20141217Intervista |
Shqipëria në epokën e re të bashkëpunimit ekonomik me Kinën
Shqipëria nënshkroi një memorandum me Kinën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit të hënën në mbrëmje duke synuar një epokë të re bashkëpunimi midis dy vendeve që rigjejnë lidhjet e vjetra, komenton nga Tirana, agjencia kineze e lajmeve Xinhua, nëpërmjet Benet Kolekas dhe Liu Lihang.
Nënshkrimi i memorandumit midis qeverisë shqiptare dhe bankës kineze Exim, për dhënien me koncesion të ndërtimit të Rrugës së Arbit, ka gjetur jehonë pozitive në shtypin shqiptar dhe midis studiuesve të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në prag të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd, për Samitin Kinë – Europa Qendrore e Lindore, CRI Shqip bisedoi me ish-drejtoren e Diplomacisë Publike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eva Kushova dhe gazetarin e RTV Ora Neës, Patrik Sadikaj. Që të dy bien dakord se Shqipëria duhet të tregohet pragmatike dhe të thellojë bashkëpunimin konkret me Kinën.
"Duhet që Shqipëria të mos ketë asnjë lloj kufizimi me Kinën për marrëdhënien e bashkëpunimit ekonomik," thotë zonja Kushova për CRI Shqip, që më herët ka këshilluar dhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë.
Kur e pyeta nëse Shqipëria duhet të vendosë marrëdhënie të partneritetit strategjik me Kinën, ashtu siç ka vendosur Sebia, zonja Kushova sugjeron termi "partneritet strategjik nuk duhet të përdoret më të gjitha vendet e botës, qofshin këtu edhe superfuqi ekonomike."
"Shqipëria e ka bërë të qartë se partner strategjik ka Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të historisë dhe së fundi me që synon të integrohet në Bashkimin Europian, Shqipëria i ka kthyer sytë nga Gjermania," thotë Kushova, duke shtuar se nuk duhet lënë pas dore asnjë ofertë që vjen për bashkëpunimin ekonomik dhe fuqizimin e marrëdhënieve tregtare me Kinën.
"Mendoj se për sa kohë që nuk jemi bërë anëtarë të Bashkimit Europian, nuk duhet të stepemi për bashkëpunim me asnjë vend jashtë BE-së, pavarësisht rezervave që vendos në raste të veçanta," thekson për CRI Shqip, Eva Kushova, ish-drejtore Diplomacisë Publike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
"Vizita e dytë e kryeministrit Rama në Beograd në pak kohë do të ishte një rast i mirë për Shqipërinë që të synonte tërheqjen e investimeve kineze, ndërsa qeveria duhet të kuptojë rëndësinë e investimeve dhe potencialin e madh ekonomik që ka Kina, thekson gazetari Patrik Sadikaj për CRI Shqip.
"Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë samit duhet t'i shërbejë shprehjes së gatishmërisë për të mirëpritur investimet kineze dhe për të ofruar lehtësirat e duhura, thekson Sadikaj, duke shtuar se është e qenësishme që kryeministri Rama të kuptojë potencialin që ka një fuqi ekonomike si Kina.
"Takimi i Beogradit është një shans i mirë për qeverinë shqiptare por edhe për atë kineze për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit dypalësh," tha Sadikaj.