20141210kzzz |
Sipërmarrësit e rinj përqafojnë 'lëvizjen krijuese'
Lëvizja e krijuesve e cila ndihmon njerëzit të krijojnë risi duke përdorur mjete dhe software të popullorë, po përhapet me shpejtësi në Kinë. Sipërmarrës të rinj po nxiten për të krijuar biznesin e tyre me mbështetjen financiare të qeverisë kineze.
Li Ningjing raporton:
Lëvizja e krijuesve filloi në Shtetet e Bashkuara diku në mes të viteve '2000. Ajo vë në kontakt njerëzit që duan të krijojnë, duke ndarë me të tjerët dijet dhe mjetet e përdorur.
"Krijuesit" mblidhen në "hapësirën e krijuesve" për t'iu dhënë jetë ideve më të egra duke përdorur mjete të tillë si printerë 3D, makina prerëse dhe burime masive financimi.
Brezi i ri i Kinës ka ndihmuar për të vazhduar traditën e nisur në Shtetet e Bashkuara. Wang Shenglin ka bërë disa punë para se të bëhej një nga pionierët e lëvizjes në Kinë.
Në vitin 2011, ai themeloi Hapësirën e Krijuesve të Pekinit. Dikur ai krijoi një ekran me prekje sa një tavolinë. Wang thotë se lëvizja e krijuesve i drejtohet brezit të ri, në përpjekje për ta ngritur zërin e tij.
"Brezit i vjetër shkon me parimin: në mëngjes do të shkoj në punë. Por brezi i ri, përpiqet, përpiqet aq fort për gjërat që dashuron. Unë mendoj se ky është ndryshimi. Nuk bëtë fjalë vetëm për krijimin e risive, jo vetëm për krijimin e teknologjive dhe pajisjeve. Çështja është në fakt tek bërja e asaj që pëlqen."
Qeveria kineze dhe kompanitë shtetërore kanë filluar të nxitin sipërmarrjet e vogla, përfshirë edhe disa të lindur në hapësirën e krijuesve, duke iu ofruar grante dhe subvencionim të qirave.
Drejtuesi i kompanisë 'Zhonghai Investment Management', Liu Jinjun, thotë se ata ndihmojnë në themelimin e kompanive të reja duke identifikuar së pari kërkesën në treg për produktin.
"Ne kemi një hapësirë në Zhongguancun të quajtur "Laboratori i ëndrrave," në një sipërfaqe prej mbi 10,000 metra katrore dedikuar krijuesve. Çdo vit, çdo muaj, çdo javë shumë krijues të mrekullueshëm mblidhen këtu."
24-vjeçari Huang Weijie punon në kompaninë Orvibo me seli në Shenzhen që prodhon "smart hardware", për shembull prodhimi i zbuluesit të gazit dhe monoksidit të karbonit që funksionon nëpërmjet një aplikacioni për celular.
Ai thotë se është e vështirë për brezin e vjetër të shikojë përfitime nëse nuk shkon me rrymën.
"Aktualisht, shumë njerëz, përfshirë edhe mua, nuk kanë kurajë t'u thonë prindërve se kanë filluar biznesin vetjak. Me siguri prindërit do të mendojnë se rreziku është mjaft i lartë. Por brezi ynë mendon me të vërtetë se duhet të bëjmë diçka e të sjellim risi. Ne jemi po aq të zotë sa dhe të huajt. Pse ata mund të krijojnë diçka dhe ne jo?"
Rui Ma një sipërmarrëse e vendosur në Kinë, që fokusohet tek produktet e "mençur", sidomos ato të krijuar nga laboratorët e risive.
Ajo beson se Kina do ta kapërcejë rizikun dhe do të përqafojë një stil jetese të paimagjinueshme i të qenit sipërmarrës.
"Shumë prindër në Kinë, padyshim është e vërtetë që ata duan që fëmijët e tyre të kenë një punë të qëndrueshme, një apartament, të kenë nipër e mbesa. Por kjo nuk përputhet me stilin e jetesës së një sipërmarrësi, ndaj unë mendoj se paragjykimi është duke u pakësuar dhe kjo do të ndryshojë shumë shpejt në dy vitet e ardhshme. Kina siç e dini, ndryshon shumë shpejt."
Huang Weijie është i zënë duke kërkuar për investitorë dhe thotë se Kina po ndryshon.
"Brezi i ri do të ketë më shumë eksperiencë nga botë, më shumë dashuri dhe padyshim do të gabojë më shpesh. Njerëzit si unë kanë marrë një shkollim disi tradicional që nuk lejon gabimin. Por në të vërtetë, nuk ka risi pa gabime."
Qendra Krijuese e Pekinit shërben për t'ju dhënë ideve një shans të kenë sukses në botën e vërtetë. (Leftion Peristeri)