20141126kz |
Mbretëria e lashtë e Angkor-it në Kamboxhia, dikur krijonte qeramikë për mbretërit, por aftësitë artizanale u zbehën gjatë shekujve. Në një përpjekje për të ringjallur këtë traditë të lashtë artizanale, një organizatë jofitimprurëse nga Japonia është duke punuar me poçarë vendorë me një qëllim për të përmirësuar teknikat dhe për të rritur të ardhurat. Korrespodenti i CRI-së raporton nga Kamboxhia.
Karrocat me dema që grumbullonin qeramikën tradicionale ishin dikur një peizazh i njohur në rrugët me kalldrëm të Kamboxhias.
Për të arritur deri në kryeqytetin Phnom Penh, një karrocë nga provinca Kampong Chhnang, duket të përshkonte 90 kilometra.
Chhnang do të thotë 'poçe' në Khmer, gjuha amtare Kamboxhias. Por në vitet e fundit, karrocat që transportojnë qeramikë janë bërë më pak të zakonshme, për shkak se industria në fjalë është në rënie.
Zhvillim ekonomik i kohëve të fundit i Kamboxhias ka parë shumë të rinj të lëvizin nga në zonat rurale në drejtim të qyteteve për të gjetur punë. Kjo do të thotë se më pak njerëz tani janë duke fituar para përmes qeramikës. Dhe për shkak se qeramikë tradicionale është e brishtë, çmimet janë të ulëta dhe pagat për poçarët janë të vogla.
Galeria 'Arti i Gjallë i Kamboxhias' në Phnom Penh është pjesë e përpjekjeve për të ruajtur poçarinë tradicionale duke përmirësuar teknikat e prodhimit dhe zhvillimin e tregjeve të reja.
Qeramika kombinon teknikat tradicionale me praktikat bashkëkohore si lustrimi dhe dizajni modern.
Marion Gommard është menaxhere e marrëdhënieve publike i galerisë 'Arti i Gjallë i Kamboxhia'.
"Në këtë ekspozitë donim të prezantonim projektet të cilat janë duke ndihmuar komunitetet në provincën Kampong Chhnang. Këto projekte po ndihmojnë për ruajtjen e traditës, por edhe për shtimin e teknikave dhe krijimin e objekteve bashkëkohore të cilat mund të gjejnë vend në tregjet moderne."
Në tetor të vitit 2009, Procaria e Kampong Chhnang-ut u përfshi në projektin Qeramika Tradicionale e Kamboxhias, nga një organizatë jofitimprurëse japoneze e financuar nga 'The Nippon Foundation'.
Hiroshi Ake është koordinatori i projektit.
"Projekti ynë ka dy qëllime. Së pari të ringjallim kulturën e Angkor-it të periudhës së perandorisë Khmer. Në atë kohë kishte poçarë që përdornin teknikën e shkëlqimit në Kamboxhia, por me rënien e perandorisë Angkor, teknika u zhduk. Ne duam të ringjallnim teknikën e prodhimit të objekteve me shkëlqim duke ndërthurur dizajnin dhe teknikat moderne. Ky është qëllimi i parë i projektit, i dyti është gjenerimi i të ardhurave për poçarët."
Teknikat që përdoreshin për të krijuar qeramikën e Khmer-it u humbën me rënien e perandorisë midis shekullit të 9-të dhe të 15-të.
Për këtë arsye, projekti që po ndërmerret, përdor teknikën japoneze nga Mashiko, një qytezë e prefekturës Tochigi, e njohur gjerësisht për qeramikën.
Ashtu si për të përgatitur një ëmbëlsirë, bërja e qeramikës cilësore kërkon materiale të një cilësie të lartë.
Zona përreth fshatit Andong Russei thuhet se ka baltën më të mirë në të gjithë vendin.
Poçarët duhet të përziejnë baltën e errët dhe atë më të çelët me ujë, me qëllim që të bëjnë masën më të mirë.
Tradicionalisht objektet nuk vendoseshin në forma të gatshme, por atyre iu jepej forma me dorë. Kjo do të thotë se trashësia e objekteve ishte e ndryshme duke i bërë ato delikate të thyeshme.
Po tani po përdoren pajisje dhe forma të gatshme gjë që ka ndikuar dramatikisht për përmirësimin e cilësisë dhe shpejtësisë.
Projekti japonez ka mundësuar punësimin e 10 banorëve që kanë lidhje në të kaluarën me qeramikën.
Oun Ara është një poçar.
"Unë mësova teknikën e qeramikës nga fqinjët. Im atë dhe ime më nuk dinin ndonjë teknik, por unë mësova nga xhaxhai që jetonte ngjitur nesh. Pasi mësova teknikën fillova të shes por shumë pak pasi punoja shumë ngadalë."
Më parë gjatë procesit të prodhimit, lustrimi tradicional i objekteve bëhet me gur të tharmuar dhe ujë që pasi vendoset mbi sipërfaqen e objekteve të qeramikës, i bën ato të padepërtueshme nga uji.
Më herët poçarët i pjekin enët e tyre në një temperaturë prej rreth 850 gradë Celsius, por kjo ishte e pamjaftueshme duke i bëtë objektet tepër të brishtë.
Por tani një furrë e ndërtuar së fundi mund t'i pjekë objektet e qeramikës në temperaturë prej rreth 1250 gradë Celsius.
Kjo temperaturë me e lartë përmirëson fortësinë e qeramikës dhe e bën atë më të përshtatshme për përdorim.
Deri më tani përpjekjet kanë qenë të suksesshme për të ringjallur traditën dhe tani 10 poçarët kanë marrë porosi të shumta.
"Një qendër e madhe tregtare do të hapet në Phnom Penh dhe ne kemi marrë shumë porosi nga restorantet që do të jenë aty. Ndaj së fundi ne kemi qenë shumë të zënë për të përfunduar porositë. Por qëllimi ynë nuk është vetëm tregu Phnom Penh-it apo Kamboxhias, por ne duam të eksportojmë në Japoni, Azi dhe Europë."
Projekti i Qeramikës Tradicionale të Kamboxhias pritet të përfundojë në fillim të 2015-s, dhe në atë kohë administrimi i biznesit do t'ju kalojë vetë punëtorëve vendorë.
Në ata ia dalin me sukses, tradita antike e poçarisë e Kamboxhia do të ketë një të ardhme të ndritur.