20141126wanghongqi |
Wang Hongqi ishte drejtuesi i Byrosë së Tiranës i agjencisë kineze të lajmeve Xinhua. Në vitin 1964 Wang, filloi të mësonte gjuhën shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit, duke nisur njëherësh një lidhje të ngushtë me Shqipërinë që zgjat mbi gjysmë shekulli. Si gazetar i agjencisë Xinhua në Tiranë, ai punoi për 22 vjet në Shqipëri dhe njohu shumë miq deri të nivelit të lartë. Punonte vazhdimisht për të studiuar dhe njohur të gjitha çështjet e Shqipërisë. Ai është një nga studiuesit e njohur të çështjes shqiptare në Kinë.
Wang Hongqi e njeh shumë mirë ndihën ekonomike të Kinës ndaj Shqipërisë. Ajo, sipas tij, ndahet katër faza. Nga viti 1954 deri në vitin 1961, Kina i ofroi Shqipërisë ndihma në formën e huasë. Nga fillimi i viteve '60 deri në fillimin e 70 viteve të shekullit të kaluar, Kina zëvendësoi ish-Bashkimin Sovjetik si vendin më të madh që ndihmon Shqipërinë. Faza e tretë, është ajo e reduktimit të marrëdhëniet politike midis Kinës e Shqipërisë në fillimin e 70 viteve të shekullit të kaluar. Më 7 korrik të vitit 1978, pala kineze publikoi notën mbi ndalimin e të detyruar të ndihmës ndaj Shqipërisë dhe tërheqjen e specialistëve.
Si përgjigje, Komiteti Qendror i Partisë së Punës së Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave i Shqipërisë i dërguan një letër Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshillit të Shtetit. Kjo letër shënon ndërprerjen e marrëdhënieve midis Kinës e Shqipërisë. Më pas u vendosën "marrëdhënie formale" sipas Enver Hoxhës. Në fillimin e '90 viteve, Shqipëria hyri në rrugën e zhvillimit të shëndetshëm të marrëdhënieve me Kinën.
Gazetarja: Cila ishte ndihma ekonomike që Kina i ofroi Shqipërisë?
Wang Hongqi: Ndihma e Kinës ndaj Shqipërisë u zhvillua pavarësisht bllokadës dhe vështirësive ekonomike të Kinës. Nga viti 1954 deri në vitin 1978, Kina i ofroi Shqipërisë 75 fonde ndihme me një vlerë prej 10 miliardë juanësh, 43% për qind e të cilave ishin në fushën ushtarake. Shqipëria u bë vendi që mori vëllimin më të madh të ndihmës për frymë. Numri i projekteve të ndihmës të Kinës për Shqipërinë ishte 142, në të cilat 91 projekte u përfunduan, 23 projekte ishin në ndërtim e sipër kur i ndërprenë marrëdhëniet dhe 17 projekte ishin në fazën e planifikimit. Kina ndihmoi të ndërtoheshin degë të industrisë si ajo e çelikut, plehrat kimike, soda kaustike, përpunimi i qelqit, bakrit, letrës, plastikës, prodhimi ushtarak etj.. dhe gjithashtu investoi në projektet e prodhimit të energjisë elektrike, të qymyrgurit, të naftës, të makinerive, të industrisë së lehtë, asaj tekstile, të materialeve të ndërtimit, të telekomunikacioneve dhe të transmetimit. Niveli industrial i Shqipërisë u rrit. Dua të theksoj se ndihma vazhdoi edhe gjatë vështirësive e fatkeqësive natyrore, siç ishte tërmeti i madh në Tangshan. Kina vazhdoi t'i ofrojë ndihma të mëdha Shqipërisë në pajisje, makineri, traktorë, automjete etj. Ndihma në drithëra arriti 1.8 milionë tonë.
Gazetare: Kur filluat punën në Shqipëri, marrëdhëniet dypalëshe ishin në kulmin e tyre. Si ndiheshit në atë kohë?
Wang Hongqi: Më 8 qershor të vitit 1969 u dërgova në byronë e Tiranës të agjencisë së lajmeve Xinhua. Aty punova për 22 vjet. Ndihma e Kinës për Shqipërinë ishte e madhe dhe vetëmohuese. Specialistët kinezë ishin të sinqertë dhe miqësorë ndaj shqiptarëve. Populli shqiptar ishte mirënjohës sidomos ishte miqësor për 6000 specialistë kinezë.
Gazetare: Çfarë kujtoni nga puna 22-vjeçare në Shqipëri?
Wang Hongqi: Në një gjendje të varfër dhe të pazhvilluar Kina i ofroi Shqipërisë sasi të mëdha ndihmash që i kalonin mundësitë. Specialistët kinezë u larguan nga familjet dhe shkuan larg në Shqipëri. Ata nuk u nisëm për të fituar para, por konsideruan gjendjen e përgjithshme të vendit. Tre specialistë kinezë sakrifikuan jetën e tyre gjatë punës në Shqipëri: Zhang Baoyu, Peng Peiwen dhe Li Dexiong. Peng Peiëen ishte përkthyesi i grupit gjeologjik i Kinës. Për shkak të motit, makina me të cilën udhëtonin ra në luginë dhe Peng mbeti i vdekur në këtë incident. Li Dexiong ishte specialisti i fabrikës së çimentos në Krujë. Për shkak të një gabimi në manovrimin e vinçit Li u godit dhe humbi jetën. Zhang Baoyu mbahet mend mirë nga populli shqiptar. Në vitin 1971, për shkak të fillimit të transmetimeve më 1 nëntor, grupi i specialistëve të televizionit doli nga vështirësia dhe shënoi rekord për përfundimin e projektit të ndërtimit të televizionit. Stacioni i transmetimit të televizionit u ndërtua në Dajt. Kur materialet e pajisjet u transportuan, kishin mbetur vetëm 37 ditë. Stacioni ndodhej në lartësinë 1613 metra. Drejtori i grupit të antenave Zhang Baoyu punonte vazhdimisht. Çdo njeri punonte zakonisht 4 orë në çdo ditë, por ai punonte mbi 10 orë dhe brenda 5 ditëve, ata mbaruan instalimin e antenave. Më 27 shtator në vitin 1971, për shkak të lodhjes, kur ai drejtoi instalimin e platformës së vogël dhe filloi të ecte mbrapsht, u rrëzua nga një lartësi e madhe. Kështu ai sakrifikoi jetën e tij. Ishte një dhimbje e madhe. Kuvendi i Shqipërisë i dha Zhang-ut titullin "Hero i Punës Socialiste". Kjo ishte hera e parë në historinë e Shqipërisë.
Ka shumë episode të tjerë. Për shembull kur një specialist kinez u sulmua gjarpëri, shqiptarët nuk menduan rrezikun dhe me gojë e tërheqin helmin nga trupi i specialistit kinez. Gjatë punës sime, shumë shqiptarë kujtonin kohën kur punonin bashkë me specialistët kinezë. Në periudhën e marrëdhënieve serioze midis Kinës e Shqipërisë, mund të ndihej miqësia e thellë midis njerëzve për kinezët. Në vitet 80 të shekullit të kaluar që kur zyra ime ndodhej në ambasadë, gjetëm një zarf, në të cilin kishte shumë kartolina që i dërgoheshin qeverisë kineze, ambasadës së Kinës, Partisë Komuniste, volejbollistëve kinezë sepse atë vit ata fituan kampion botëror. Brenda këtyre kartolinave, kishte edhe letër të dërguar nga disa të rinj shqiptarë. Aty kujtohet ku thuhet se kur specialistët kinezë punuan në portin e Durrësit, disa nxënës të shkollave fillore kujtonin kur luanin së bashkë basketboll. Kur i lexova këto rreshta u ndjeva shumë e ngrohtë, sepse ato ishin eksperiencat e disa fëmijëve dhe në atë kohë mund të kujtonin e tregonin miqësinë e dy popujve.
Gazetare: Si e kujtoni tërheqjen e specialistëve kinezë nga Shqipëria?
Wang Hongqi: Pas 2 korrikut në vitin 1978, specialistët kinezë u tërheqin nga Shqipëria. Në atë kohë, isha në Kinë, por mësova se me avionë të posaçëm Kinë tërhoqi të gjithë specialistët dhe studentët që punuan e mësuan në Shqipëri. Shqiptarët që kishin lidhje me kinezët nuk dëshironin që ata të largoheshin dhe qanin. Para tërheqjes, punonjësit shqiptarë në hotelet ku qëndronin specialistët ishin të sjellshëm dhe ofruan shërbime të mira. Kur grupet e makinave të specialistëve u larguan, shumë njerëz dolën në rrugë dhe përshëndeten me dorë.
I ftuar në programin e sotëm ishte ditori i byrosë për Shqipërinë i agjencisë kineze të lajmeve Xinhua, Wang Hongqi. Ai tregoi eksperiencën e tij të punës gjatë 22 vjetëve në Shqipëri. (Çang Çuo)