20141022zhangshimin |
Sivjet shënohet 65 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Shqipërisë. Për këtë vend ballkanik, kryetari Mao Ze Dong ka thënë "Kemi miq në këtë botë, me ta jemi lidhur fort. Sado larg që jemi, si fqinj të mirë i kemi."
Për të rinjtë e sotëm kinezë kjo thënie ndoshta nuk është shumë e njohur, por në vitet '60 të shekullit të kaluar, shumë kinezë kanë qenë në Shqipëri për të ndihmuar në ndërtimin e saj dhe kanë krijuan lidhje të forta me këtë vend, pasi kaluan atje disa vite të rinisë. Sot do të dëgjoni historinë e specialistit Zhang Shimin, i cili ndihmoi për ndërtimin e radiostacionit dhe të televizionit shqiptar. Zhang Shimin që doli në pension pasi punoi në CRTV, ka qenë në Shqipëri për të ndihmuar në ndërtimin e radiostacionit të Shijakut si dhe Televizionit Shqiptar në vitet 1969 deri 1971. Në vitin 2004 kur përfundoi karrierën e tij, Zhang e vizitoi sërish Shqipërinë për të marrë pjesë në projektin e rindërtimit të radiostacionit të Shijakut. Ai ruan një ndjenjë të fortë dashurie për Shqipërinë.
Gazetare: Si e kujtoni kohën kur ju dërguan me shërbim në Shqipëri? Ishte viti 1969!
Zhang Shimin: Isha shumë i gëzuar. Mendova se ishte një detyre e re dhe do të shkoja jashtë vendit për punë, dhe ky ishte një rast i mirë. Tani mund të punoja jashtë vendit dhe u gëzova shumë. Atëherë, i shkrova një letër familjes, ku e lajmëroja se do të punoja jashtë vendit. Të gjithë të afërmit e mësuan lajmin e largimit, ndërsa shokët e mi më përgëzuan. U ndjeva shumë krenar pasi mendoja se kryetari më kishte besuar për këtë detyrë. Kur u vendos dërgimi im në Shqipëri u gëzova shumë. Ishte një ndjenjë e fortë. Në atë kohë nuk mendoja të fitoja para, por thjesht ndihesha krenar. Unë do të punoja jashtë Kinës dhe mbarë familja ime ishte krenare për këtë."
Gazetare: Si ishte udhëtimi drejt Shqipërisë?
Zhang Shimin: Në atë kohë aviacioni i vendit tonë ishte i pazhvilluar. Në fillim shkova në Shangai, më pas avionin e posaçëm të kompanisë franceze fluturova drejt Phnom Penh-it, më pas në Kajro, pastaj në Francë dhe në fund në Tiranë. Kjo linjë quhej linja jugore. Në vitin 1971 shkova në linjën veriore. Së pari arrita në Irkutsk, pastaj me kompaninë e avionit të Gjermanisë. Linja veriore ishte e më e ngadaltë, sepse kishte vetëm një avion në javë. U largova nga Irkutsk duke shkuar në Moskë ku qëndrova një javë, pastaj shkova në Budapest të Hungarisë, e nga aty në Beograd. Në atë kohë, ambasada dërgoi diplomatë të na prisnin në aeroport. Në Moskë banonim në ambasadën e Kinës. Thuaj se kjo ishte ambasada më e madhe në botë dhe brenda saj kishte një liqen artificial, fusha basketbolli e tenist. Mbaj mend se ushqimet aty ishin shumë të mira dhe në mbrëmje shfaqeshin filma. Në një sallë shumë të madhe kishte vetëm pesë njerëz që shikonin filmin. Përgjegjësi i atëkohshëm i ambasadës An Zhiyuan na shoqëroi të shikonim filmat, gjë për të cilën ishim shumë të gëzuar.
Gazetare: Si e kujtoni kohën e punës dhe jetës tuaj në Shqipëri?
Zhang Shimin: Mbaj mend që teknikët e Radio Televizionit të Shqipërisë ishin shumë miqësorë. Kujtoj se ata merrnin pjesë në shumë aktivitete, çdo të shtunë, të diel; më shpjegonin historinë, situatat e tanishme, pika turistike, kulturore të Shqipërisë. Kishte shumë aktivitete dhe gjatë tyre na ofronin çaj dhe ëmbëlsira. Në mbrëmje kishte organizoheshin vallëzime, por ne nuk merrnim pjesë sepse nuk lejoheshin. Në fakt, nuk kishte ndonjë problem. Mjedisi i punës dhe kushtet e jetesës ishin të mira. Në vitin 1971, ne banonin me godinën e ministrave dhe kushtet e jetesës ishin shumë të mira.
Na trajtonin shumë mirë në Shqipëri, në mensë ushqimet servireshin sipas kërkesave tona dhe më herët. Autobusi i punës ishte gjithmonë në orar sipas planit, nuk kishte asnjëherë vonesa. Punonjësit ishin shumë miqësore. Më dha përshtypjet shumë të mirë. Nga eksperienca e punës jashtë vendit, niveli i shërbimeve në Shqipëri ishte më i lartë.
Kur punonim së bashku, shqiptarët kishin shumë zell dhe dëshironin të dëgjonin këshillat tona, por edhe kishte disa raste kur këmbëngulnin në mendimet e tyre.
Gazetare: Inxhinieri Zhang Baoyu i dërguar nga Drejtoria Qendrore e Radiodifuzionit e Kinës në atë kohë për të ndihmuar në Shqipëri sakrifikoi jetën e tij. Keni punuar bashkë me të, a e kujtoni atë kohë?
Zhang Shimin: Ato ditë ndodheshim në malin e Dajtit, ku po instalonim antenat dhe unë përgjigjesha për pajisjet me valë të shkurtra. Platforma në atë terren malor ishe shumë e vogël, sipërfaqja e tij ndoshta mund të ishte vetëm 10 metra katrorë. Zhang Baoyu po drejtonte platformën, por nuk kishte në atë kohë rrjetë mbrojtëse, nuk kishte kohë dhe punohej me shpejtësi. Unë po merresha me instalimin e antenës dhe e pashë kur ai filloi të ecte mbrapsht dhe kështu u rrëzua nga një lartësi e madhe. Dëgjova klithmën e tij dhe e pashë më pas të mbuluar në gjak. Një shqiptar e mbajti në krahë dhe e dërgoi me makinë në spital por nuk arriti të shpëtonte. Shqipëria zhvilloi ceremoninë zyrtare të varrimit të këtij specialisti kinez, që ra në krye të detyrës. Ishte një ceremoni mortore madhështore me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta shqiptare por dhe të mijëra qytetarëve, kujtoj, ishte një situatë mjaft emocionuese.
Gazetare: Në vitin 2004 shkuat përsëri në radiostacionin e Shijakut të Shqipërisë, a takuat aty miq të vjetër?
Zhang Shimin: Po u takova me një shok. Kur arrita atje, nëpërmjet përkthyerit kërkova dhe pyeta. Punonjësit e tanishëm më treguan se drejtori i vjetër kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa punonjësit e tjerë kishin dalë në pension. Mbaja mend një shok që lunte shpesh futboll dhe pyeta për të. Ai vazhdonte të punonte aty, por kur u takuam siç duket nuk më mbante mend mirë.
Gjatë procesit të rindërtimit të radiostacionit, përballoheshim me shumë vështirësi. Na duheshin njerëz për të montuar antenat dhe unë e thirrja këtë shok për të na ndihmuar. Ai ishte shumë i fortë dhe me pasion dhe ndihmoi duke punuar gjithë ditën. Nuk mund ta takoj pas punë në radiostacion. Shpresoj të takohemi më vonë. Mendoj se miqësia jonë është e fortë, pavarësisht gjuhës, ndjenjat janë të forta."
Në programin e sotëm dëgjuat historinë e specialistit teknik kinez Zhang Shimin, i cili punoi për ndërtimin e radiostacionit të Shijakut në Shqipëri nga viti 1969 deri në vitin 1971.