">Arkitekti kinez me famë botërore Ma Yansong<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Arkitekti kinez me famë botërore Ma Yansong
  2014-11-20 16:24:17

Arkitekti kinez me famë botërore Ma Yansong

Libri i ri i arkitektit kinez Ma Yansong me titull "Shanshui City" tregon filozofinë e dizenjimit. Ai e promovoi librin në Qendrën e artit bashkëkohor të Pekinit në shtat0r, ku ndër të tjera theksoi se dëshiron përmes këtij krijimi të tij ti tregojë botës stilin artistik kinez "shan shui", i cili konsiston në pikturimin e malit dhe ujit. Në librë arkitekti i njohur tregon se si koncepti i tij ndihmon në krijimin e imazhit, të konkretizuar nga dizenjuesi grafik Kenya Hara. Artisti arkitekt për krijimin e stilit "shan shui" përdor furçën dhe bojën e ujit. Ai njihet për pikturat e tij futuriste dhe "arti "shan shui" nuk përfaqëson vetëm malin dhe ujit, por një interpretim modern të shpirtit oriental të lidhur fort me natyrën.

"Nuk bëhet fjalë për një stil të veçantë apo përdorim të elementeve natyrore. Është një përvojë e natyrës. Nëse ju ndjeheni komod në këtë ndërtesë me flladin e erës dhe ndriçimin e diellit, atëhere mund tju them se kjo është ndjesia e "shan shui-t", thotë 39 vjeçari Ma, themelues i MAD Architects.

Në korrik të këtij viti firma e tij u zgjodh të drejtonte punimet e dizenjimit për Muzeun e Artit Narrativ të Çikagos. Kjo përzgjedhje u bë e motivuar nga "arritjet e arkitektit Ma në inovacionin filozofik të lidhjes së hapësirave urbane me natyrën".

 

Projektet e arkitektit Ma

Një nga projektet e suksesshme të arkitektit Ma është Park Plaza Chaoyang në Pekin, i cili është një shembull domethënës i filozofisë "shan shui" të tij. Ky projekt i paraqitur për herë të parë në prill të këtij viti, zë një sipërfaqe prej 120 mijë metra katrorë të një zone rezidenciale dhe tregtare në këtë distrikt në qendër të Pekinit, i ndodhur në jug të njërit prej parqeve më të mëdha të metropolit kinez.

Një tjetër projekt i arkitektit Ma është një ansambël kullash i cili është nderuar me çertifikatën e Këshillit të ndërtimeve të gjelbra të SHBA-së me motivacionin "Lidearship në energji dhe dizenjim ambjental".

Por filozofia e arkitektit Ma për "shan shui" nuk është e njejtë me " konceprin e gjelbër" të arkitekturës perëndimire. Sipas vetë arkitektit "Ndërtimet e gjelbera përbëjnë një koncept teknik. Ndërsa "shan shui" krijon atmosferën mes popullit dhe natyrës.Ka diçka shpirtërore në këtë filozofi, të cilën e ndjen përgjatë gjithë ndërtesës, nëse ju ndjeheni komod me të., thekson Ma.

Pikërisht për krijimin e kësaj atmosfere dizenjimet e Ma shfaqin ndërtesa të integruara me elemente të natyrës. Dy kullat kryesore lidhen mes tyre me një korridor në formë kopështi. Tingulli i ujit që rrjedh në këtë korridor të jep përshtypjen e një lugine mes malesh. Tarracat e ndërtesës dhe kopshtet e lulëzuara në katet e ndryshme të saj i bëjnë njerëzit që ndodhen brenda ndërtesës të përjetojnë elemente të prekshme të natyrës.

Vetë arkitekti Ma është rritur në një lagje të vjetër, që njihet me emërtesën hutong në Kinë. Ai ka përjetuar shndërrimin arkitekturor të Pekinit përmes zhvillimit urbanistik. Arkitektura moderne në qytetet kineze është imponuese dhe shpesh të jep idenë e forcës dhe begatisë. Por sipas arkitektit Ma nëse gjatë 30 viteve të fundit arkitektura kineze ka patur një periudhë akumulimi përvojash, tani ka ardhur koha për origjinalitetin e saj.

Ma thotë se Kina është modernizuar dhe qytetet e saj kanë ngjashmëri me ato perëndimore. Ai mendon se nuk është e vështirë të ndërtohen qytete si Nju Jorku apo Tokio, por qytetet e së ardhmes duhet ti kushtojnë vemendje popullit, natyrës dhe lidhjes me tyre.

Biografia

Ma ka studjuar në Institutin për inxhinieri civile dhe arkitekturë në Pekin përpara se të merrte diplomë master në arkitekturë në Universitetin Yale të SHBA-së, ku drejtohej nga arkitekti i njohur irakiano-britanik Zaha Hadid. Në vitin 2004 Ma krijoi në Pekin "MAD Architects". Ma u bë i njohur në botë kur në vitin 2002 propozoi projektin për ridizenjimin e World Trade Center në Nju Jork. Firmën e arkitektit kinez mbajnë "The Absolute Towers" në Mississauga të Kanadasë, që shënoi një sukses të madh në karrierën e tij në vitin 2006. Ndërtesat binjake rezidenciale, që njihen si "Marilyn Monroe" për shkak të formave të tyre çajnë qiellin duke mos humbur lidhjen me tokën.

Projekti u quajt"Best Tall Building in the Americas", titull që iu dha nga Këshilli i Ndërtesave të Larta dhe Banesave urbane të Çikagos në vitin 2012.

Ky arkitekt është një idhull për arkitektët e rinj në Kinë, thotë kritiku dhe kuratori Fang Zhenning.

"Ai është i pari arkitekt i lindur dhe rritur në Kinë që ka fituar projekte ndërkombëtare, duke u bërë një shembull për arkitektët e rinj".

Kur e pyesin për vizionin e tij për Pekinin e vitit 2050 Ma thotë se njerëzit do të ndjehen sikur jetojnë në kopshte, pasi i gjithë trafiku i shpejtësisë së lartë do të jetë nën tokë." (Eda Merepeza, Foto: Iwan Baan/China Daily)