20141027chuangzao |
Në të kaluarën, "Made in China" përdorej më shumë për të përshkruar arritjet e dukshme të Kinës në fushën e manufakturës. Por, vitet e fundit, "Designed in China" është bërë motoja e gjithnjë e më shumë ndërmarrjeve kineze, në vërtetimin e vlerës së tyre.
ZTE-ja është një ndër pesë kompanitë më të suksesshme botërore të prodhimit të pajisjeve të telekomunikacionit. Kohët e fundit, ajo u bë fokusi i publikut kinez si protagoniste e dy lajmeve.
Gjatë mbulimit të vizitës së kryetarit të shtetit Xi Jinping në Europë në gjuashtëmujorin e parë të sivjetshëm, gazetarët vunë re se znj. Peng Liyuan, bashkëshorte e Xi-së bëri shpesh fotografi me celularin e saj, një smartphone i ZTE-së. Kurse muajin e kaluar, celularët të ZTE-së u bënë dhurata zyrtare e Xi Jinping-ut për çdo lider pjesëmarrës të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Së fundi, ZTE-ja ka pasur suksese të jashtëzakonshme në tregjet ndërkombëtare, duke fituar famë edhe brenda vendit sepse është hera e parë që celularët me teknologji kineze shërbyen si "dhurata shtetërore" së bashku me veprat artistike tradicionale si qëndisje apo porcelan etj.
Lidhur me "rritjen e papritur të famës", z. Ding Yi, menaxher i teknologjisë në selinë e ZTE-së në Shenzhen të Kinës Jugore u shpreh se kjo ka shumë të bëjë me vëmendjen që kompania i kushton inovacionit teknologjik.
Sipas z. Ding, për shkak të diferencave të mëdha të kërkesave teknologjike në rrjetin e telekomunikacionit të vendeve të ndryshme, kompania e tij po bën gjithnjë e më shumë përpjekje për ruajtjen e përparësisë. Çdo vit, 18 qendra studimore të ZTE-së aplikojnë për qindra patente teknike te organizata ndërkombëtare "Traktati i Bashkëpunimit të Patenteve". Kështu që ajo është edhe "shpikësja" e dytë më e madhe nga numri i patentave të regjistruara në fushën e telekomunikacionit.
"Tani, disa tipa të veçantë të celularëve tanë mund të punojnë në sisteme të ndryshme të botës. Kështu që pavarësisht parametrave teknike të rrjetit, celularët tanë mund të përshtaten menjëherë dhe s'ka nevojë të ndryshojnë settings , pasi prodhohen për çdo treg. Për shembull, tani në Kinë po përhapet gjithnjë e më shumë rrjeti 4G, por nuk shqetësohemi për kalimin e celularëve nga 3G në 4G sepse celuarët vetëpërshtaten. Sipas mendimit tonë, në një farë kuptimi, kjo është edhe një mbrojtje për investimet e konsumatorëve tanë", tha z. Ding.
Vëmendja e kushtuar ndaj inovacionit rezultatoi e suksesshme. Në tremujorin e dytë të sivjetshëm, shitja e celularëve të ZTE-së në Amerikë Veriore u rrit 88%, duke e çuar gjithashtu ZTE-në në vendin e katërt, si një ndër shitësit më të mëdhenj të celularëve në tregun e ShBA-së. Ndërkohë, mijëra kompani nga më shumë se 160 vende dhe rajone të botës kanë blerë edhe shërbimet teknike të ZTE-së në zgjidhjen e problemit të rrjetit telekomunikacioni.
Kapaciteti i kompanive kineze në ndërtimin e infrastrukturës është i njohur në botë. Por, vitet e fundit, përveç autostradave, porteve etj., kinezët po ndihmojnë vende të tjera në krijimin e sistemit të trenave të shpejtë, duke përdorur teknologjinë e përparuar. Koorporata CSR është një ndër ato që tashmë po plotësojnë kërkesën e klientëve qoftë në lidhjen e dy kontinenteve, apo në ngritjen e efektivitetit të transportit në vendet europiane nëpërmjet trenit të shpejtë.
Në fillim të këtij viti u përurua pjesa e dytë e hekurudhës me tren të shpejtë që lidh Stambollin me Ankaranë. Kjo është hekurudha e parë për trena të shpejtë, e ndërtuar jashtë Kinës nga një kompani kineze. Përveç ndërtimit të hekurudhës, CSR-ja do të prodhojë edhe 10 trena me shpejtësi të lartë për këtë linjë të re, që mund të shkurtojnë shumë kohën e udhëtimit midis dy qyteteve më të rëndësishme të Turqisë. Por, në fakt, trenat e prodhuara nga Kina janë futur në përdorim më herët në Turqi, në metronë e kryeqytetit të këtij vendi.
Në vitin 2012, bashkia e Ankarasë hapi tenderin për ndërrimin e trenave të vjetër të metrosë. Në gusht, kooperata kineze CSR fitoi këtë kontratë për 324 vagonë me një vlerë mbi 390 milionë dollarë amerikanë. Kontigjenti i parë i vagonëve mbërriti në Ankara në fund të korrikut dhe nisi të funksionojë në shkurtin e sivjetshëm.
Lidhur me këtë, z. Han Jun, përgjegjësi i CSR-së u shpreh:"Për t'u ofruar pasagjerëve vendës shërbimet më të mira, inxhinierët tanë kanë bërë disa ndryshime gjatë projektimit. Për shembull, vagonët janë më të gjerë dhe të lartë se ato që përdoren në Kinë. Gjithashtu, për shkak të relievit tokësor të pjerrët të Ankarasë janë përdorur pjesë këmbimi të posaçme të shpikura nga kompania jonë, e cila mund të ndihmojë trenat të bëjnë kthesa të shpejta e të qëndrueshme".
Por, inovacioni i CSR-së nuk mbetet vetëm në aspektin teknik.
Shërbimet 4S janë normale për çdo pikë të shitjes së makinave që varet direkt nga kompania, por, për dyqanet e trenave? Në vitin 2011, pika e parë e shërbimeve 4S për trenat u hap në Kuala Lumpur të Malajzisë, pronare e të cilës është CSR, që është njëkohësisht fituese e tenderit për vagonët e rinj të trenave me shina të lehta në këtë qytet. Në bazë të epërsisë teknike, dyqani 4S i trenave ofron shërbime 24 orëshe të mirëmbajtjes së vagoneve. Kështu që, pavarësisht vagonëve të prodhuar nga CSR-ja apo kompanitë e tjera të botës, ato që kanë mbaruar afatin e garancisë mund të riparohen në këtë dyqan. Tani, pikat me shërbime 4S janë në ndërtim e sipër në Turqi, Maqedoni etj.
Inovacionet e vazhdueshme favorizojnë zgjerimin e biznesit të CSR-së. Në qershorin e sivjetshëm, ajo nënshkroi një kontratë me palën maqedonase për prodhimin e 6 trenave(lokomotiva plus vagonë) të shpejtë. Si gjithmonë, trenat do të projektohen sipas relievit të tokës dhe kërkesat e përdoruesve me një afat përdorimi prej 30 vjetësh.
"Fitimi i tenderit të Maqedonisë nuk ndahet me punën që kemi bërë më parë. Klientët maqedonas e morën vendimin pasi provuan vetë trenat dhe shërbimet tona në Malajzi."