">Një dritare e muzikës rock në Kinë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Një dritare e muzikës rock në Kinë
  2014-12-04 16:41:51

Një dritare e muzikës rock në Kinë

Në fund të tetorit në Zonën e artit 798 të Pekinit u hap një ekspozitë kushtuar historisë së muzikës rock në Kinën kontinentale, Hong Kong dhe Tajvan. Kuratorë të ekspozitës janë Huang Liaoyuan nga Pekini, Chang Yiping nga Tajvani dhe Flora Kwong Man-wai nga Hong Kongu, të cilët kanë bashkëpunuar për të sjellë në eksponate zhvillimin e rrymës muzikore rock në 3 dekadat e fundit.

Në ekspozitë janë paraqitur objekte personale të muzikantëvë te njohur të kësaj rryme, koleksione të tyre, por të gjitha të shfaqura për herë të parë për publikun. Ideja për hapjen e ekspozitës me temë muzikore i lindi kantautorit dhe njëherësh vokalist i grupit rock "Trëndafil i dorës së dytë", Liang Long.

Publiku që ka vizituar ekspozitën ka patur rastin të shohë nga afër kitarën e përdorur nga Cui Jian, i njohur si "kumbari" i muzikës rock në Kinë. Në ekspozitë gjenden dhe posterat e koncerteve të tij rock që në fillimet e viteve 90-të të shekullit të kaluar. Madje në eksponate nuk mungojnë as veshjet skenike të anëtarëve të grupit muzikor rock "Trëndafili i dorës së dytë", të përdorura gjatë një koncerti në vitin 2013 në Pekin, video dhe foto nga edicioni i pare i Festivalit të rock-ut Hohaiyan në vitin 2000 si dhe nga koncerti i vitit 1994 në Hong Kong Arena. Ky është vlerësuar si një nga koncertet më të suksesshëm të kohës.

Sipas Liang, tashmë 36 vjeçar, që sapo është kthyer nga një turne koncertesh në SHBA, që të ketë sukses një grup muzikor duhet të hedhë vështrimin nga e shkuara.

Atij nuk i pëlqejnë fansat sotëm të muzikës, pasi ata e gjejnë muzikën lehtësisht të shkarkuar në internet,ndërsa në Kinën kontinentale gjatë viteve 80-90-të të shekullit të kaluar, të apasionuarit pas rock-ut blinin kasetat me muzikën e grupeve të tyre të preferuar.

Ai shpreh dëshirën që kjo ekspozitë me temë muzikore të shpalosë për audiencën e re të muzikës rock ëndrrën e të rinjve të dikurshëm lidhur ngushtë me këtë muzikë dhe pasionin e tyre për të.

Ndërsa muzikanti tjetër Huang, që ka shërbyer si menaxher i grupit rock "Trëndafil i dorës së dytë" që nga viti 2001 ka kontribuar në këtë ekspozitë me koleksionet personale 30 vjeçare, siç janë letra të shkruara me dorë për shfaqjet e dhëna, apo flamuj të kuq me firmat e pjesmarrësve në festivalin e pare të muzikës rock, të zhvilluar në malin Helanshan.

Me iniciativën e Huang festivali i muzikës rock nisi në vitin 2004 në rajonin autonom Ningxia Hui, i cili ishte i pari festival i kësaj rryme muzikore në Kinën kontinentale ku gjatë 3 ditëve të tij pati një audience prej 200 mijë spektatorësh.

Tashmë 49 vjeçar ky muzikant i njohur ka sjellë për ekspozitën mjaft dokumente, që nga biletat e festivaleve deri te kartat e stafit të koncerteve të organizuara ndër vite.


Foto: 王紫臣 / 东方IC

Huang thotë se brezi i vjetër i muzikantëve të rrymës rock and roll në Kinë, ndonëse pa shumë informacion , tregonte çaste jete të Kinës dhe kinezëve përmes një muzike perëndimore, gjë që krijoi shumë fansa deri në ditët tona. "

Në cilësinë e njerit prej kuratorëve të ekspozitës Huang ftoi kolegët e tij Chang nga Tajvani dhe Kwong nga Hong Kongu, si dy figura mjaft të rëndësishme që kanë kontribuar në zhvillimin e kësaj rryme muzikore në rajonet e tyre.

Kwong, nga Hong Kongu ka një kontribut të njohur si kompozitor i grupit muzikor "Beyond". Ndërsa 46 vjeçari Chang, ka krijuar një grup të muzikës rock në Tajvan që në vitin 1998. Ai ka qenë një nga kontribuesit në festivalin e përvitshëm të muzikës rock në Tajvan si dhe pjesmarrës në festivalin e rock-ut në Hohaiyan në 2000.

Vitet e fundit Chang ka marrë pjesë në edicionet e festivalit të rock-ut në Hohaiyan ku ka ftuar dhe muzikantë të kësaj rryme nga Kina kontinentale, Hong Kongu dhe Tajvani të performojnë.

"Skena muzikore e rock-ut në vitet 90-të e deri në vitin 2000 në Kinën kontinentale më ka befasuar," thotë Chang. Sipas tij për grupet e sotme muzikore ka shumë mundësi të performimit live, por njerëzit duhet të njohin dhe historinë e lindjes dhe të zhvillimit të kësaj rryme muzikore në Kinë.(Eda Merepeza)