20141112Intervista-BGjoka |
Në ditën e hapjes së Panairit të librit të Tiranës, studjuesi dhe shkrimtari Behar Gjoka flet për Radio Ejani lidhur me të rejat në letërsinë e sotme shqipe, botimet, të metat e përkthimeve dhe cilësinë e botimeve.
Një vëmendje të veçantë studjuesi Gjoka i kushton mungesës së letërsisë bashkëkohore kineze në Shqipëri. Ai vlerëson 30 titujt e letërsisë kineze në libraritë shqiptare, por mendon se intelektualët e të dy vendeve duhet të shtojnë kontributin në fushën e përkthimit dhe të botimeve.
Prurjet e pritshme të Panairit të librit të Tiranës, që zhvillohet nga 12-17 nëntor janë në fokus të intervistës që gazetarja Eda Merepeza realizoi me studjuesin dhe shkrimtarin Behar Gjoka.(Eda)