20141117Hotpot1 |
Tibeti i sotëm nuk mund të kuptohet pa të shkuarën e tij. Në fillim të viteve 50-të të shekullit të kaluar mosha mesatare në këtë rajon ishte mjaft e ulët, në 35.5 vjet, niveli i vdekshmërisë foshnjore 43%, ndërsa numri i vdekjeve të grave, gjatë lindjes ishte 5%.
Foto: 宋诚林 / 东方IC
Viti 1959 shënoi një kthesë rrënjësore për këtë rajon. Reforma demokratike e këtij viti shfuqizoi sistemin skllavërues feudal. Jeta skllavëruese e këtij rajoni me sipërfaqe prej 1.2 milion km katrorë mori fund. Në vitin 1965 u krijua Rajoni autonom i Tibetit.
Rreth 1 milion banorë dikur bujkrobër u kthyen në qytetarë me reformën demokratike të nisur nga qeverisja qendrore. Për ta dhe familjet e tyre nisi një jetë e re, bazuar në dinjitet.
Zhvillimi i Rajonit Autonom të Tibetit është lidhur gjithmonë ngushtë me zhvillimin e mbarë vendit. Reforma e hapjes së Kinës në vitin 1978 ndikoi drejpërdrejt në zhvillimin e shpejtë të rajonit të Tibetit. Rritja e shpejtë ekonomike e Kinës dhe modernizimi i saj kanë kontribuar dukshëm në zhvillimin e Tibetit dhe perspektivën e tij.
Fondet e akorduara për zhvillimin e Rajonit Autonom të Tibetit
Qeverisja qendrore ka dhënë fonde për zhvillimin e këtij rajoni me një vlerë prej 450 miliard juanë (ose 75 miliard dollarë amerikanë) në periudhën 1952-2012, të cilat janë vënë në funksion të zhvillimit të tij nga qeverisja vendore.
Ndihmë për Tibetin është dhënë dhe nga provinca dhe qytete të tjera të Kinës në rrugën e zhvillimit të këtij rajoni.
Me fonde të buxhetit të shtetit u ndërtua autostrada Sichuan-Tibet si dhe autostrada Qinghai-Tibet, të dyja vepra të viteve 50-të të shekullit të kaluar, një periudhë kur Kina përballej me vështirësi të mëdha financiare. Dy projekte madhore, ndër të cilët hekurudha Qinghai-Tibet u realizua në vitin 2006, duke bërë të mundur lidhjen e Rajonit Autonom me pjesën tjetër të vendit.
Foto: 刘元睿 / 东方IC
Nevojat e popullsisë janë në qendër të vemendjes së qeverisjes vendore të Tibetit. Përmirësimi i kushteve të jetesës së banorëve ka qenë dhe mbetet një përparësi e drejtimit administrative të këtij rajoni.
Zhvillimi i Tibetit pas vitit 1959 ndihmoi banorët e këtij rajoni të gëzojnë të drejtën themelore të zhvillimit, si pjesë qendrore e kornizës së të drejtave të njeriut.
Mbi 91% e popullsisë aktuale të Tibetit janë tibetianë. Janë 3 milion banorët e këtij rajoni, të cilët janë bërë pjesë e zhvillimit të tij. Në Tibet jetojnë 40 pakica kombëtare, të cilat gëzojnë të drejta të barabarta në qeverisje.
Popullsia e Tibetit, pavarësisht besimit fetar gëzon të drejta të barabarta për arsimim, strehim, kujdes shëndetësor dhe sigurime shoqërore. Autoritetet vendore të Tibetit vazhdojnë përpjekjet për përmirësimin e jetës së banorëve të këtij rajoni, mjaft të pasur në histori, kulturë dhe tradita.
Të dhëna për kulturën dhe gjuhën
Në Tibet banorët e kombësisë tibetiane bashkëjetojnë me kombësitë e tjera si menpa, luopa, hui, sherpa dhe dengë. Banorët kryesorë të rrafshnaltës janë tibetianët, njerëz mjaft optimistë për jetën dhe të ardhmen e tyre. Tradicionalisht bujqit jetojnë në fshatra të vogla dhe merren me kultivimin e elbit. Ndërsa popullsia endacake e siguron jetesën duke mbajtur jakë (një rracë lope tibetiane), si dhe bagëti të tjera të imta.
Në qytete shumë tibetianë merren me zejtari dhe në ditët tona shumë prej tyre kanë hapur biznese.
Foto: 陈浩 / 东方IC
Gjuha tibetiane i përket familjes sino-tibetiane. Banorët e U-së, Tsang-ut, Kham-it dhe Chamdo-së flasin në dialekte të ndryshme.
Shumica e tibetianëve janë budistë të devotshëm, ndërsa një numër i vogël besojnë në bon-in e lashtë. Islami dhe krishtërimi kanë disa pasuues kryesisht në Lhasëdhe Yanjing.
Popullsia e Tibetit është rritur vazhdimisht edhe për shkak të mos zbatimit në këtë rajon të politikës së planifikimit familjar të zbatuar në Kinë. Sipas një regjistrimi të popullsisë në vitin 2000, Tibeti kishte 2.616.300 banorë, nga të cilët 2.411.100 ishin tibetianë, që përbënin 92.2% të popullsisë së këtij rajoni. Regjistrimi tregoi gjithashtu se jetëgjatësia mesatare e tibetianëve është rritur në 68 vjeç, falë përmirësimit të standarteve të jetesës së tyre dhe kujdesit shëndetësor.
Numri i analfabetëve është ulur në 850.700 vetë. Ndërsa sipas "Komunikatës statistikore të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Rajonit Autonom të Tibetit " të vitit 2007, popullsia e kombësisë tibetiane arrin në rreth 2.500.000 banorë, duke përbërë 95.3% të të gjithë popullsisë së rajonit. (Eda Merepeza)