">Biblioteka e alfabetit Braille në Kinë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Biblioteka e alfabetit Braille në Kinë
  2014-12-01 15:38:39

Biblioteka e alfabetit Braille në Kinë, e vetmja që ka krijuar lehtësi për të verbërit, ka nisur një fushatë për shtimin e librave për personat që nuk shikojnë, në bashkëpunim me agjenci të tjera.

Nga rreth 400 mijë tituj të rinj librash të botuar vitin a kaluar në Kinë, 1.400 ishin me alfabetin Braille, një sistem të shkruari dhe të lexuari për personat që nuk shikojnë, që janë ofruar nga biblioteka kombëtare e Francës për personat që nuk shikojnë, e cila mban emrin "Louis Braille"

Mungesa e librave në alfabetin Braille nuk është e vetmja pengesë për personat që nuk shikojnë, pork a edhe problem të tjera me të cilat duhet të merren institucionet përkatëse, bibliotekat dhe organizatat jofitimprurëse. Ndërkohë roli I bibliotekave është mjaft I rëndësishëm në këtë drejtim.

Ndryshe nga bibliotekat e tjera të Pekinit, të tejmbushura me lexues, Biblioteka Braille , e pajisur me lehtësi modern për të verbërit, ofron një ambjent të qetë, ku gjen punonjësit dhe lexuesit.

Në këtë bibliotekë gjenden të gjitha botimet në alfabetin Braille në Kinë, ku përfshihen rreth 120 mijë kopje dhe mbi 3 mijë tituj librash.

"Problemi më i madh për ne është se si të tërheqim personat që nuk shikojnë në bibliotekë," shprehet Ma Wenli, punonjës pranë bibliotekës Braille të Kinës. Sipas tij shumë prej personave që nuk shikojnë e kanë të vështirë të udhëtojnë në distance të mëdha për të arritur deri në këtë bibliotekë.

Në vitin 2011, biblioteka u zhvendos nga periferia e kryeqytetit kinez, Pekin, diku pranë Tempullit të Qiellit ,por gjithësesi ajo ndodhet në distance të largët për shumë prej lexuesve që nuk shikojnë. Kjo pasi Pekini është një super metropol. Për të kapërcyer këtë vështirësi, stafi I Bibliotekës ka krijuar grupe vullnetarësh, të cilët shoqërojnë personat që nuk shikojnë në bibliotekë por dhe në veprimtari të ndryshme të organizuara për ta.

"Unë nuk e njoh alfabetin Braille, por vullnetarët lexojnë libra për mua," thotë Yan. Ai është njëri nga personat që nuk shikojnë që viziton dy here në muaj bibliotekën në shoqërinë e vullnetarëve, të cilët I lexojnë edhe ndonjë nga librat që ai zgjedh.

Krahas klubit të librit, biblioteka ka organizuar dhe kurse kompjuteri, leksione për instrumente muzikore apo fjalë artistike.

"Jeta jonë kulturore është përmirësuar ndjeshëm dhe tashmë nuk jemi thjesht spektatorë në veprimtaritë e organizuara këtu, por pjesmarrës aktivë të tyre, falë lehtësive dhe shërbimeve që janë krijuar këtu për personat që nuk shikojnë," thotë Ma.

Në Kinë numërohen 17 milionë persona që nuk shikojnë,nga të cilët vetëm 10 % njohin dhe përdorin alfabetin Braille. Për të tjerët të dëgjuarit e leximit të librave nga persona të tjerë është e vetmja lidhje me botën e librin. Megjithatë ka një mungesë librash në audio, për personat që nuk shikojnë në listen e botimeve në Kinë.

Hongdandan është emri i një organizate jofitimprurëse me seli në Pekin, e cila "përhap kulturë përmes zërit ", dhe njeri nga shërbimet e saj është regjistrimi në audio I librave. Themeluar në vitin 2003,kjo organizatë tashmë është prodhues I librave audio por dhe trajnues për regjistrimin e tyre ofruar personave që nuk shikojnë.

Sipas Zheng Xiaojie, themeluese e organizatës Hongdandan, që në vitin 2007 nisi prodhimi i librave audio dhe kërkesat për to janë rritur vazhdimisht. Por ajo nënvizon se disa nga fëmijët që nuk shikojnë zgjedhin libra audio që ju pëlqejnë, por i njejti libër nuk ekziston në variantin Braille.

Në vitin 2011, ajo themeloi një bibliotekë të vogël me libra audio me emrin Xinmu, që do të thotë "Sytë e zemrës" . Në këtë bibliotekë gjenden 400 libra në formatin Daisy, që është standarti ndërkombëtar i librave të inçizuar për lexuesit që nuk shikojnë.

Sipas Zheng procesi i prodhimit të librave cilësorë kërkon kohë, ndaj organizata jo fitimprurëse është e detyruar të kryejë misionin e saj duke u bazuar te vullnetarët dhe në mungesa fondesh.

Megjithatë agjencitë qeveritare kanë dhënë një ndihmë të madhe në mbështetje të veprimtarisë së këtyre organizatave në ndihmë të personave që nuk shikojnë. Teknologjitë e reja si ekranet me prekje të kompjuterave apo telefonisë së lëvizëshme i kanë paaftësuar personat që nuk shikojnë në përdorimin e alfabetit Braille.

Yang Qingfeng, ndonëse i verbër është pjesë e stafit të organizatës për personat me aftësi të kufizuara "One Plus One" dhe po punon për një projekt I cili e kthen librin prej letre në libër elektronik, të përshtatshëm për tu lexuar nga personat që nuk shikojnë.

Sipas tij kjo mënyrë ka nevojë për më pak kohë se sa përdorimi i audio-librave apo i alfabetit Braille. Ai tregon se mjafton të skanosh librin dhe të kthesh pamjet në tekst, duke ndihmuar kështu personat që nuk shikojnë. Ai ka dizenjuar dhe një procedure të detajuar për përdorim të personave që nuk shikojnë.

China Braille Press gjithashtu merret me prodhimin e librave elektronikë për personat që nuk shikojnë, por duke respektuar të drejtën e autorëve të librave që përdoren.

"Shumë autorë librash janë mbështetës të punës sonë dhe na japing të drejtën e autorit falas, thotë Wo Shuping, zëvendës kryeredaktor i China Braille Press.

Një arritje është nënshkrimi nga Kina në qershor të këtij viti i Traktatit të Marrakeshit, që u lejon organizatave të personave që nuk shikojnë të prodhojnë botime pa autorizimin e të drejtës së autorit.

Pas nënshkrimit të këtij traktati pritet që Kongresi Kombëtar Popullor të amendojë ligjin për këtë, që mund të realizohet pas 2-3 vjetësh. (Eda Merepeza, Foto: China Daily)