20141113Palimsest2 |
Zbulohen 40 piktura murale në Gansu
Arkeologët kinezë kanë zbuluar mbi 40 piktura në shkëmb në provincën veriperëndimore Gansu, sipas të cilave vërtetohet ekzistenca e një jete nomade mijëra vjet më pare në këto treva.
Pikturat në shkëmb janë zbuluar në Luginën Chijinshan pranë qytetit Jinchang dhe në to shihen fytyra njerëzish, kafshë dhe skena gjuetie. Të pikturuara në shëmb këto vizatime janë ruajtur mire, bëjnë të ditur burime nga administrate e trashëgimisë kulturore të provincës Gansu.
Arkeologët thonë se shumica e vizatimeve janë krijuar në periudhën mes sundimit të Dinastisë Lindore Zhou (770 p.e.s – 221p.e.s) dhe dinastisë Han (202 p.e.s- 220 e.s), dhe janë të ngjashme me 200 vizatime në shkëmbinj të zbuluara në vitin 1990 në Jinchang.
Në historinë e lashtë të Kinës, Gansu ka qenë një trevë e frekuentuar nga nomadët. Muralet ofrojnë mundësi të shkelqyera për studimin e jetës së banorëve të kësaj zone në atë periudhë të lashtë ku mungojnë shumë të dhëna historike.
Frymëzim nga mali i shenjtë
Një hyrje interaktive dhe kërkimin e vetvetes dhe për ndriçim duket si një lojë zbavitëse në Malin Wutai, i cili vizitohet çdo ditë nga mijëra njerëz në këtë udhëtim të njohjes së vetvetes. Sapo hyjnë në këtë teatër njerëzit ndjejnë ndikimin e malit Wutai. Ata nisin ecjen në një udhë me zigzag si labirinth që të sjell ndër mend kujtimin e dhomës së gjumit të fëmijërisë, klasën e shkollës së mesme, apo dhomën e konviktit, kujtime të lidhura me prindërit, mësuesit apo biseda të kryera me të dashurin apo të dashurën e parë.
Në fundin e këtij udhëtimi ata që e kanë kryer e ndjejnë veten të çliruar nga përditshmëria dhe ndodhitë e saj . Kur dritat ndizen, publiku si me magji e gjen veten në skenë, i rrethuar nga aktorët, që i shoqërojnë jashtë skene.
"Ti përshkon jetën tënde duke kryer këtë ecje, duke mbartur në vetvete mijëra problem dhe mbërrin në malin Wutai, me shpresën se Buda do të të jape përgjigje për çfarë të shqetëson, " thotë regjizorja Wang Chaoge. Sipas saj frymëzimi për rrugën e panjohur përbën nisjen e shfaqjes. E ngarkuar për realizimin e këtij spektakli të veçantë ajo tregon se e ka vizituar malin e shenjtë dhe ka qëndruar këtu rreth 9 muaj, kohë kur ka vizituar shumë tempuj, ka lexuar histori dhe legjenda për malin Wutani dhe ka pyetur kryemurgjit për ndonjë këshillë.
Mali i shenjtë Wutai
I ndodhur në provincën veriore kineze Shanxi Wutai është njeri nga katër malet e shenjtë budistë të Kinës. Ai përfaqëson një qendër globale lutjesh të quajtur Manjusri (i njohur në Kinë si Wenshu), ku paraqitet dija e Budës. Dikur në këtë vend ndodheshin 120 tempuj budistë por aktualisht kanë mbetur 47,përfshirë Tempullin Foguang, që i përket dinastisë Tang (618-907) si dhe Tempulli Shuxiang, që i përket dinastisë Ming (1368-1644). Në vitin 2009 mali i shenjtë Wutai është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO.
Provinca kineze Shanxi është e njohur për industrinë e qymyrgurit. Me qëllim promovimin e kulturës, autoritetet vendore iu drejtuan regjizores Wang, ndër më të njohurat në vend për realizimin e spektakleve me temë turistike.
Prodhimet e mëparshme të regjizores Wang ishin shfaqur kryesisht në Kinën e jugut, por në veri të vendit shfaqjet në natyrë gjatë vjeshtës dhe dimrit bëhen të pamundura.
Prodhimi i saj i pare artistik në Shanxi ishte " Edhe një here Pingyao". Pingyao ka qenë një qendër financiare e Kinës gjatë sundimit të dinastisë Qing (1644-1911) ndërsa aktualisht është një qytet i lashtë i ruajtur mjaft mire. Teatri me regjinë e Wang përbëhet nga dy pjesë: njera ngjan si studio filmike me rrugë të vjetra,dyqane, kopshte dhe artistë, ndërsa pjesa tjetër është skena dhe auditori.
Në prologun e shfaqjes, publiku ecën në "rrugë" dhe ndërvepron me artistët, duke eksperimentuar në skenë jetën në lashtësi. Më pas ata udhëhiqen drejt auditorit për të pare fundin e shfaq jes.
Në Malin e shenjtë Wutai, regjizorja Wang përgatit shfaqjen në një skenë më të madhe.Për këtë realizim artistik ajo bashkëpunon me arkitektin Zhu Xiaodi, drejtor i Institutit të Arkitekturës dhe Dizajnit në Pekin.
Këta dy krijues u takuan rastësisht në vitin 2010 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Vitin e kaluar regjizorja Wang zhvilloi takime me disa arkitektë për të shkëmbyer mendime lidhur me një teatër të ri në Malin e shenjtë Wutai.
Regjizorja Wang dëshiron një teatër ku të harmonizohen mjedisi malor me lëvizjet dhe tingullin.
"Të gjithë arkitektët me të cilët bisedova mendonin se isha e çmendur, ose në rastin më të mire që nuk merrja vesh fare nga arkitektura. Por kur unë i shpjegova idenë time arkitektit Zhu,në vetëm 10 minuta ai skicoi ndërtesën dhe më tha "ndoshta ti po kërkon këtë"
Në fakt, kishte skicuar atë çfarë unë mendoja. "Ajo që shihni tani në luginën e malit shfaq 7 vëllimet e librave të shenjtë të Budës, thotë Wang.
Ajo e ka emërtuar "Pallati i Këmbanave" pasi në të sikur të ishin gonxhe, çelin mijëra këmbana, tingulli i të cilave dëgjohet larg teatrit.
"Mali Wutai " është një thesar i budizmit. Nuk kemi të bëjmë me kopjim të ndërtesës tradicionale. Unë vendosa të ndërtonim një arkitekturë bashkëkohore, që të mos dukej e çuditëshme në këtë ambjent, por të përshtatej me të " thotë arkitekti Zhu, i cili shton se shkëmbinjtë e marrë nga mali përbëjnë materialin kryesor të përdorur.
Arkitekti tregon se për here të pare në karrierëne tij ai ka projektuar një teatër për shfaqje. "U përfshiva shumë në këtë shfaqje para se ta shihja atë. Tani jam pjesë e stafit."
Ai tregon se do të bashkëpunojë me regjizoren Wang dhe në projektin e rradhës, Encore Malacca, që përbën dhe spektaklin e parë të drejtuar prej saj që do të shfaqet për publikun e huaj jashtë vendit. (Eda Merepeza, Foto: Jiang Dong/China Daily)