20141224fanchngzuo |
Në programin e sotëm është i ftuar ambasadori i 10-të i Kinës në Shqipëri, Fan Chengzuo. Zoti Fan është njëri nga studentët e grupit të parë të dërguar nga qeveria kineze në Shqipëri dhe është përkthyesi i parë i kryetarit Mao dhe i kryeministrit Çou në gjuhën shqipe. Ai e ka parë nga afër zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës e Shqipërisë. Ndjekim intervistën e plotë të gazetares Zhang Zhuo me të.
1. Gazetarja: Jeni përkthyesi i parë i kryetarit Mao dhe i kryeministrit Çou në gjuhën shqipe, ambasadori i 10-të i Kinës në Shqipëri dhe keni marrë pjesë në fazat e ndryshme të zhvillimit të marrëdhënieve kino-shqiptare. Ju keni shkruar një artikull ku nënvizoni se marrëdhëniet e të dy vendeve ngjajnë me katër stinët e vitit.
A mund të na e shpjegoni më hollësisht këtë ?
Fan Chengzuo: Ju doni të dini si marrëdhëniet kino-shqiptare kanë përshkuar stinën e pranverës, verës, vjeshtës dhe dimrit? Në vitin 1986, kur fillova punën si ambasadori i 10-të i Kinës në Shqipëri, sipas normave ambasadori i ri duhet të shkruajë një raport të punës së tij. Unë e titullova raportin tim "4 sitinët e marrëdhënieve kino-shqiptare". Në vitet 50-të të shekullit të kaluar, në kohën e ndërtimit të ambasadës sonë, kishm marrëdhënie të ngrohta, sepse ne e ndihmuam Shqipërinë të zgjidhte problemet konkrete të asaj kohe. Ajo ishte periudha e pranverës në marrëdhëniet kino-shqiptare.
Pas vitit 1960, Kina dhe Shqipëria kundërshtuan së bashku revizionizmin e Hrushovit, dhe pas kësaj këto dy vende u afruan më shumë dhe u rrit më tej ndihma e Kinës për Shqipërinë. Liderët e të dy vendeve zhvilluan vizita reciproke dhe marrëdhëniet dypalëshe ishin shumë të ngushta, prandaj kjo mund të konsiderohet si periudha e verës. Në vitet 70-të sekretari amerikan i shtetit Kissinger vizitoi Kinën dhe në 1972, presidenti Nixon vizitoi Kinën. Shqipëria shprehu pakënaqësi ndaj këtyre vizitave, ndaj dhe nisi rënia e marrëdhënieve midis dy vendeve. Më 7 korrik 1978, qeveria kineze i drejtoi një notë zyrtare qeverisë shqiptare ku theksohej se përderisa thoni se Kina dëmtoi ekonominë e Shqipërisë, ne po tërheqemi. Me anë të 4 avionëve, të gjithë specialistët kinezë u tërhoqën nga Shqipëria. Kjo ishte periudha e vjeshtës në marrëdhëniet midis dy vendeve. Largimi i specialistëve u pasua dhe nga largimi i ambasadorëve. Në ambasadën e Kinës kishte vetëm 10 punonjës të nivelit të lartë. Mediat shqiptare të asaj kohe e kritikuan mjaft Kinën dhe kështu nisi periudha e ftohtë e dimrit midis dy vendeve tona.
Deri në fundin e viteve 80-të dhe fillimin e viteve 90 -të kur nisi punën qeveria e re shqiptare kishte qenë një periudhë e ftohtë midis dy vendeve. Partitë e ardhura në pushtet në Shqipëri pas viteve 90-të, si Partia Demokratike, ashtu dhe Partia Socialiste kanë mbajtur një qëndrim miqësor me Kinën. Kur mbarova misionin tim si ambasador në fundin e viteve 80-të kam theksuar se pas dimrit në marrëdhëniet Kinë-Shqipëri ka nisur sërish pranvera. Aktualisht marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë normale dhe miqësore.
2. Gazetarja: A mund të na flisni për situatën e përgjithshme të ndihmave të Kinës ndaj Shqipërisë ?
Fan Chengzuo: Në vitin 1954, kur u ndërtua ambasada e Kinës në Shqipëri, filluam t'i japm ndihmë Shqipërisë. Në vitet 60-të të shekullit të kaluar, situata ndërkombëtare ndryshoi kursin e saj. Në vitin 1960, për shkaqe ideologjike, Kina dhe ish-Bashkimi Sovjetik filluan të kenë probleme, që ndikuan edhe në marrëdhëniet dypalëshe. Në fillim të kësaj periudhe Shqipëria tregoi simpati për Kinën dhe më pas u forcua midis dy vendeve. Edhe në vitin 1960, para Festës Kombëtare të Kinës, nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë dhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë Kinë-Shqipëri , Abdyl Këllezi vizitoi Kinën. Vizita e tij jo vetëm ishte shprehje e miqësisë për Kinë, por Kinën, por ai kërkoi dhe ndihmën e saj. Në atë kohë isha përkthyes i delegacionit shqiptar dhe i shoqerova nga Tirana deri në Pekin. Kina e mirëpriti Abdyl Këllezin me zyrtarë të nivelit të lartë, madje ka dhe një fotografi ku kryetari Mao duke shtrënguar duart e Këllezit ecin në Fengzeyuan të Zhongnanhai-së. Kjo fotografi përfaqëson një moment të rëndësishëm të ndihmës kineze në përmasa të mëdha ndaj Shqipërisë në fazën fillestare. Domethënia e asaj fotografie ishte se të dy vendet dhe dy partitë ishin të bashkuara. Nga ajo kohë, kërkesat e Shqipërisë u plotësuan nga Kina.
Ndihma e Kinës për Shqipërinë konsiston në një periudhë 24 vjeçare, që nga nisja e dhënies së saj nëpërmjet 114 projekteve e deri në vitin 1978, kur u prishën marrëdhëniet.
3. Gazetarja: Gjatë ndihmës ekonomike, shumë specialistë kinezë kanë qënë në Shqipëri. Çfarë mund të na thoni për këtë mision të tyre ?
Fan Chengzuo: 6 mijë specialistë kinezë kanë punuar në Shqipëri. Ata u zgjodhën nga sektorë të ndryshëm dhe kishin nivel të lartë jo vetëm profesional, por edhe moral, ndaj për këtë u vlerësuan nga kolegët shqiptarë por dhe qytetarët e thjeshtë. Ndër shokët tanë që punuan në Shqipëri,fatkeqësisht tre prej tyre sakrifikuan jetën për të ndihmuar këtë vend. Pas u kthyen në Kinë, këta specialistë rifilluan punët e tyre duke u bërë drejtues të ndërmarrjeve të mëdha kineze, anëtarë të Akademisë së Shkencave etj. Këta specialistë kishin aftësi të mira dhe kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në Reformën e Hapjes së Kinës ndaj Botës.
4. Gazetarja: Ju thatë se specialistët kinezë u rritën profesionalisht gjatë përvojës në Shqipëri si dhe kontribuan në zhvillimin e Kinës. Çfarë mbështetje morën ata nga pala shqiptare?
Fan Chengzuo: Ndihma nuk ishte e njëanshme. Dëshiroj të theksoj se Shqipëria na ka mbështetur në punën tonë, ndaj dhe ne i jemi mirënjohës për këtë. Së pari, Shqipëria qëndroi përkrah Kinës kur kundërshtoi Hrushovin. Së dyti, Shqipëria përkrahu Revolucionin Kulturor kinez. Së treti, Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm në rikthimin e Kinës në OKB. Dua të ndalem pak tek rikthimi i Kinës në OKB. Shqipëria shpenzoi mbi dhjetë vite për të mbështetur projektin që ndihmonte në rikthimin e Kinës në OKB, që u përkrah nga mbi dhjetë vende. Shqipëria me të gjitha forcat kontribuoi deri sa u realizua kjo.
Përveç kësaj Shqipëria na ka mbështetur edhe në çeshtje të tjera, paravërisht nga rëndësia e tyre. Në vitin 1964, kryeministri Çu Enlai bëri vizitën e tij të parë në Shqipëri. Kryeministri shqiptar Mehmet Shehu i ofroi 10 mijë fidanë ulliri dhe dërgoi 2 specialistë shqiptarë të ndihmonin në kultivimin e tyre. Pas vizitës së kryeministrit Çu në 14 vende, ai urdhëroi që këto fidanë të mbilleshin në qytetin Kunming të provincës Yunan të Kinës perëndimore në pranverën e vitit 1964. Më pas fidane u mbollën edhe në Shanxi dhe një pjesë e tyre u rrit shumë mirë. Kryeministri Çu u takua me dy specialistët shqiptarë dhe i shprehu kënaqësinë për punën e tyre .
Nuk duhet harruar se gjatë Revolucionit Kulturor të Kinës, nuk kishte filmat kinezë dhe të huaj, por vetëm disa filma me temën e luftës kundër Japonisë. Në atë kohë filmat shqiptare hynë për herë të parë në Kinë dhe kinezët i pëlqyen shumë ato, veçanërisht filmin "Ngadhënjim mbi vdekjen ". Ka edhe një mbështetje tjetër nga ana e Shqipërisë që ndoshta nuk e dinë shumë njerëz. Shqipëria, si një vend evropian ka prodhim të madh gruri. Në atë periudhë ky vend i ofroi Kinës farë gruri të përshtatshëm për krahina të ndryshme kineze. Kjo gjë nxiti shtimin e prodhimit të grurit tek ne, ndaj e konsiderojmë si një mbështetje të Shqipërisë. (Çang Çuo)