20141124KINASOT |
Në gazetën belge "Le Soir" të botuar më 29 mars të këtij viti u botua një artikull i kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping për dëshirën e forcimit të miqësisë dhe të bashkëpunimit me Europën. Në artikull përmendet Wouter De Smet, një belg që i ka dedikuar gati 10 vjet trajnimit të fshatarëve kinezë në mbjelljen e pemës së kafesë, duke i ndihmuar ata të dalin nga gjendja e vështirë ekonomike.
Puna e z. Kafe
Çdo ditë, në rrugët malore të qytetit Pu'er që përshkojnë vargmalet e veshura me pyje të dendur, mund të shohësh një makinë4X4 të gjelbër me targën "Yun J25151" që ecën me shpejtësi dhe ndalon në plantacinet e kafesë. Drejtuesi i xhipsit është Wouter De Smet, 39 vjeç, agronom dhe menaxheri i pestë që kompania Nestlé dërgoi në provincën Yun'nan të Kinës Jugperëndimore për trajnimin e mbjelljes dhe blerjen e kokrrave të kafesë. Çdo udhëtim midis dy fshatrave nevojit të paktën dy orë dhe klima tipike tropikale me temperaturë të lartë dhe lagështi të madhe e bën udhëtimin më të gjatë. Por, që nga viti 2005, Wouteri ka kryer me mijëra udhëtime të tilla.
Wouteri, i lindur në vitin 1975 quhet "z. Kafe" nga fshatarët e Pu'er-it. Ky emër u kujton banorëve John M'Carthy, priftin e parë të krishterë britanik që arriti në Yun'nan me këmbë në vitin 1877 për të gjetur popujt e rinj të Zotit në këtë zonë të largët dhe të izoluar. Në krahasim me priftin që krijoi lidhjen e parë të banorëve të zones me botën, Wouteri dhe 7 kolegë të tij i janë kushtuar lidhjes së fshatarëve të varfër me "perandorinë e kafe-së" për përmirësimin e jetës së tyre.
Kërkimi për të gjetur "kontinentin e ri" për mbjelljen e pemës së kafe-së ka qenë gjithmonë një ndër punët më të rëndësishme të Nestlé-së. Amerika Jugore prodhon afro gjysmën e vëllimit botëror të kokrrave të kafesë dhe vetëm luhatja e prodhimit në Brazil mund të ndikojë në kompanitë më të mëdha që prodhojnë produkte ushqimore kafeje si Nestlé, Kraft Foods, Starbucks etj.
Që nga viti 1988, Nestlé zgjodhi zonën malore të qytetit Pu'er të Kinës Jugperëndimore për eksperimentimin e mbjelljes së pemës së kafesë,pasi ndodhet në të njëjtën gjerësi gjeografike të vatrës së Kafe-së, Kubës dhe ka një klimë të favorshme. Për arsye se mbi 80% e bashkëpunëtorëve lokalë janë fshatarë secili me një sipërfaqe toke më pak se prej 3.3 hektarë, që kanë përvojë vetëm në mbjelljen e çajit, Nestlé-ja dërgoi trajnues si Wouter për t'ju mësuar banorëve rritjen e vëllimit të prodhimit. Pas përpjekjesh disa vjeçare, deri në vitin 1997, kjo zonë është kthyer në një ndër 80 baza të prodhimit të kafesë më cilësore të Nestlé-së.
Pas vitit 2005, kur mbërriti Wouteri në Yun'nan, me propozimin e tij, Nestlé-ja filloi të punësojë edhe më shumë specialistë, duke zhvilluar 124 projekte trajnimi në ndihmë teknike të 9300 banorëve.
Kjo punë jo vetëm ka ndihmuar në ngritjen e kapacitetit të prodhimit të kafembjellësve, por edhe ka shtuar kontaktet e tyre me Nestlé. Në vitin 2003, vetëm 147 familje i shitën Nestlé-së produktet e veta. Kurse në vitin 2013, kjo shifër kaloi 3000. Tani, në çdo stinë korrjeje, Nestlé blen këtu mbi 3000 tonë kokrra kafeje.
Jeta në Kinë
Babai i Wouterit ishte menaxheri i katërt i Nestlé-së për zonën Pu'er. Para ardhjes në Kinë, ai kishte punuar në Filipine dhe Burundi të Afrikës si agronom për mbjelljen e kafesë. Së bashku me të atin, Wouteri mësoi nga afër përvojat e duhura gjatë qëndrimit 18 vjeçar në Afrikë. Megjithëse për të, nisja e një jete të re në një kontinent tjetër nuk duket aq e vështirë, jeta në Kinë i ka lërë mbresa shumë të thella.
"Në vitin 1998, qëndrova afro 2 muaj në Kinë. Ishte një ekpseriencë fare e re për mua. Por, shumë shpejt, u ambientova dhe u mirëprita nga banorët. Ata ishin të ngrohtë dhe miqësorë. Prandaj, pasi mësova se kompania kërkonte një menaxher për të zëvendësuar babain tim , që doli në pension, aplikova menjëherë", tha Wouteri.
Për fillimet e jetës në Kinë të këtij belgu, përkthyesi Hou Jiazhi kujton diçka interesante. "Wouterit i pëlqen shumë të ngasë makinën. Për të mësuar ambientin e këtushëm ai e ka ngarë makinën për rreth 8 ose 10 orë në ditë nëpër të gjitha fshatrat malore të Pu'er-it. Një ditë, policët rrugorë na ndaluan për kontroll. Pasi zbritëm, ata u shprehën të sigurtë se isha pa dyshim një sipërmarrës shumë i rëndësishëm meqë paskam një shofer të huaj", tha z. Hou , duke qeshur. Në zonat e largëta rurale, askush nuk kishte parë një menaxher që e kishte kaq passion ngarjen e makinës, duke u ngarkuar me detyrën e shoferit.
Por tani, Wouteri është bërë si një anëtar i shumë familjeve kafembjellëse. Në fshatin Dahe, z. Chen Jiahua, 48 vjeç i tha gazetarit se e ka shok shumë të ngushtë Wouterin dhe të atin, me ndihmën e të cilëve, familja e tij po planifikon të rindërtojë shtëpinë e vjetër. "Ata janë njerëz shumë të mirë. Gjithmonë na kanë ofruar ndihma të vlefshme, por më vjen shumë keq se nuk pranuan asnjë ftesë nga ne për një vakt të thjeshtë", tha z. Chen.
Faktikisht ky është një rregull i Nestlé-së që çdo agronom dhe menaxher nuk duhet të pijë ujë as të hajë bukë te prodhuesit e kafesë. "Ne japim këshilla profesionale falas. Kur vizitojmë parcelat e mbjella duhet të paguajmë vetë për të ngrënë. Gëzohem më shumë kur shoh se vëllimi dhe cilësia e kokrrave të kafesë janë në përmirësim të pandërprerë, duke pasuruar edhe familjet vendëse", tha Wouteri.
Në prill të vitit 2012, Shoqata e Teknikave Shkencore e qytetit Pu'er e nderoi specialistin belg Wouter De Smet me titullin "Punonjës i Shkëlqyer i përhapjes së Teknikave Shkëncore". Kjo është hera e parë që ky titull i jepet një shtetasi të huaj.
Wouteri shpreh përshtypjet e tij për Kinën dhe për Pu'er. "Në vitin 2004, kur preka për herë të parë tokën e Pu'er-it, isha një djalë i ri i sapomartuar. Më vonë, dy vajzat e mia lindëm këtu. Kam punuar dhe jetuar për 10 vjet në Kinë. Më pëlqen Pu'er-i i bukur. Megjithëse nuk di kur mund të kthehem në Belgjikë, gjithçka që kam përjetuar këtu do të mbetet gjithmonë e freskët në kujtesën time."