20141029oumei |
65-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë, por edhe vendeve të tjera të Europës Qendrore dhe Lindore, është kujtuar nga studentët kinezë që kanë studiuar në këto vende dhe më pas kanë ndjekur një karrierë profesionale në vendin e tyre.
Ish vendet socialiste të lindjes ishin ndër të parat që e njohën Republikën Popullore të Kinës.
Wang Xiao Chu është zëvendëskryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë i Komitetit Qendror të PKK-së.
"Kina ka një miqësi të thellë me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, të cilat kanë qenë ndër të parat që njohën Kinë e re. Gjatë këtyre 65-vjetëve gjendja ndërkombëtare ka ndryshuar vazhdimisht, ndaj dhe vendet tona kanë ndryshuar vazhdimisht, por gjithsesi ne e kemi respektuar dhe trajtuar njëri tjetrin në mënyrë të barabartë. Ne e kemi respektuar njëri tjetrin gjatë historisë dhe njëherësh shtrirë bashkëpunimin tonë në bazë të përftimit të ndërsjellë ndërsa kemi rindërtuar miqësinë midis popujve. Fjalimi i presidentit Xi Jingping më 21 tetor 2013, nënvizoi rëndësinë që Komiteti Qendror u kushton studentëve të rikthyer si dhe përbën një udhërrëfyes të rëndësishme për punën e studentëve dhe shoqatës së tyre. Këta studentë u kthyen në Kinë për t'i shërbyer vendit si elita në fusha të ndryshme. Ata kanë dhënë një kontribut të çmuar për ndërtimin dhe zhvillimin e Kinës. Unë shpresoj se ju do t'i përmbaheni misionit për të nxitur edukimit e të rinjve jashtë dhe mbështetur kthimin e tyre për t'i shërbyer vendit. Shpresoj se ju do të vazhdoni të punoni dhe komunikoni së bashku."
Chen En Bo është një prej studentëve kinezë që u arsimua në Shqipëri, ai studioi gjuhën shqipe në Universitetin e Tiranës. Sot i ka vënë vetor për detyrë të përkthejë një sërë veprash të letërsisë shqiptare. Ai thotë se planifikon të përkthejë në kinezisht poemën "Këngët e Milosaos" të Jeronim de Radës dhe romanin në vargje "Historia e Skënderbeut" e Naim Frashërit.
Liu Yening është drejtorja e degës Shoqatës së Studentëve të kthyer për Europën Qendrore e Lindore. Dega është themeluar në vitin 1999, duke përfaqësuar plot 13 vende. Për të përshëndetur miqësinë tradicionale të Kinës me këto vende profesore Liu, përgatiti edhe koncertin me pjesë muzikore të Europës Qendrore e Lindore. Nga repertori i muzikës shqiptare ajo zgjodhi këngën Ti më je si një gonxhe.
"Shpresoj se do të përjetoni miqësinë që qëndron si një shkëmb midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore që shikon drejt së ardhmes së ndritur dhe ju ftoj të festojmë sonte së bashku me muzikën e bukur," tha Liu.