejë këto materiale dhe i tregova ambasadës së Kinës në Shqipëri dhe Ministrisë së Kulturës së Kinës. Në fund materialet erdhën falas. Të gjitha materialet për veshjet e shfaqjes u dërguan nga Kina.

Gazetarja: Shqipëria ndodhet shumë larg Kinës dhe dy të vendet kanë baza të ndryshme kulturore. A druheshit se do të kishte vështirësi gjatë punës suaj në Shqipëri?

 

Jiang Zuhui: Kur studioja në Moskë kisha një shok që quhej Panajot Kanaçi. Marrëdhëniet tona ishin shumë të mira. Ai ishte mbi 10 vjet më i madh se unë, prandaj me shaka e thirrja xhaxhi. Në ato kohë ai më ndihmoi shumë me mësimin. Nga që e njihja atë, nuk mendova se do të kisha shumë vështirësi në Shqipëri.

Gazetarja: Si ishte niveli i balerinëve shqiptarë, kur punuat me ta?

Jiang Zuhui: Balerinët kryesorë shqipëtarë ishin talentuar. Për shembull Zohazuo kishte aftësi të larta vallëzimi, duke përfshirë lëvizjet mashkullore. Ajo kishte formim bazë të shkëlqyer dhe trupi i saj ishte i mirë. Bënim shaka ajo kishte 7 shpirtra si një mace, sepse ajo gjithmonë më kërkonte ta ndihmoja gjatë provave. Më ka lënë përshtypje të thellë se ishte artiste shumë ngulmuese dhe me pasion. Unë flisja rusish dhe komunikimi me artistët shqiptarë ishte i thjeshtë, pasi ata kishin studiuar kryesisht në Rusi. Mes atyre të rinjve kishte një djalosh që më tha: "Sdo të thotë gjë se vendi yt ështe i vogël. Ari apo bambull është më i rëndë? Patjetër që ari! Domethënë ata kishin krenari të madhe, me gjithë se vendi i tyre është i vogël. Gjatë luftës së nacionalçlirimtare, pothuajse çdo familje kishte një partizan. Ndoshta nga ky fakt, shumë shqipëtarë mund të kuptonin përmbajtjen e baletit "Detashmenti i Kuq i Grave". Ky tregim tërhoqi shumë shqiptarë. Mbaj mend dy balerina shqiptare që kishin vrarë këmbët gjatë vallëzimit. Madje njëra nga balerinat preu me gërshërë këpucën e baletit, kështu që të ndiente më pak dhëmbie dhe të vazhdonte provat. U preka shumë nga kjo gjë.

Gazetare: Në vitin 1967 një trupë balerinësh shqiptarë vizitoi Kinën, si e kujtoni këtë çast?

Jiang Zuhui: Në atë kohë, balerinët shqipëtarë Agron Aliaj dhe Zoica Haxho morën pjesën shfaqjen tonë. Bashkëpunimi ynë ishte i lirië dhe pa asnjë pëngesë. Artistët kinezë i pritën mirë dhe thanë se aftësia e tyre ishte e shkëlqyer. Agroni mësoi stilin e kulturës kineze dhe kujtoj se përpiqej shumë. Pas shfaqjes, kryeministri Zhou Enlai u takua me ta dhe shprehu kënaqësinë e tij.

Gazetare: "Detashmenti i Kuq i Grave" është baleti i parë i krijuar nga Kina e re. Ju e sollët atë në jetë, si e ndikoi ky balet jetën tuaj profesionale?

Jiang Zuhui: Isha shumë krenar që mund të krijoja këtë balet në Shqipëri dhe mora kënaqësi nga shikuesit dhe të artistët shqipëtarë. Baletinat e plëqenin këtë shfaqe dhe përpiqeshin ta ushtronin. Ata nuk shprehën asnjë kundërshi dhe kërkuan të korrigjonin asnjë verpim. Zakonisht balerinat janë më të ndjeshme dhe ekziston mundësia që disa lëvizje të ndryshojnë, por shqiptarët nuk kishin asnjë kundërshtim. Ndoshta kjo lidhet me Panajot Kanaçi, sepse ai zakonisht drejtoi shfaqjen e kombit të tyre. Lidhur me baletin "Detashmenti i Kuq i Grave", ata menduan që ishte i freskt dhe dëshiruan ta mësonin. Shumë lëvizje ishin me karakteristika kineze, por ata mund t'i zotëronin.

Gazetare: Kinezët i ndihmuan shqiptarët të venë në skenë baletin "Detashmenti i Kuq i Grave". Po sot, si mund të ndihmhen artistët shqiptarë?

Jiang Zuhui: Mendoj se aritistët shqipëtarë nuk janë të thjeshtë. Ata kishin guxhim të bënin. Në vendet e tjera, artistët nuk e kishin këtë guxhim për shfaqjen "Detashmenti i Kuq i Grave" sepse lëvizjet me karakteristikat kineze ishin shumë të vështirë për ta. Shumë grupe të huaja dëshironin ta mësonin shpejt baletin. Por "Detashmenti i Kuq i Grave" ka elemente të reja vallëzimi, dhe kërkon shumë përkushtim e gjithashtu shumë fonde. Shqipëria edhe pse një vend i vogël, mundi të shfaqte, nuk ishte e lehtë.

Gazetarja: Në shtatorin e këtij viti në Pallatin e Asamblesë Popollore të Kinës u organizua aktiviteti i 50 vjetorit të baletit "Detamentit të Kuq të Grave". A dëshironi të takoheni sërish me balerinët shqiptarë?

Jiang Zuhui: Patjetër! Dëshiroj të takohem me Panajot Kanaçi, shok shkolle, por nuk e di nëse jeton edne apo jo. Më ka marrë malli shumë për të. Pasdaj dëshiroj të takohem me balerinët e tjerë. Këtë herë me rastin e 50 vjetorit dëshiroja të ftoja Agronin në Pekin dhe të ndiqte shfaqjen. Por mësova se nuk jeton më dhe për këtë më vjen shumë keq. (Çang Çuo)