">Kina do të liberalizojë dhënien e Kartës Jeshile<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kina do të liberalizojë dhënien e Kartës Jeshile
  2014-11-12 15:30:16

Pasi mësoi se administrate kineze po shpejton liberalizimin e dhënies së kartës jeshile, 13 vjeçarja amerikane me emrin kinez Liu Suying u gëzua se po të hiqen kriteret e rreptë, ajo mund të aplikojë për të fituar këtë dokument për banim afatgjatë në Kinë.

Në vitin 2004, pas miratimit të Këshillit të Shtetit të Kinës (si Këshilli i Ministrave i Shqipërisë), Ministria e Sigurisë Publike dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës publikuan bashkërisht "Rregulloren për shqyrtimin e qëndrimit të shtetasve të huaj në Kinë".

Mirëpo, gjatë zbatimit prej 10 vjetësh të këtij sistemi, deri në majin e sivjetshëm, vetëm më pak se 5000 shtetas të huaj u pajisën me kartë jeshile, ose më pak se 500 njerëz në vit. Në kontrast me gati 900 mijë shtetas të huaj që jetojnë në Kinë, njerëzit mendojnë se Karta Jeshile kineze është "Karta jeshile më e vështirë për tu marrë në botë".

Por, sa e vështirë është realisht marrja e kartës jeshile në Kinë?

Steven Watkins, 52 vjeç është një amerikan që punon në Kolegjin e Teknologjisë dhe të Shkencës, në qytetin Zhengzhou të Kinës qendrore. Para 21 vjetësh, ai erdhi në Kinë për studime dhe në vitin 1994 u martua me një vajzë kineze. Pasi mbaroi studimet pasuniversitare, ai punoi për një kohë të shkurtër në një universitet amerikan dhe në vitin 2004, u kthye prapë në Kinë për mësimdhënien e gjuhës angleze. Në 20 vjetët e kaluar, ai ka banuar mbi 10 vjet në Kinë, por deri më sot, ai nuk përputhet me kriteret për pajisjen me Kartë Jeshile.


Foto: 张勇 / 东方IC

Sipas rregullores aktuale, çdo shtetas i huaj mbi 18 vjeç, mund të aplikojë për "Kartën e qëndrimit të përhershëm", ose "Kartën Jeshile" në Kinë, pasi plotëson kriteret e mëposhtme.

Së pari, të aplikojë si investues. Personat që mund të fitojnë Kartën Jeshile në Kinë si investues duhet të kenë investuar në mënyrë të qëndrueshme, për të paktën 3 vjet radhazi dhe duhet të kenë më shumë se 500 mijë dollarë amerikanë kapitale të regjistruara.

Së dyti, të aplikojë si profesionist. Ata duhet të kenë punuar mbi 4 vjet dhe banuar mbi 3 vjet në Kinë si titullarë të institucioneve, fabrikave kineze ose kompanive të huaja, që merren me biznesin e fushave të caktuara, ose si studjues me titull docent, ose profesorë që kanë punuar mbi 4 vjet dhe banuar mbi 3 vjet në Kinë.

Së treti, të aplikojnë si bashkëshortë të shtetasve kinezë. Ata duhet të kenë një marrëdhënie martesore mbi 5 vjeçare, me të ardhura të sigurta dhe shtëpi.

Së katërti, të aplikojë si kontribues në qarqet përkatëse.


Foto: 张振祥 / 东方IC

Sipas rregullores aktuale, çdo shtetas i huaj mbi 18 vjeç, mund të aplikojë për "Kartën e qëndrimit të përhershëm

Kërkesat e larta pavarësisht afatit të banimit, shumën investimeve apo nivelin profesional e kanë bërë marrjen e Kartës Jeshile në Kinë si "një mision të pamundur" për shumë shtetas të huaj, si Steven Watkins që jeton në Kinë.

Menjëherë pas publikimit në vitin 2004 të rregullores për marrjen e lejes së qëndrimit të përhershëm, Steven aplikoi si bashkëshort i një shtetaseje kineze. Por, qëndrimi prej një kohe të gjatë në ShBA në vitin 2008 për shkak të problemit shëndetësor të prindërve, solli refuzimin nga ana e autoriteteve kineze të kartës jeshile në vitin 2009(sipas rregullores, qëndrimi duhet të jetë 5 vjet radhazi).

Kështu, prej kohësh, Karta Jeshile duket më shumë si një "nder" dhe jo si një dokument ligjor me përdorim konkret. Në vitin 2004, Karta e Qëndrimit të Përhershëm në Kinë iu dha për here të parë 83 vjeçares Joan Hinton(me emrin kinez Hanchun), e cila kishte jetuar 56 vjet në Kinë.

Ajo është mbesa e shkrimtares së njohur irlandeze Ethel Lilian Voynich (autore e romanit "The Gadfly") dhe kishte kontribuar shumë në industrinë e prodhimit të qumështit në mbarë Kinën.

Lidhur me kriteret e rrepta për dhënien e Kartës Jeshile, z. Wang Huiyao, drejtor i institutit të pavarur studimor "Qendra për Kinën dhe Globalizimin(Center for China and Globalization)" u shpreh se para 10 vjetësh, kur u hartua rregullorja, për shkak të popullësisë së madhe të vendit dhe shifrës së vogël të punonjësve të huaj, administrate shtetërore synonte që të tërhiqte vetëm intelektualë të nivelit të lartë nga vendet e tjera. Për këtë arsye kriteret për marrjen e Kartës Jeshile janë tepër të rrepta.

Megjithatë, në vitin 2003, në Kinë kanë jetuar mbi 230 mijë shtetas të huaj dhe mbi 22 milionë të tjerë, si turistë. Mirëpo në tre vjetët e parë të zbatimit të rregullores, u dhanë më pak se 700 karta jeshile, shifër kjo e vogël krahasuar me kërkesat e të huajve në Kinë.


Foto: 董光强 / 东方IC

Sipas rregullores aktuale, çdo shtetas i huaj mbi 18 vjeç, mund të aplikojë për "Kartën e qëndrimit të përhershëm

Sipas ekspertit z. Wang Huiyao, ShBA-ja jep mbi 1 milionë karta jeshile në vit, kurse vetëm për aplikuesit kinezë, Kanada-ja jep mbi 30 mijë karta jeshile. "Po të krahasohet me vende të tjera aziatike, rregullorja jonë është më e rreptë. Dy vjet më parë, Japonia ka shkurtuar nga 10 në 5 vjet kohën e aplikimit për marrjen e kartës jeshile. Koreja e Jugut ka filluar të njohë dyshtetësinë për të tërhequr sa më shumë talente të huaja në vend, të cilat I pajis me leje qëndrimi të përhershëm,", tha z. Wang.

Sipas raportit të pulikuar majin e sivjetshëm nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin(IOM), Kina po bëhet gjithnjë e më e tërheqëse dhe një ndër destinacionet e imigracionit. "Të dhënat statistikore tregojnë se numri i imigrantëve ndërkombëtarë është shtuar mbi 35% në 10 vjetët e fundit. Po shtohet veçannërisht numri I imigrantëve nga vendet e zhvilluara ", tha William Lacy Swing, drejtor i përgjithshëm i IOM-it.

Por, gjatë këtyre 10 vjetëve, vetëm 94 shtetas të huaj morën Kartën Jeshile në Kinë si investues, 763 të tjerë si profesionistë dhe afro 1600 u pajisën me dokumentin për qëndrim të përhershëm në Kinë si ekspertë që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Ndërsa, imigrantët e huaj pa kartë jeshile mund të hasin probleme të shumta. Për shembull, ata që nuk e kanë këtë dokument nuk mund të krijojnë një kompani të vetën dhe fëmijët e tyre nuk mund të ndjekin mësimin në shkollat publike kineze, por duhet të ndjekin shkolla ndërkombëtare me shpenzime më të larta etj.