20141225krishlindjet |
Nëse do ta vizitoje Kinën më shumë se 20 vjet më parë, vështirë se do të gjeje gjurmë të festës më të njohur në Perëndim: Krishtlindjeve. Por sot në periudhën e kësaj feste, qytetet kineze, veçanërisht ato më të mëdha, nuk kanë ndonjë ndryshim nga qytetet perëndimore. Dritat vezulluese e zbukurimet krijojnë një atmosferë të ngrohtë e të hareshme, ndërsa reklamat në qendrat tregtare, supermarketet dhe dyqanet i klientët të blejnë dhurata për njerëzit e tyre të dashur. Edhe restorantet luksoze janë të rezervuara që kohë më parë, dhe në to mund të hash një darkë romantike me njeriun e zemrës, ose të festosh në hare me miqtë. E sigurisht, ndonëse janë shndërruar në një festë popullore, Krishtlindjet vijojnë të jenë edhe një festë fetare, kështu që pjesëtarët e bashkësisë së krishterë në Kinë dhe të huajt gjithnjë e më shumtë në metropolet kineze u drejtohen kishave për të ndjekur meshën e mesnatës.
Por në Kinë kremtimi i Krishtlindjeve është një ndërthurje e elementeve lindore me ato perëndimore dhe sigurisht ka edhe veçantitë e tij. Kështu në Kinë për Krishtlindje njerëzit zakonisht dhurojnë mollë, të quajtura "mollë të arta", për të uruar gëzim e mbarësi. Në mjaft restorante shërbehet "rosa e tetë thesareve", njëfarë versioni kinez i gjeldetit, një rosë e tërë e pjekur e mbushur me bambo, gështenja, kërpudha etj. Kina pa dyshim gjatë Krishtlindjeve ofron një përvojë dhe atmosferë që mbeten gjatë në kujtesën e cilitdo.
"Intime Lotte" është një qendër e madhe tregtare në rrugën Wangfujing, dhe një nga qendrat më të famshme tregtare në Pekin. Në këtë periudhë të vitit pemët e Krishtlindjeve vendosen në shumë hotele të qyteteve të mëdha në Kinë si dhe rrugët mbushen me drita festive duke ndezur një atmosphere të veçantë. Sot, Krishtlindjet shihen nga kinezët si një mundësi për shkëmbimin e dhuratave me kolegët dhe miqtë. Të rinjtë organizojnë mbrëmje të ndryshme në natën e Krishtlindjeve, e po ashtu çiftet e reja parapëlqejnë një darkë romantike në ndonjë restorant luksi. Një prej të rinjve shprehet se ka vite që shkëmben dhurata me të dashurën e tij dhe se Krishtlindjen janë kthyer në një traditë. Marrja e një dhurate ditën e Krishlindjeve është diçka romantike dhe sipas tij do të fitojë zemrën e çdo femre."
Dhuratat e Krishtlindjeve janë me të vërtetë diçka e rëndësishme. Krishtlindja e këtij viti në Pekin ofron shumë aktivitete të pasura kulturore. Nuk mungojnë koncertet apo programet e ndryshme si dhe organizimet nëpër bare dhe restorante..
Kinezët kanë nxituar të shkëmbejnë dhuratat e Krishtlindjes, edhe pse shumica e tyre nuk besojnë tek Santa Klaus.
Teksa Krishtlindja është bërë një festë popullore për kinezët, bizneset po e shfrytëzojnë këtë mundësi më së miri.
Në qendrën tregtare të Pekinit "Solana", një menaxher dyqani thotë se ka vënë dekorimet për Krishtlindje që dy javë më parë.
"Për Krishtlindje blemë shumë lodra, kostume festash dhe promocione për të shtuar shitjet", tha ai
Wang Ying është pronare e një bari 'Club Zoom' në zonën Shichahai(什刹海). Ajo thotë se në vigjiljen e Krishtlindjeve mblidhen shumë vendas dhe të huaj. Këtë vit, tema e Krishtlindjeve në barin e saj është muzika nordike. Biletat tha ajo u shitën menjëherë, pasi njerëzit e pëlyen me të vërtetë shumë këtë ide.
Chen Zinan është pronare e një restoranti perëndimor 'Shefi i vjeshtës'. Ajo thotë se Krishtlindja është një periudhë e ribashkimit familjar. Restoranti i saj ka rreth 5 vjet që ofron shrëbime kryesisht për familjet që vijnë këtu për Krishtlindje. Ajo thotë se në fillim pjesa më e madhe e klientëve të saj ishin të huajt, por me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë vendas kalojnë Krishtlindjet në restorantin e saj. Ajo thotë se suksesi qëndron tek atmosfera, relaksi dhe shumëllojshmëria e gatimeve që ajo ofron për familjet, e kështu ata kalojnë kohë të këndshme së bashku.
Zhang Yuan dhe familja e tij janë klientë të rregullt të këtij restoranti.
Ai thotë se darka e Krishtlindjeve është shumë e rëndësishme. Djali i tij gjithnjë i kërkon para disa javësh se të afrohen Krishtlindjet që të shkojnë në ndonjë restorant të këndshëm perëndimor.
Ndërsa po të vizitosh sot qytetet kineze, veçanërisht metropolet si Shangai, Pekini, Guangzhou e Hong-Kongu, vështirë të gjesh ndonjë dallim nga qytetet perëndimore. Rrugët, qendrat tregtare e ndërtesat e tjera janë të mbushura me pemë, drita e zbukurime të tjera. Shumë kinezë i festojnë Krishtlindjet duke zbukuruar shtëpitë me fenerë letre e me pemë Krishtlindjesh, duke gatuar e duke ngrënë ushqime të veçanta dhe duke kaluar kohë me familjen e miqtë. Në Kinë në këtë periudhë organizohen edhe mjaft festa vendore, që mund të jenë të lidhura me Krishtlindjet ose jo.
Pra, kinezët i festojnë Krishtlindjet, por mund të thuhet se mbizotëron aspekti komercial i kësaj feste, veçanërisht te të rinjtë. Shumë shitore e qendra tregtare punojnë me orar të zgjatur dhe bëjnë ulje çmimesh për të tërhequr klientët. Dhënia e dhuratave është pjesë e pandarë e kremtimeve të Krishtlindjeve e përjashtim nga kjo nuk bën as Kina. Njerëzit shkëmbejnë dhurata të bukura si një mënyrë për të shprehur dashurinë e kujdesin për njerëzit e zemrës.