20141105kzz |
Amerikani që po zhvillon çajin e fermentuar në Phnom Penh
Një amerikan që jeton në Phnom Penh kryeqytetin e Kamboxhias është duke zhvilluar biznesin e çajit të fermentuar ose siç njihet aty kombucha. Ekologjikisht i ndërgjegjshëm, Lance Thomas shpreson se Kamboxhia do të përfitojë nga pija e tij.
Amerikani Lance Thomas e fillon çdo ditë punën e tij në të njëjtën mënyrë, i hipën biçikletës dhe shpërndan shishet e kombucha-s.
Thomas, i cili u zhvendos në Phnom Penh nga Houston-i i Teksas-it në vitin 2011, rrit dhe shet çaj të fermentuar për restorantet, dyqanet ushqimore dhe farmacitë dhe shumë familje rreth kryeqytetit kamboxhian.
I tërë procesi i prodhimit zhvillohet në apartamentin e Thomas-it. Kombucha mund të përshkruhet ndryshe si një çaj ëmbël, i fermentuar me maja dhe baktere.
Ky proces thuhet se ka lindur në Kinë dhe më pas u përhap në Rusi herët gjatë shekullit të 20-të.
Pija është bërë shumë e përhapur në Shtetet e Bashkuara, me nje rritje prej 37 për qind nga viti 2012 deri në 2013-n.
Kompania e Thomas-it përbëhet vetëm nga dy persona që arrijnë të prodhojnë afërsisht 100 shishe çaji në muaj.
Për të prodhuar këtë çaj përdoren tre lloj sheqeri përpara se masës t'i shtohet Kultura Simbiotike e Barktereve dhe maja.
"SCOBY do të thotë Kultura Simbiotike e Bakterieve dhe majaja që gjendet me shumicë këtu, formojnë një lloj shkume gjatë nxehjes e cila më pas mund të merret në një kavanoz tjetër."
Fruta organike dhe rrënjë bimësh përdoren për t'i dhënë çajit shije, kryesisht varietete të 'frutit të pasionit', mango dhe rrënjë xhenxhefili, të cilat i shtohen çajit gjatë fermentimit të parë dhe të dytë.
Çaji fermentohet për të paktën 10 deri 20 ditë, me më pak kohë mund të prodhohet një pije e cila është më e ëmbël ndërsa më shumë ditë pija do të ketë aciditet të lartë.
Ideatori i këtij projekti, Thomas, thotë se përdor shishe të ricikluara.
"Deri tani me aq sa dinë unë, ne jemi të vetmit që përdorim shishe të ricikluara, ndërsa jemi duke u thënë njerëzve për të përdorur gjithnjë e më shumë shishe qelqi. Siç e dini, gjëja më ë mirë është mundësia e riciklimit, është më e lehtë për t'u përdorur sërish. Mund të bëhet pa u përdorur kimikate, shumë e thjeshtë."
Ashtu siç bën me çajin, Thomas kujdeset tërësisht vetë edhe për etiketat. Pavarësisht se biznesi i tij po zhvillohet dhe ai po fiton para, duke punuar rreth 90 orë në javë, ai thotë se fitimi nuk është misioni i tij kryesore.
"Mendoj se është një gjë e mirë kur bën biznes dhe nuk kërkon të përfitosh nga njerëzit e tjerë. Njerëzit e shikojnë se synimi kryesor nuk është fitimi, nuk po hapim një degë tjetër dhe ta zgjerojmë biznesin për ta bërë një kompani të madhe. Ndaj jam shumë i lumtur për atë që kam arritur dhe shpresoj të vazhdoj kështu për gjithë pjesën tjetër të jetës, pasi kjo është ajo që dua të për në jetë."
Thomas-i synon të mbajë një çmim të ulët për pijen e tij, e cilat tani kushton afro 6 dollarë për një shishe. Përfitimet shëndetësore të këtij çaji, pra kombucha-s janë të diskutueshme gjithsesi.
Në etiketën e shishes thuhet megjithatë se çaji ndihmon tretjen dhe forcon sistemin imunitar.
Pronari i një palestër, Ki Chong thotë se ai beson se çaji ndihmon për regjimin e stërvitjes.
"Stërvitja është shumë e rëndë për trupin dhe unë kam vënë re se të pish kombucha ndihmon për rigjenerimin e muskujve. Unë e pi atë në mëngjes dhe gjithashtu pak pas stërvitjes."
Dwi Willimann-Krisnan, një instruktor i yoga-s bie gjithashtu dakord.
"Kam rreth gjashtë mu7aj që pi çajin kombucha dhe tani unë mund të them se e ndiej ndryshimin. Kycet e mi janë më të fortë dhe kam më shumë energji për të praktikuar yoga-n."
Duke ofruar më shumë shije, Thomas-i është duke i bërë më të lumtur klientët e tij.