20141219ZVARRITJAPJ1 |
Populli thotë "punën e sotme mos e lër për nesër"
Zvarritje do të thotë veprimi i bërjes së punëve të rëndësishme apo që na japin kënaqësi dhe i lënies së detyrave apo punëve të tjera për më vonë ose deri në minutën e fundit. Por, ky veprim ka pasoja dhe zvarritja mund të jetë një nga sfidat tuaja më të mëdha.
Kur mendojmë për shoqërinë e sotme, të gjithë duket sikur nuk kanë kohë, prandaj është shumë e rëndësishme që ta menaxhojmë kohën me sa më shumë efektivitet dhe ta limitojmë zvarritjen sa më shumë që të jetë e mundur.
Për disa arsye, kemi një reagim emocional kur na duhet të bëjmë diçka që nuk kemi dëshirë për ta bërë, ose nuk ndjejmë kënaqësi, ose kur jemi të bindur që nuk e bëjmë dot. Nëse ndërgjegjësohemi për këtë veprim dhe nëse kuptojmë që kjo është zvarritje do të na ndihmojë ta parandalojmë këtë veprim.
Sot ka shumë arsye pse njerëzit i zvarrisin gjërat. Për shembull, lëmë për më vonë ose përtojmë të bëjmë gjëra që nuk na dhurojnë kënaqësi. Ndoshta mendojmë se nuk mund ta bëjmë diçka në mënyrë perfekte dhe prandaj heqim dorë prej saj..
Ose ndoshta brenda nesh kemi bindje se nuk kemi aftësinë për ta çuar një detyrë deri në fund. Cilatdo qofshin arsyet tuaja për zvarritjen e punëve, ka shumë rëndësi që të identifikoni cilat janë shkaqet që ju i lini gjërat për minutën e fundit ose i grumbulloni shumë punë njëherësh.
Shumë njerëz kanë zakonin e zvarritjes së punëve apo detyrave të ndryshme.
Ky ves krijon probleme të mëdha tek shumë njerëz — në punë, në shkollë dhe në shtëpi. Psh; shumë njerëz duan të mbledhin para që t'i përdorin në moshën e tretë, por asnjëherë nuk lënë të ardhura mënjanë. Ose personat që vuajnë nga obeziteti ose diabeti të cilët thonë shpesh se: " Nesër do nis dietën " — por asnjëherë nuk e bëjnë. Sipas statistikave 5% e popullsisë e ka këtë problem me shtyrjen kronike të detyrave për më vonë, problem ky që ndikon shumë në jetën e tyre.
Por, si është e mundur që njerëzit të kenë kaq qëllime të mira dhe përsëri e kanë të pamundur t'i përmbushin?
Studiuesit thonë se zvarritja e punëve është pasojë e keqmenaxhimit të kohës dhe mungesës së vullnetit. Por së fundmi, psikologët kanë zbuluar se ky problem ka lidhje me mënyrën se si funksionon truri dhe emocionet tona.
Ata thonë se kur njerëzit i zvarrisin punët, shmangin ato detyra që u japin pakënaqësi emocionale dhe në vend të kësaj bëjnë veprime që u ngrenë moralin.
Për të kuptuar më mirë se pse truri ynë është pronë e zvarritjes mund të na ndihmojë në gjetjen e strategjive të reja për evitimin e këtij problemi. Psikologu Tim Pychyl thotë se studentët që zvarrisin gjërat, janë më pak të dhënë pas vetes së tyre dhe kanë vetvlerësim të ulët.
Nëse nuk e hiqni zakonin e zvarritjes, mund të ketë pasoja të mëdha në jetën tuaj dhe në jetën e personave të afërt. Zvarritja mund të ketë ndikime në shëdnetin tuaj fizik dhe mendor..
Pychyl, një profesor në Universitetin Carleton në Ottawa, të Kanadasë, ka 19 vjet që studion problemin e zvarritjes së punëve.
Ai thotë se personi që i zvarrit punët mendon, "Oh, kam problem me menaxhimin e kohës " ose "e kam të vështirë ta realizoj. Kam problem me vullnetin." Kur të tjerët flasin apo mendojnë për personat që i zvarrisin punët i cilësojnë ata si dembelë.
Psikologët thonë se njerëzit që zvarrisin punët shmangin emocionet, disa prej të cilave janë emocione të pavetëdijshme. Kjo është e lidhur me mungesën e aftësive të vetë-rregullimit.
Psikologu vijon më tej duke shpjeguar se nga një studim mbi "vetja në të tashme "/"vetja në të ardhmen" ajo që ndodh është se me zvarritjen "vetja në të tashmen " gjithnjë shndërrohet në "vetja në të ardhmen."
Hal Hershfield bëri një studim shumë të rëndësishëm për të kuptuar se si e shohim ne "vetën në të ardhmen." Ai bëri një eksperiment, nëse dikush e sheh veten të moshuar në një foto të përpunuar, ata do të nisin me kursimin e të ardhurave për pensionin. Studiuesit gjetën se truri ynë e sheh ndryshe veten në të tashmen në krahasim me veten në të ardhmen.
Këshilla më e mirë kundër zvarritjes së punëve është ta nisni një detyrë pa humbur kohë... është e vështirë por gjeni forcën dhe niseni.
Në momentin që përballemi me një detyrë apo punë do ndihemi si pa humor për ta përmbushur. Shpeshherë dëgjojmë, "Jam pa humor."
Gjendja jonë e motivimit rrallëherë përkon me detyrën që na jepet, prandaj duhet të përdorim aftësitë e vetë-rregullimit për t'u fokusuar. Së pari duhet të mendoni "Ok, e di që nuk kam dëshirë ta bëj, por do ta nis."
Nga kërkimet Andrew Elliot dhe psikologëve të tjerë përparimi në qëllimet tona ushqen mirëqënien tonë. Prandaj gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të nisni me pak progres dhe kjo është mënyra se si ju furnizoni mirëqënien dhe motivimin tuaj.
Psikologu thotë se ku ishte i ri edhe ai kishte tendencën e zvarritjes së gjërave.
Por tani ai e ka kuptuar se zvarritja ka një çmim për të ardhmen.
Ai thotë se nëse keni për të bërë diçka, bëjeni tani... nëse e lini për më vonë ka të ngjarë të harroni ose mos ta bëni asnjëherë.
Një nga mënyrat për të fituar ndaj zvarritjes është ta nisni çdo ditë nga pak punë. Bëni përditë një punë që nuk e pëlqeni dhe jini të vetëdijshëm që kjo është pjesë e luftës ndaj zvarritjes. Më pas trupi juaj do mësohet me këtë gjendje të re çdo ditë nga pak dhe kjo mund të jetë rruga drejt fitores.