20141112librat |
Dihet që pjesa më e madhe e politikanëve pëlqejnë të lexojnë, madje dhe të shkruajnë libra. Librat e tyre të preferuar tërheqin vëmendjen e publikut dhe kthehen në best-sellers. Le të shohim cilat libra preferohen më shumë nga politikanët?
Kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping ka përmendur një gamë të gjerë librash gjatë fjalimeve të tij publike. Ai është shprehur se ende i kujton librat e mrekullueshëm të shkrimtarëve rusë si Alexander Pushkin, Leo Tolstoy dhe Nikolai Gogol. Gjithashtu, ai kujtoi se kur ishte i ri ka lexuar disa libra të filozofëve grekë. Letërsia dhe historia ishin pasionet e tij, duke cituar disa fjalë nga librat "Rekorde Historike", "Libri i Këngëve" dhe "Analet e pranverës dhe vjeshtës"
Ish-lideri Deng Xiaoping preferonte novelat wuxia përpara se të flinte. Ishte një mënyrë e mire relaksi dhe argëtimi pas një dite të lodhshme pune për të. Ai ruajti disa libra që lexonte në studion e tij, përfshi vepra historike, biografike dhe filozofike.
Presidenti amerikan Barak Obama së bashku me dy vajzat e tij vizitoi një librari në Uashington rreth një vit më parë. Ai bleu 21 libra, disa për vajzat e tij e disa për vete. Në listën e 21 librave ishin "The Kite Runner" dhe "Red Sparrow". Çdo libër që bleu Obama u shndërrua menjëherë në një best-seller.
Presidenti rus Vladimir Putin tha për mediet se preferon dy kategori librash: Në kategorinë e parë futen veprat klasike ruse dhe botërore me autorët Fyodor Dostoevsky, Anton Chekhov and Leo Tolstoy; dhe në kategorinë tjetër bëjnë pjesë librat biografikë dhe historikë, si Pjetri i Madh dhe Katerina II. Ai ka pranuar se pëlqen shumë novelat e Ernest Hemingway-t, përfshi "Plaku dhe Deti" dhe "Lamtumirë armë".
Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye preferon novelat kineze, veçanërisht "Romanca e tri mbretërive". Ajo ishte një fanse e madhe e Zhao Yun – një karakter në novelë – ku nuk nguroi ta quajë edhe si "dashurinë e saj të parë". Pas vdekjes së të atit në vitin 1979, ajo lexoi shumë vepra të lashta klasike kineze, përfshi edhe vepra të Konfucit, për të fituar qetësi shpirtërore dhe mendore.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela vitet që jetoi në burg i përdori për të lexuar. Libri që preferonte ishte autobiografia e Mahatma Gandhi-t. Mandela tha se mendimet e Gandhi-t luajtën një rol të rëndësishëm në transformimin shoqëror të Afrikës së Jugut.
Ish-presidenti francez Jacques Chirac tha dikur për mediet se që në rini preferonte artin aziatik. Ai ishte i dhënë pas poemave të lashta kineze, kryesisht të Li Bai dhe Du Fu.
Autorët e preferuar të ish-presidentit të Venezuelës Hugo Chavez, ishin Viktor Hugo, me kryeveprën e tij "Të mjerët". Ai preferonte gjithashtu biografitë e Napoleon-it dhe Mao Zedong-it.
Cilat janë librat më të lexuar të të gjitha kohërave?
Në këtë listë futen libra të zhanreve dhe tematikave të ndryshme, me një numër autorësh që nuk jetojnë më, por edhe të atillë që vazhdojnë të shkruajnë dhe të befasojnë ende lexuesit e vet nëpër botë.
Shkrimtari amerikan, njëherit edhe një lexues i pasionuar, James Chapman, ka bërë një hulumtim dhe ka përpiluar listën e 10 librave më të lexuar në 50 vitet e fundit. Hulumtimi i tij kishte për bazë numrin e librave të botuar dhe të shitur.
10. Ditari i Anna Frankut, Anna Frank – botuar në 27 milionë kopje
Libri është ditar i vajzës së quajtur Anna Frank, i shkruar gjatë dy viteve të fshehjes së saj nga nazistët në Holandë. Libri është i shkruar në formë të letrave që Anna ia dërgon një mikes imagjinare dhe ku përshkruan ditët e vetmisë së saj dhe të mendimeve të shumta për gjendjen në të cilën ndodhet. Edhe pse nuk e mbijetoi luftën, Ana i dha botës një nga ditarët më tronditës të shkruar ndonjëherë. "Përkundër gjitha të këqijave, ende besoj se njerëzit vërtetë kanë një zemër të mirë', kishte shkruar në ditarin e saj Anna. Sot ky libër konsiderohet vepra kryesore e shekullit 20.
9. Mendo dhe pasurohu, Napoleon Hill – botuar në 30 milionë kopje
„Mendo dhe pasurohu" është libër motivues i autorit Napoleon Hill, i cili përgjatë 20 viteve ka vëzhguar njerëzit e suksesshëm dhe ka ardhur deri tek përfundimi të cilin e ka emërtuar - Formula e suksesit. Formula bazohet në faktin se "çdo arritje, çdo pasuri e fituar, i ka rrënjët tek një ide e vetme!"
8. Iku bashkë me erën, Margaret Mitchell – botuar në 33 milionë kopje
Iku bashkë me erën (angl.Gone with the Wind) është një dramë romantike amerikane, ngjarja e së cilës zhvillohet në Gjeorgji gjatë luftës qytetare amerikane. Rrëfimi lidhet me jetën e Scarlett O'Hara, një vajzë me prejardhje irlandeze, një figurë komplekse që ballafaqohet me të gjitha vështirësitë që i sjell jeta. Libri ka marrë çmimin Pulitzer, ndërsa që është xhiruar edhe filmi me të njejtin emër. Filmi është bërë shumë i popullarizuar dhe i pëlqyer, ka fituar edhe çmimin Oskar, ndërsa sot hynë në listën e filmave më të shikuar të të gjitha kohërave.
7. Saga e Muzgut, Stephanie Meyer – botuar në 43 milionë kopje
Saga përfshin disa libra, Muzgun, Henën e re, Eklipsin dhe Agimin. Muzgu është një libër me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, ku lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. Librat i dedikohen lexuesve më të rinj, janë plot aksion, romantikë, por kanë rrëmbyer zemrat e miliona lexuesve anekënd globit.
6. Kodi i Da Vinçit, Dan Brown – botuar në 57 milionë kopje
Kodi i Da Vinçit është roman fiksioni ku personazhi kryesor, hetuesi Robert Langdon, heton një vrasje që ka ndodhur në muzeun e Luvrit në Paris. Në një rrëfim të tendosur kriminalistik Langdon zbulon mundësinë që Jezu Krishti të ketë qenë i martuar me Maria Magdalenën dhe të kenë pasur edhe një fëmijë. Ky rrëfim i popullarizuar tashmë është bërë edhe një nga filmat më të shitur.
5. Alkimisti, Paulo Coelho – botuar në 65 milionë kopje
K
ur u botua në Brazil në vitin 1987, Alkimistit nuk i është dashur shumë kohë të bëhet një nga librat më të shitur, një bestseller. Libri është përkthyer në 67 gjuhë të botës, duke hyrë edhe në librin e Guiness-it për librin e autorit që në të gjallë është përkthyer në më së shumti gjuhë të botës. Me 65 milionë kopje të shitura Alkimisti bëhet libri më i shitur në histori. Ndërsa vet Paulo Coelho jo vetëm që është autori më i shitur por edhe autori më me ndikim.
4. Kryezoti i unazave, J.R.R. Tolkien – botuar në 103 milionë kopje
Kryezoti i unazave është roman epik, fantazi, i shkruar nga filologu J.R.R. Tolkien. Romani ka lidur si vazhdimësi e tregimit për fëmijë "Hobit", por u zgjerua në një vepër shumë më të madhe e më komplekse. Kryezoti i unazave tashmë është bërë edhe film shumë i shikuar.
3. Harry Potter, J.K. Rowling – botuar në 400 milionë kopje
Librat Harry Potter përmbajnë një seri prej shtatë romanesh fantazi të autores britanike J.K. Rowling. Bota magjike e magjistarëve dhe lufta midis të keqes e të mires është bartur edhe në film. Harry Potter është një fenomen botëror i llojit të vet me të cilin janë mrekulluar edhe fëmijët edhe të rriturit.
2. Citatet nga vepra e Mao ZeDong - botuar në 820 milionë kopje
I botuar për herë të parë në vitin 1966, libri "Citatet nga vepra e Mao ZeDong", i quajtur edhe "libri i kuq i vogël" dedikuar popullit kinez. Libri përmban citate nga periudha kohore 1927 – 1964.
1. Bibla – botuar në 3,9 miliardë kopje