20141113Palimsest1 |
Tregtia duty free e veprave të artit në Kinë
Tregtimi duty-free i veprave të artit mund ta kthejë Kinën në tregun më të madh në botë në këtë sektor.
Taksat e larta të importit të veprave të artit nga Kina i kanë dekurajuar galeritë e huaja, tregtarët dhe koleksionistët e tyre. Por hapja në gusht e "Beijing Culture Free Port" ofron mundësi të reja për tregtarët e veprave të artit dhe mund ta kthejë kryeqytetin kinez në tregun e tretë më të madh në botë të tyre pas Nju Jorkut dhe Londrës.
"Beijing Culture Free Port" ndodhet pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Pekinit dhe zë një sipërfaqe sa 60 fusha futbolli. Janë në ndërtim 28 objekte që do të shërbejnë si qendra tregtare, salla ekspozitash apo depo. Një nga synimet e këtij sektori është promovimi i zonës së duty-free për tregun kinez të veprave të artit, kryesisht për Pekinin, i cili zë mbi 80% të tregut vendës.
Pronarët nuk do të paguajnë asnjë takes importi për aq kohë sa ata tregtojnë koleksionet e tyre në këtë zone. Edhe blerësit e këtyre veprave të artit nuk do të paguajnë tvsh. Këto dy taksa të liberalizuara do të rritin me 23% çmimin e punës për realizimin e veprës. Panairi i pare ndërkombëtar i Pekinit që u zhvillua në tetor ishte i pari që përfitoi nga shërbimet e ofruara nga "Beijing Culture Free Port".
Në këtë panair u ekspozuan mbi 10 vepra të impresionistëve francezë, ndër të cilët edhe të të mirënjohurit Renuar. Të gjitha veprat e huaja të artit dhe panairi do të gëzojnë statusin "duty free", thotë Liu Weihai, menaxher i projektit për tregtimin e veprave të artit në qendrën e ekspozimit "Beijing Culture Free Port". Në këtë veprimtari u kryen dhe ankande nga shtëpia e mirënjohur Sothebys.Koleksionistëve ju krijuan mundësi për vendosjen e veprave të artit në depot e posaçme, ku sipas zotit Weihai aktualisht ruhen 1 mijë vepra, duke përfshirë dhe ato abstrakte të Zao Wou-Ki, njëra prej të cilave e shitur në vlerën 12.37 milion dollar amerikanë vitin e kaluar gjatë ankandit Sotheby.
Individë apo kompani të huaja që bëhen pjesë e qendrës së ekspozimit "Beijing Culture Free Port" nuk paguajnë taksa. Tashmë ky sektor ka bashkëpunime me simotra në Gjenevë, Luksemburg, Gjermani, Paris dhe Singapor dhe tregtarët e veprave të artit dhe koleskionistët mund të transportojnë lehtësisht thesaret e tyre nga njeri vend ekspozimi në tjetrin.
"Kemi krijuar një strategji globale të shërbimit "free port". Synojmë të krijojnë një network të shërbimit të veprave të artit të tipit free port në Azi, thotë Wang Yudong, drejtor i qendrës së tregtimit të veprave të artit , pranë "Beijing Culture Free Port".
Gati 1/3 e shtëpive të ankandit të Kinës i kanë selitë e tyre në Pekin. Kryeqyteti bëhet qendra e ekspozitave, panaireve dhe ankandeve çdo vit. Sipas ekspertëve Pekini është një qendër tradicionale blerjesh të veprave të artit. Ndërsa Shangai njihet si qendër e koleksionuesve të veprave të artit. Për këtë arsye qendra " Beijing Culture Free Port" ndodhet në kryeqytet. Zona e pare duty-free e veprave të artit u krijua në Shangai krahas Zonës së Tregtisë së Lirë në vitin 2013. Ndërsa Pekini dhe Shenzhen duhet të marrin miratimin e Ministrisë së Kulturës për krijimin e zonave të tilla.
Zona e lire e tregtimit të veprave të artit e Pekinit është e vetmja në Kinë ku investuesit e huaj lejohen të krijojnë biznesin e tyre pa kufizime.
"Sipas rregullores së re, investimet e huaja mund të vijnë drejtpërdrejt. Galeritë e artit nga SHBA-ja dhe Europa mund të shesin dhe blejnë vepra arti në Pekin pa ndërmjetësimin e agjentëve", thotë Li Danyang, menaxher i përgjithshëm i Grupit të Zhvillimit Kulturor Gehua.
Ky grup operon si një shërbim "free port" si dhe merret me ruajtjen dhe riparimin e veprave të artit, duke bashkëpunuar me Administratën Shtetëtore të Trashëgimisë Kulturore dhe Zyrën e Trashëgimisë Kulturore të Bashkisë së Pekinit.(Eda Merepeza, Foto: Jiang Dong/China Daily)