20141024femija |
Në të kaluarën, prindërit i kushtonin më shumë vëmendje inteligjencës së fëmijëve, duke injoruar kërkesat psikologjike. Në fakt, bota e brendshme e fëmijëve shpeshherë nuk kuptuhet nga prindërit, pasi këta të fundit kanë ide dhe mendime të ndryshme nga fëmijët e tyre, të cilët nuk kanë përvojën e jetës dhe e imagjinojnë botën e jashtme sipas mënyrës së vet.
Në botën fëminore ka shumë gjëra që shkaktojnë frikë. Frika është një përvojë e përgjithshme në procesin e rritjes së fëmijës. Frika ndryshon sipas moshës së fëmijës.
Për shembull:
-fëmijë 5-9 muajsh frikësohen nga të panjohurit.
-fëmijët nën 2 vjeç mund të tremben nga tingujt e lartë.
-fëmijët 3-4 vjeç kanë frikë nga zërat e papritur, errësira dhe gjëra të panjohura, si kafshë, qëndrimi vetëm etj.
-fëmijët 5 vjeç ende kanë frikë nga errësira
-6-7 vjeç është "mosha e imagjinatës".
Për shembull, fantazmat e imagjinuara, vdekja, keqbërësit, të humburit, makthi etj. Disa fëmijë të tjerë frikësohen nga bubullimat, stuhitë, zjarri dhe fenomene të tjera natyrshme. Me rritjen e fëmijëve, ata njohin më tej këtë botë dhe këto fenomene sa vijnë e do të pakësohen.
-në moshën 8-9 vjeç, fëmijët frikësohen nga kritikat e prindërve dhe mësuesit për notat e këqija në provime.
Në përgjithësi, objektivat që frikësojnë fëmijë ndryshojnë me kalimin e moshës dhe përfitimin të eksperiencës së tyre.
Arsyet e lindjes së frikës së fëmijëve:
1. Mungesa e njohurisë dhe përvojës së jetës.
Me ardhjen e natës, fëmijët nuk e njohin botën e jashtme në errësirë dhe nuk e kuptojnë çfarë është vdekja e të afërmve të ngushtë të tyre. Prandaj, ata do të shpjegojnë dhe imagjinojnë errësinë dhe vdekjen sipas pikëpamjes së tyre, duke krijuar frikë dhe panik.
2. Përvoja personale sjell panik
Nëse fëmijët kanë pasur provokime të forta më moshën e vogël, ata do të lindin reagime të forta kur përballojnë stimulime të ngjashme, madje për stimulime të dobëta të ngjashme. Për shembull, nëse një fëmijë është kafshuar nga një qen i zi, ai do të ketë tepër frikë kur sheh qen të zi kur rritet.
3. Infektimi nga ndjenjat e të tjerëve
Kur fëmijët shikojnë ose dëgjojnë që të tjerët të zhyten në gjendje të rëndë, ata mund të kenë ankth të mëdh, megjithatë mjedisi aktual i tyre nuk ka anjë elëement negativ. Për shembull, kur fëmijët shikojnë reagimet e të tjerëve përballë gjarprit, ata do të thërrasin dhe qajnë me zë të lartë kur shikojnë këtë kafshë në të ardhme. Kur fëmijët dëgjojnë tregimet me fantazma ose shikojnë filma dhe librat me përmbajtje të llahtarshme, ata do të përballen me humor jo të mirë nga shenjat e fshehuara të të rriturve dhe mungesa e njohurisë për ato informacione.
4.Veprimet dhe fjalët e papërshtatshme të prindërve
Për shembull, fëmijët shumë aktivë duan të qëndrojnë dhe pak në darkë, nuk kanë dëshirë të shkojnë menjëherë për të fjetur. Prindërit dëshirojnë që t'i nxitin fëmijët të shkojnë herët në shtrat, prandaj i trembin me fjali të tipit "shkoni në shtrat! Po nuk fjetët do ju vijnë fantazmat!" Kjo do të mbetet në kujtimet e tyre.
Përveç kësaj, ndryshimi i "zonës së sigurtë" mund t'iu sjellë fëmijëve shqetësime dhe ankth. Kur ata përballen me një vend të panjohur atëherë mund të përballen me ankth dhe frikë.
Metodat e përshtatshme të prindërve në përballimin e frikës së fëmijëve:
1. Rolet pozitive të frikës
Frika dhe tmerri janë reagime vetëmbrojtëse të njeriut. Kjo gjendje emocionale mund të jetë një lloj instinkti për gjërat e papritura që mund të vijnë në të ardhmen e afërt. Për fëmijë të vegjël, frika i nxit ata të kërkojnë ndihmë dhe kujdesin e prindërve.
Për shumicën e fëmijëve, reagimet e tyre do të pakësohen me kalimin e kohës. Por, nëse frika tek disa fëmijë nuk largohet atëherë prindërit duhet të ndërhynë për të lehtësuar disa këtë frikë.
2. Atmosfera harmonike dhe e sigurt familjare
Krijimi i një atmosfere harmonike dhe të sigurt familjare është shumë i rëndësishëm për të lehtësuar ndjenjën e frikës tek fëmijët. Siç e kemi përmendur më parë, origjina e frikës vjen nga pasiguria ndaj mjedisit të jashtëm. Kur fëmijët ndihen të sigurt pakësohet frika. Prandaj, me shumë dashuri dhe kujdesjet e prindërve mund të lehtësohen dukshëm shumë probleme me të cilat përballet fëmija.
3.Përgjigjet e duhura për trembjen
Kur fëmijët kanë frikë, prindërit nuk duhet ta shpërfillin këtë fakt dhe as nuk duhet të përgjigjen në mënyrë të ashpër. Kur fëmijët preken nga ndjenja e frikës, mos i kritikoni, qeshni apo ngacmoni. Kritikat dhe zemërimi i prindërve përkeqëson shqetësimin dhe ankthin e fëmijës. Në të ardhmen, ata nuk do t'u tregojnë prindërve se çfarë ndjejnë.
Nga ana tjetër, nëse prindërit i kushtojnë vëmendjen e duhur luhatjeve të humorit të fëmijës së tyre, do të nxitet varësia e fëmijës ndaj prindit për çdo sfidë të vështirë. Në këtë moment, prindërit duhet të shoqërojnë fëmijët me një qëndrim të natyrshëm dhe t'u tregojnë se në fëmijëri këto janë fenomene normale, por që kalojnë me kalimin e kohës.
4.Komunikimi me fëmijët e tjerë
Mënyra më efektive për kapërcimin e frikës është njohja e fenomeneve të ndryshme. Në shumë situata, arsyeja e frikës tek fëmijët vjen nga panjohuria e tyre. Kur ata mësojnë thelbin e fenomenit, do të largohet frika. Për shembull, nëse fëmija ka frikë nga vetëtima. Prindërit dhe mësuesit duhet t'i shpjegojnë si krijohen vetëtimat dhe t'i shpjegojnë që ky është një fenomen i natyrshëm.
5.Përgatitjet paraprake për fëmijët
Kur përballen me presion shumë të madh, si divorci i prindërve, frika e fëmijës do të arrijë në maksimum. Në këtë moment, duhet t'i ofrojmë atyre ndihmë. Prindërit duhet të gjejnë një mënyrë për t'u treguar paraprakisht fëmijëve mbi ndryshimet e ardhme. Po ashtu, ata duhet t'u tregojnë fëmijëve se ndryshimi i mjedisit nuk ndryshon dashurinë për ta.
Si përfundim; çdo person mund të përjetojë frikëra të ndryshme, por këto shfaqen më shpesh gjatë fëmijërisë.
Prandaj, dashuria dhe komunikimi i prindërve janë metodat më efektive dhe më praktike për të lehtësuar ndikimet negative të ndjenjës së frikës. (Xu Guang)