">Bashkëpunim kinematografik Kinë-Indi<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Bashkëpunim kinematografik Kinë-Indi
  2014-12-18 11:50:38

Kina dhe India si dy vende fqinje dhe prodhuese ambicioze në fushën e filmit këtë vit kanë forcuar më tej bashkëpunimin, duke e shtrirë atë në bashkëprodhime,veprimtari të përbashkëta promovuese të filmave, por edhe në filmime reciproke.

Gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Indi ministrat e informacionit dhe të medias të të dy vendeve vendosërn që të forcohet bashkëpunimi dypalësh. Një vemendje të veçantë zyrtarët e lartë të të dy vendeve i kushtuan bashkëpunimit në fushën e kinematografisë, përmes bashkëprodhimeve filmike.

U vendos që India dhe Kina të zhvillojnë festivale të përbashkët filmash si dhe të prodhojnë bashkërisht filma artistikë apo televizivë.

Zhou Jiandong, drejtor i Zyrës së Filmit të Kinës, pranë Adimistratës shtetëtore të shtypit, botimeve, radios, filmit dhe televizionit ka deklaruar lidhur me këtë se pritet që së shpejti të realizohen 3 bashkëprodhime me partnerët kinezë. Këto bashkëprodhime do të përfshijnë disa gjini filmike. Njeri prej tyre do të drejtohet nga kineasti nga Hong Kongu Wong Kar-Wai. Filmi trajton historinë e një murgu kinez, që gjatë sundimit të dinastisë Tang vizitoi Indinë. 'Kongfu Yoga' me regji të Stanley Tong do të jetë një tjetër projekt bashkëprodhimi kino-indian në fushën e filmit. Ndërsa komiku i njohur kinez, Xu Zheng, i famshëm për filmin 'Lost in Thailand', pritet të realizojë një film të ri në Indi.

Sipas drejtorit Zhou Jiandong, Kina dhe India po planifikojnë më shumë shkëmbime kinematografike, ku do të përfshihen dhe veprimtari të përbashkëta si javë filmash, që u vendos të zhvillohen çdo dy vjet midis dy vendeve. Gjatë bisedimeve midis përfaqësuesve zyrtarë të kinematografisë gjithashtu u propozua dhe shkëmbimi i vendeve të xhirimit për kineastët kinezë dhe indianë. Të dy vendet si Kina dhe India shquhen për bukuritë natyrore, kulturën e lashtë, traditat unike dhe trashëgimi të tjera në art, muzikë,pikturë, kuzhinë, jetë shpirtërore, ndaj edhe bashkëpunimi në botën e filmit pritet të jetë i suksesshëm.


Foto: CRI Online

Si vendi organizues i Festivalit të Filmit "Rruga e mëndafshit", Kina ka ftuar Indinë në sesionin e dytë të kësaj veprimtarie të rëndësishme kulturore që do të zhvillohet në vitin 2015. Të dyja palët kanë vendosur dhe importimin e sa më shumë filmave mes tyre.

Kineastët dhe aktorët mirëpresin bashkëpunimin

Bashkëpunimi i ri midis Kinës dhe Indisë në fushën e filmit është mirëpritur nga kineastët dhe aktorët e të dy vendeve. Ylli i kinemasë kineze Zhang Ziyi, gjatë prezantimit të ceremonisë së Festivalit ndërkombëtar të filmit në Indi është shprehur se adhuron këngët dhe vallet indiane, por edhe artet marciale kanë mrekullinë e tyre. Ajo ka thënë për mediat vendëse se shpreson që një ditë këto elemente të traditës së lashtë të të dy vendeve të bashkohen në filma dhe publikut do ti dhurohej një prodhim fantastik filmik. Filmat indianë të trajtuar në gjininë e dramave muzikore të mbushura me këngë, vallëzime tradicionale, kostume të mrekullueshme për ngjyrat dhe atmosferën që krijojnë, vitet e fundit janë mirëpritur në mbarë botën. Ndërsa filmat kinezë që fokusohen në artet marciale, kungfu dhe tradita të tjera të lashta po ashtu janë tepër të pëlqyera nga një publik ndërkombëtar.

Regjizori kinez Xue Xiaolu, ka theksuar se Kina dhe India janë prodhues të mëdhenj filmash dhe kanë regjizorë të nivelit botëror, ndaj shtimin e bashkëpunimit midis tyre e konsideron si një lajm mjaft të mirë për krijimtarinë filmike të të dy vendeve si dhe për promovimin e artit dhe kulturës së tyre në botë.

Vitin e kaluar Kina prodhoi 700 filma, ndërsa India ka një prodhim vjetor prej 600 filmash. Të dy tregjet e filmit do të kenë një mundësi të jashtëzakonshme bashkëprodhimi dhe shkëmbimi përvoje.

Nga ana e tij sekretari indian i Ministrisë së Informacionin dhe Medias Bimal Jhulka është shprehur se dy vendet fqinje Kina dhe India kanë shumë elemente të rëndësishëm të traditës, kulturës, historisë që i bashkojnë. Ai ka shprehur besimin se bashkëpunimi dypalësh do të kontribuojë në prodhime cilësore kinematografike në të ardhmen.

Deri vitin e kaluar marrëdhëniet midis Kinës dhe Indisë në të gjitha fushat kanë shënuar rritje. Zyrtarë të lartë të ministrive të kulturës, ku përfshihet edhe filmi kanë shkëmbyer vizita dhe grupe pune të përbashkëta kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin në këtë fushë. Në shtator të këtij viti Kina dhe India nënshkruan një marrëveshje bashkëprodhimesh audio-vizuale, e cila duke u zbatuar do të sjellë prodhime jo vetëm sasiore, por edhe cilësore në këtë fushë të artit. (Eda Merepeza)