">Fermerët po përdorin markat për të sfiduar supermarketet<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Fermerët po përdorin markat për të sfiduar supermarketet
  2014-11-18 09:56:53

Krijimi i markave dhe paketimeve unike është vetëm një nga manyrat që fermerët e disa rajoneve të Australisë po përdorimin për të mbajtur lart fitimet e tyre. Ata thonë se duhet të dalin me ide të reja për të konkurruar rrjetet e mëdha të supermarketeve.

Degjoni tani raportin e korrespodentit tonë nga Australia.

Mbjellja e perimeve në fshat dhe zhvillimi i marketingut për to në një zyrë luksoze në qytet duken si dy gjëra shumë larg njëra tjetrës. Por sot në epokën e rrjeteve të mëdha të sukpermarketeve, bizneset e vogla të fermerëve po ndienjë presion.

Rritësi i maruleve (sallëtës jeshile) Damien Rigali thotë se ai nuk mund të konkurrojë me çmimin e rrjeteve të mëdha, ndaj ai po i kushton vëmendje ndërtimit të një marke për ta veçuar produktin e tij nga të tjerët.

Si një prodhues i dorës së parë ai thotë se është duke investuar kohë në perfeksionimin e tokës që zotëron dhe prodhimit.

Ai thotë se perimet që rrit janë më të qëndrueshme, më të shëndetshme dhe të paketuara më mirë se ato që shiten në supermarket.

Ai gjithashtu pretendon se përdorur më pak pesticide dhe kimikate, duke ofruar një produkt për forcimin e shëndetit të konsumatorëve.

"Një marule nuk është thjesht një marule, apo një lakër dhe nuk është vetëm një lakër. Njerëzit në të vërtetë duhet të dinë se çfarë ka brenda produktit që konsumojnë."

Kur zoti Rigali e pa se produkti i tij cilësor ishte duke u përzier me prodhime të tjera para se të shitje tek konsumatorët, kuptoi se do të humbiste avantazh ndaj konkurrentëve të tij.

Ndaj ai zhvilloi një markë të tij dhe një paketim të posaçëm, një kuti të kuqe, dhe ai i dërgon perimet e tij në treg vetëm në këtë mënyrë.

Ai thotë se tani produkti i tij është më i kërkuar se kurrë nga shitësit e shumicës.

"Duhet që ta veçoja veten nga pjesa tjetër e konkurrencës, dhe e vetmja mënyrë që unë apo ne e shikojmë këtë gjë të mundur është ndërtimi i një marke të posaçme."

Drejtori i marketingut Scott Robinson thotë se ai nuk habitet kur fermat që zhvillojnë markat e tyre kanë fitime më të larta.

"Kjo do të thotë të ndalosh hedhjen në treg të një malli të zakonshëm, kështu që sa më shumë vlera i shton produktit aq më i lartë do të jetë edhe fitimi."

Bashkëshortët Rob dhe Kellie Bell që kanë në zotërim një fermë, thonë se paketimi i posaçëm i produktit të tyre ka sjellë më shumë fitime. Ata kanë shkuar gjithashtu një hap më tej, pasi nuk u a sheshin tregtarëve të shumicës mallin por vetëm në dyqanin e tyre.

Duke larguar nga biznesi ndërmjetësit, pra shitësit e shumicës, ata sigurojnë tani një fitim më të lartë.

Megjithatë, Kellie Bell thotë se në dyqan ata nuk sheshin vetëm prodhimet e tyre, por edhe ato të fermerëve të tjerë.

"Ne kemi një marrëveshje me fermat këtu rrotull të cilat marrin një sasi të caktuar dollarësh për kilogram. Dhe kjo ndodh pavarësisht vlerës reale të prodhimeve në treg."

 

Të gjitha këto firma po i bëjnë konsumatorët shumë të lumtur, pasi ato u tregojnë konsumatorëve se çfarë po hanë, një pyetje të cilën shumë njerëz po e bëjnë.

"Tani shprehja 'është e rritur në Australi' nuk pi më ujë! Konsumatorët duan të dinë të gjitha detajet e produktit."