">Kina përgatitet për Lojrat Olimpike Dimërore 2022<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kina përgatitet për Lojrat Olimpike Dimërore 2022
  2014-11-18 09:58:20

Në korrikun e sivjetshëm, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar konfirmoi se Pekini është një ndër qytetet kandidatë për organizimin e Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 2022. Pasi tërheqjes së kryeqytetit norvegjez Oslo, në tetor nga konkurrimi, tani mbeten vetëm dy qytete kandidatuese, që janë përkatësisht Pekini dhe Alma-Ata i Kazakistanit. Në fund të korrikut të vitit të ardhshëm, Komiteti do të votojë për të caktuar qytetin fitues. A është gati Pekini, për punën përgatitore ?


Foto: JEAN-CHRISTOPHE BOTT / 东方IC

Zonja Wang Hui, përgjegjëse e Zyrës së Informacionit të Lojrave Olimpike pranë bashkisë së Pekinit dha një intervistë ekskluzive për agjencinë kombëtare të lajmeve Xinhua,duke iu përgjigjur pyetjeve më të nxehta të publikut.

Pyetjes se "Përse ende aplikojmë, kur cilësia e ajrit nuk është në kushte ideale? Zonja Wang iu përgjigj se "Vjeshta është stina më e bukur në Pekin, por në tetorin e kaluar smogu ndkoi në garat sportive si kampionati I tenisit "China Open", ndeshjet midis skuadrave kombëtare të futbollit të Argjentinës dhe Brazilit, Maratonën Ndërkombëtare etj. Për pekinasit ajri I ndotur përbën një problem. Sipas znj. Wang, arsyet e smogut janë shumë të ndërlikuara, prandaj ulja e nivelit të ndotjes përbën një sfidë serioze për autoritetet e Pekinit. Në të kaluarën, kërcënimet vinin kryesisht nga stuhia e rërës, e ardhur nga shkretëtira ose tokat e zhveshura në veri dhe që nga vitet 90-të të shekulli të kaluar, bashkia e Pekinit po punon për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Por, askush nuk parashikonte se pas zgjidhjes së çeshtjes së stuhisë së rërës, krahas lulëzimit ekonomik dhe shtimit të numri të makinave, do të rritej niveli i smogut.

"Kam dëgjuar ankesa të tipit që në kushtet e smogut nuk duhet të aplikojmë për Lojrat Olimpike Dimërore", thekson zonja Wang. Sipas saj, aplikimi dhe zgjidhja e problemit të ndotjes nuk i kundërvihen njeri-tjetrit.


Foto: 闻报 / 东方IC

Përkundrazi, aplikimi për Lojrat Olimpike mund të na nxisë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, duke I kushtuar më shumë forcë ndryshimit të strukturës së konsumit të energjive dhe metodës së zhvillimit ekonomik. Prandaj, objektivi për marrjen e të drejtës së organizimit të Lojrave Olimpike, në thelb favorizon edhe plotësimin e kërkesës së qytetarëve për një mjedis më të pastër", tha znj. Wang Hui.

Lidhur me pyetjen nga publiku se si po ecën puna përgatitore, ajo nënvizon se deri tani Komisioni i Aplikimit i Pekinit ka pritur organizatat ndërkombëtare të disa disiplinave sportive në Lojrat Olimpike Dimërore si ato të skive, të ajsbollit, të curling-ut etj. Para fundit të këtij viti, pajisjet e Pekinit do të inspektohen edhe nga organizata ndërkombëtare për lojrat dimërore. Në vizitat e kryera, stadiumet për lojërat mbi akull u vlerësuan nga specialistët olimpikë.

Për sa i përket ndërtimit të stadiumeve, znj. Wang vuri në dukje një karakteristikë të punës përgatitore të Pekinit. "Veçoria jonë që dallon nga aplikuesit e tjerë është ripërdorimi i stadiumeve të Lojrave Olimpike Verore të vitit 2008. Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në stadiumin kombëtar, 'Foleja e Zogut. Ndeshjet e Curling-ut do të mbahen në Kubin e Ujit, ku janë zhvilluar Lojrat ujore në kuadër të Olimpiadës së vitit 2008. Në Pekin nevojitet vetëm ndërtimi i një pallati për patinazh të shpejtë, kurse për lojrat në akull kemi mjedise dhe pajisje të përsosura në periferi të Pekinit dhe qytetin Zhang'jiakou të provincës Hu'bei, në një distance prej gjysmë orë me linjë të posaçme të trenit të shpejtë. Përveç këtyre, ajri në Zhang'jiakou është shumë i mirë për zhvillimin e lojrave mbi akull, që kanë kërkesë të lartë për mjedisin natyror", shtoi znj. Wang.

Një tjetër pyetje e publikut ishte "Si shkon puna përgatitore për të fituar të drejtën e organizimit? "

Sipas znj. Wang Hui, pasi u konfirmua në korrik si qytet kandidat, Pekini ka nisur menjëherë një sërë përgatitjesh, që aktualisht janë në "fazën përfundimtare".

Siç mësohet, Pekini në radhë të parë duhet t'i dorëzojë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar raportin e përgjithshëm. "Deri tani, ka dalë varianti me shkrim i raportit për aplikim dhe po bëjmë dizenjimin dhe ilustrimin me fotot përkatëse. Pasi të mbarojmë përkthimin në gjuhët angleze dhe franceze, raporti do t'i dorëzohet Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në janarin e vitit tjetër. Përveç këtyre, megjithëse këtë herë nuk ka nevojë të ndërtojmë shumë stadiume, ndryshimi i duhur në stadiumet e mëparshme dhe ndërtimi i pasjisjeve infrastrukturore për lojrat dimërore duhet dizenjuar mirë dhe t'i raportohen Komitetit Ndërkombëtar me kohë të përcaktuar.", tha znj. Wang Hui, përgjegjëse e Zyrës së Informacionit të Lojrave Olimpike pranë bashkisë së Pekinit.

Nga publiku u shtrua dhe pyetja " Si garantohet organizimi pa shpërdorim i fondit?


Foto: Andy Wong / 东方IC

Zonja Wang për këtë përgjigjet se "Do ta kryejmë punën me kufizimin e rreptë të buxhetit dhe menaxhimin e tërë procesit të organizimit".

Sipas saj, përveç planifikimit të detajuar duke parandaluar shpërdorimin e fondit në ndryshimin dhe ndërtimin e stadiumeve, në bazë të garantimit të nivelit të shërbimeve, do të mbahet në kontroll numri i punonjësve për Lojrat Olimpike Dimërore.

Duke reaguar për shqetësimet lidhur me humbjen e mundshme ekonomike gjatë organizimit të mitingut sportiv madhështor, znj. Wang Hui shtoi se Qeveria kineze financoi vetëm 10% të fondit të përdorur gjatë Lojrave Olimpike Verore, organizuar në vitin 2008 në Pekin. Fitimi nga shfrytëzimi i vlerës komerciale të Lojrave Olimpike dhe të ardhurat nga shitja e biletave dhe e të drejtës së transmetimit televiziv mbuluan 90% të shpenzimeve. "Faktikisht, pas Lojërave Olimpike të Pekinit, fondi i mbetur po përdoret për nxitjen e zhvillimit të aktiviteteve masive sportive për qytetarët tanë", tha znj. Wang.


Foto: angelatu / 东方IC

Ajo shtoi se po të fitohet e drejta e organizimit të Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 2020, Pekini do të marrë edhe financime nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Bashkë me fitimet nga zgjerimi i vlerës komerciale, shitja e biletave dhe reklamimi i firmave etj., shpenzimet mund të mbulohen.

"Dyshimet ose pyetjet për shpenzimet gjigante gjatë organizimit të Lojrave Olimpike të vitit 2008 kanë lindur për shkak se ata kanë llogaritur shpenzimet për ndërtimin e disa projekteve të mëdha infrastrukturore të Pekinit si aeroporti i ri, linja të reja hekurudhore, të metro-së etj. Por, këto projekte ishin përfshirë shumë më herët në planifikimin urbanistik të Pekinit. Organizimi i Lojrave Olimpike thjesht ka shpejtuar procesin e zbatimit. Faktet tregojnë se këto pajisje jo vetëm kanë garantuar organizimin e suksesshëm të lojrave sportive botërore, por edhe po luajnë një rol edhe më të rëndësishëm në dobi të jetës së qytetarëve", shpjegoi znj. Wang.