">Prirjet e reja të dasmave në Kinë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Prirjet e reja të dasmave në Kinë
  2014-10-30 17:10:07

Dasmat janë pjesë e jetës së njeriut, kudo në botë. Ndaj ato janë universale. Por organizimi dhe festimi i tyre ndryshon nga një vend në tjetrin pavarësisht, tendencave të kohës. Kina shquhet vitet e fundit për dasmat e kushtueshme, me ide mjaft interesante për të realizuar sa më bukur ditën më të rëndësishme të jetës së çiftit të ri.

Prirjet e reja të dasmave kineze

Vajza e vogël e kinezit Zheng Yigong u martua kohët e fundit. Kur ai e krahason me dasmën e vajzës së madhe vëren se shpenzimet janë rritur disa here, por ka ndryshuar shumë dhe mënyra e organizimit të ceremonisë.

Kur bëri dasmën e vajzës së madhe 7 vjet më pare në një hotel me disa yje zoti Zheng tregon se kishin prenotuar për të patur një atmosferë sa më artistike dhe të gëzuar artistë cirku, këngëtarë dhe prestigjatorë. Ai madje kujton se shpesh shkonte nëpër tavolinat e të ftuarve gjatë ceremonisë dhe i pyeste ata nëse u pëlqente ushqimi i servirur.

Por ceremonia e dasmës së vajzës së vogël të Zhengut u zhvillua në një park, ku ndodhej një kafene e ndërtuar në një shtëpi karaktertistike. Vajza kërkoi që në oborrin e vilës së marrë me qira për dasmën të bëhej barbeque, të mos kishte këngë e valle por të shfaqej një film i realizuar për lidhjen e çiftit të dashuruar.

I befasuar nga ndryshimi i ritualit të dasmës nga vajza më e vogël martuar sivjet, zoti Zheng tregon se tashmë të rinjtë janë bërë më shumë romantikë dhe kërkojnë gjëra sa më të veçanta, që mundësisht të mos jenë pare në ceremonitë e të tjerëve. Krahasuar me vite më parë, sipas zotit Zheng, ceremonitë e tanishme nuk rendin shumë pas atmosferës muzikore.

Ai madje kujton kur ishte këshilluar me kompaninë e organizimit të dasmave për vajzën e madhe të martuar 7 vjet më parë. Ata i kishin ofruar dekorimin e sallës së dasmës, ku duhet të zgjidhte ngjyrat dhe lulet dhe asgjë më tepër. Por këtë herë me kompaninë e organizimit të vajzës së dytë, ata për zbukurimin e sallës propozuan 7 lloje nuancash të rozës, që ishte ngjyra e zgjedhur nga vajza.

Elementet e reja të dasmave kineze

Yang Yin, pronare e Kompanisë së organizimit të dasmave në Hangzhou tregon se dasmat e disa viteve më pare ishin të ngjashme mes tyre, pasi ceremonia ofronte vetëm darken dhe shfaqjen. Por sipas saj, brezi i të lindurve pas vitit 1985 është i prirur të tregojë më shumë përmes ceremonies individualitetin e vet dhe të jenë sa më të veçantë nga të tjerët. Kryesisht në metropolet kineze çiftet e reja i japin më shumë rëndësi trendeve të kohës në ceremonitë e dasmave.

Elementet e reja dallohen lehtë te përg]zgjedhja e lokalit ku do të zhvillohet dasma, por dhe atmosferës që do ta përshkojë atë.

Lokali

Ndër ndryshimet në ceremonialin e dasmës Yang thotë se vendi i zhvillimit të ceremonisë tashmë nuk kufizohet në hotele dhe ristorante.

Çiftet e reja tani zgjedhin për ceremonitë e dasmave pishina modern, vila karakteristike, kështjella, madje dhe aeroporte e plazhe.

Disa prej tyre thotë pronari Yang duan të tregojnë se janë të ndjeshëm ndaj çeshtjeve të mbrojtjes së mjedisit dhe për këtë zgjedhin diçka kuptimplotë për ceremoninë e tyre të dasmës.

Sipas zonjës Yang tani përbën një standart një ekeperiencë e re për të ftuarit në dasmë dhe jo thjesht një ushqim i mire gjatë darkës.

Filmi i muajit të mjaltit

Një trend i ri, për çiftet që e bëjnë dasmën pas muajit të mjaltit është shfaqja gjatë ceremonisë e videos së muajit të mjaltit. Kjo video realizohet nga operatorë profesionistë. Në Kinë çifti bën martesën zyrtare në Bashki, por ka raste kur dasma me të ftuar bëhet disa muaj më pas. Shumë prej çifteve pasi kanë kryer muajin e mjaltit jashtë shtetit ose në stacionet turistike të vendit, bëjnë ceremoninë e dasmës.

Biznes i suksesshëm për studiot filmike

Gan Yifen është pronar i një studioje filmike ku kryhen porosi për video dasmash. Ai tregon se disa çifte shkojnë jashtë shtetit për muajin e mjaltit dhe ne realizojmë videon e tyre për këtë event. Gan thotë se ata i marrin çiftit të ri një ditë nga muaji i mjaltit, për të realizuar fotot dhe videon. Kjo kushton 25,000 yuan (4,070 dollarë), por çmimi ndryshon në varësi të vendit ku të sapomartuarit bëjnë muajin e mjaltit.

Disa çifte udhëtojnë drejt Balit, Greqisë apo Tajlandës e Parisit për muajin e mjaltit dhe video për ta kushton më shumë se sa për çiftet që e bëjnë muajin e mjaltit brenda Kinës. Ndërsa paketat për video dhe foto të çiftit në muaj mjalti kushtojnë deri në 15,000 yuan.

Sipas Gan, në ditët e sotme kinezët janë në gjendje më të mire ekonomike dhe shpenzojnë më shumë, udhëtimet jashtë vendit kushtojnë më lire dhe lehtësimi i vizave me shumë vende të botës ka shtuar fluksin e tyre drejt vendeve më të njohura turistike.

Ka studio të cilat ofrojnë paketa më të gjera për çiftet e sapomartuara ku përveç filmimit të videos dhe fotove të muajit të mjaltit rezervojnë dhe hotelin dhe avionin. Kjo paketë kushton deri në 50,000 yuan, por në varësi të largësisë së destinacionit.

Dasmat tradicionale vazhdojnë të ruhen


Foto: 吴宏 / 东方IC

Këto rijësi në ceremoninë e dasmave sigurisht që nuk ndodhin në të gjitha rastet, pasi ka ende çifte që preferojnë dasmat tradicionale. Du Juexiang, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Restoranteve dhe Hoteleve në Zhejiang thotë se kohët e fundit është rritur konkurenca mes hoteleve dhe restoranteve kryesisht ku prenotohen ceremony dasmash.

Ndërsa sipas Shoqatës së Shërbimit për dasmat në Zhejiang vitin e kaluar një pjesë e madhe e çifteve të reja kanë shpenzuar deri në 150,000 yuan për dasmat e tyre. Ndërsa po vitin e kaluar, sipas kësaj shoqate kostoja e një tavoline në restorant me 10 të ftuar ishte 4,000 yuan.

Këtë vit industria e dasmave në vend vlerëson fitime prej 750 miliard yuan.(Eda Merepeza)