20141211Palimsest1 |
Autorja e një romani historik mbi Kinën, pas një periudhe dhjetëvjeçare , Leung Fung-yee shkrimtare nga Hong Kongu u dhuron lexuesve të saj një tjetër roman historik.
Romani me titull "Historitë tona-Një grua në kohë trazirash" i shkrimtares Leung flet për Hong Kongun e viteve 1949-1959. Promovimi i librit u bë në Pekin dhe u ndoq me mjaft interes nga mediat dhe lexuesit e saj.
E lindur në vitin 1949, vit kur u themelua Kina e re, Leung është një legjendë në botën letrare kineze , pasi ka shkruar 140 libra, mes tyre dhe dhjetra novela, që janë nga më të shiturat në vend. Leung njihet dhe si një sipërmarrëse e suksesshme në industrinë e botimeve si dhe krijuese e një kompanie hongkongase në këtë industri. Ndërkohë ajo shquhet për bamirësi dhe si aktiviste shoqërore, e dalluar përmes donacioneve prej milona yuan në fushën e arsimit .Libri i saj më i ri i botuar nga "Shtëpia botuese e Letërsisë " do të jetë i pari i kolanës së veprave të saj në gjuhën kineze.
Leung nisi të shkruante romane në vitin 1989. Shumica e veprave të saj trajtojnë përvojën e saj në sipërmarrje që nga vitet 70-të por dhe disa të tjerë merren me krizën fiananciare aziatike në vitet 1997-1998. Nëvitet 1990 mbi 20 libra të saj u botuan në pjesën kontinentale të Kinës, duke u bërë Leung autorja më popullore e asaj periudhe.
Shumë prej veprave të saj janë përshtatur për skenare serialesh televizivë dhe filma artistikë.Media kineze e ka cilësuar autoren Leund si "dukuri kulturore". Në një nga veprimtaritë ku ishte e ftuar, zonja Leung për 6 orë rresht ka dhënë autografë për adhuruesit e librave të saj.
Ajë shquhet për prodhimtarinë letrare, energji dhe kreativitet, thotë zëvendës drejtori i Shtëpisë botuese "Letërsia Popullore", Zhou Xuanlong. Ndonëse ajo shkruan shpejt, të gjithë librat e saj dallohen për stilin e veçantë. Libri i saj më i ri i kushtohet Hong Kongut të viteve 1949-1959 dhe fillimisht u botua në Hong Kong vitin e kaluar. Në qendër të romanit është Gui Yuxin, një konkubinë e një të pasuri jeta e së cilës fillon të pësojë ndryshime të mëdha si pasojë e shndërrimit shoqëror të Hong Kongut dhe pjesës kontinentale të Kinës në atë dhjetëvjeçar të krijimit të Republikës Popullore të Kinës .
Protagonistja e romanit Gui pëson dhunë psikologjike dhe seksuale por në fund jeta e saj merr një kuptim ashtu siç ëndërronte vetë ajo. Shkrimtarja Leung e ka shkruar librin për 44 ditë, ndonëse pranon se shkëputja 10 vjeçare ka ndikuar në krijimtarinë e saj.
Ish kryeredaktori i Shtëpisë Botuese SDX, Li Xin, njëherësh mik i shkrimtares, thotë se Leung është bërë mjaft popullore në vitet 90-të për romanet me temë dashurie, por këto krijime të saj pasqyrojnë njëherësh realitetin shoqëror dhe ndikimin historin të ngjarjeve. Ndërsa vetë shkrimtarja thotë se shkrimi i këtij romani është një përvojë e re në karrierën e saj dhe se ka studjuar mjaft faktet dhe ngjarjet historike të kohës para se të niste ta shkruante atë.Madje ajo ka deklaruar në intervista se ky është romani i saj i preferuar dhe se tashmë do ti dedikohet me përkushtim krijimtarisë letrare.
Ekspozitë fotografike e një britaniku kushtuar Kinës
Susan Lawrence, mbesa e akademikut britanik Briton Michael Lindsay, i cili ka fotografuar Luftën e Rezistencës së popullit kinez kundër agresionit japonez në vitet (1937-1945) ka hapur një ekspozitë të dielën në Bibliotekën e Shangait .
Mbi 200 fotografi bardhezi janë ekspozuar në ambjentet e Bibliotekës Huaihai të Shangait dhe do të vizitohen nga publiku deri në 18 dhjetor. Pjesa më e madhe e fotove janë realizuar në zonën e luftës të kontrolluar nga PKK dhe ndër to ka dhe shumë foto të kryetarit Mao si dhe të gjeneralëve të Ushtrisë së Kuqe.
Michael Lindsay, një ekonomist i njohur britanik kishte ardhur në Kinë për të punuar si profesor i ekonomisë në Universitetin e Pekinit. Ai ndihmoi vullnetarisht trupat kineze për instalimin e makinës telegrafike dhe tranportimin e materialeve të ndryshme në vijën e frontit. Ndonëse një fotograf amator ai ka fokusuar me aparatin e tij çaste lufte në provincat Hebei dhe Shanxi.
Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës Susan Lawrence, u shpreh se gjyshi I saj ishte mjaft krenar për kontributin e dhënë në ndihmë të popullit kinez në luftën kundër fashistëve japonezë. Në pjesën më të madhe të fotografive shihen ushtarë kinezë, ndërsa në disa të tjera portrete të bashkëshortes së zotit
Lindsay, Li Xiaoli. Çifti pati dy fëmijë dhe në vitin 1945 u kthye në Britaninë e Madhe. Ekspozita me fotografi u organizua në kujdesin e Qendrës Kërkimore të Luftës antifashiste botërore të Universitetit Jiao Tong.
(Eda Merepeza)