">Botohet "Historia ime në Pekin"<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Botohet "Historia ime në Pekin"
  2014-12-01 15:38:39

Në nëntor doli në qarkullim libri dygjuhësh "Historia ime në Pekin", i ideuar dhe botuar nga Zyra e Informacionit e Qeverisjes Popullore të Pekinit dhe CRI Online. Në libër paraqiten eksperiencat jetësore të 26 të huajve në Pekin. Libri u ofrohet kinezëve por dhe lexuesve të huaj.

Rrëfyesit e historive protagonistë të librit "Historia ime në Pekin" vijnë nga 20 vende të botës, mes të cilëve nga SHBA-ja, Kanadaja, Australia, Franca, Spanja, Hollanda dhe Polonia. Ata janë të grupmoshave dhe profesioneve të ndryshme, si ambasadorë, studentë, këngëtarë, përkthyes, trajnerë basketbolli apo yje të futbollit.

Elyse është një amerikane, e cila që në vitin 2001 kur studjonte gjuhën arabe në vendin e saj u shpërngul në Kinë me miqtë e saj. Në ditën e pare të saj në Pekin kremtohej festa tradicionale e fenerëve të kuq, që ndikoi mjaft në jetën e saj. Gjatë qëndrimit 10 vjeçar në Kinë ajo u dashurua me operan e Pekinit.

Aktualisht ajo është një moderator në Radion e Jashtme të Kinës por dhe drejtuese e klubit të saj të dramës ku performohet dhe opera tradicionale kineze. Ajo ka vallëzuar me aktorin që ka interpretuar rolin e kryeministrit Zhou Enlai në filmin "Who is Undercover".

Disa prej protagonistëve të librit jo vetëm kanë realizuar objektivat profesionale në kryeqytetin kinez, por kanë krijuar dhe familje këtu. I riu polak Przemyslaw rrëfen historinë e dashurisë me një vajzë kineze që e ka njohur gjatë një shëtitje në parkun Yuyuantan. Pas njohjes dyvjeçare ai i bëri të dashurës së tij kineze propozimin për martesë në majë të kullës së lartë të televizionit shtetëror kinez CCTV dhe familja e tij nga Polonia mori pjesë në dasmën e çiftit. Ai tregon se sa është emocionuar nga dasma e madhe kineze, që ndryshon shumë nga dasmat polake. Ai thotë se kanë një fëmijë dhe e dashuron më shumë se kurrë Pekinin.


Foto: 北漂 / 东方IC

Basketbollisti Marbury, qytetar nderi i Pekinit, tregon përvojën e tij në metropolin kinez, ku tashmë ai ndjehet si vendës. Ai ka shumë miq dhe fansa në Pekin, që nga sportistët e deri te pekinasit e thjeshtë. Në librin "Historia ime në Pekin" basketbollisti tregon se ndonëse ka patur oferta të tjera pune ka vendosur të qëndrojë në Pekin, të cilin e quan qytetin më të bukur në Kinë. Klubi Beijing Guo'an është më i miri në Pekin dhe sportisti thotë se nuk ka asnjë arësye të largohet nga ky qytet.

Ky libër bëhet mjaft i veçantë nga "Mini intervistat" në përfundim të secilit kapitull, ku protagonistët me pak fjalë përshkruajnë Pekinin. Ndër shprehjet e përdorura prej tyre janë " i veçantë", "miqësor", "modern", "qytet i hapur", " qytet i sigurtë ". Ndërsa për pekinasit protagonistët e huaj kanë vlerësime si, " të ndershëm", "mikpritës" dhe "të zhurmshëm".

Përshtypjet e ndryshme të protagonistëve të librit "Historia ime në Pekin" do të ndihmojnë lexuesit të njohin më nga afër Pekinin shumëplanësh dhe interesant. (Eda Merepeza)