">Mozaik kulturor nga Kina<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Mozaik kulturor nga Kina
  2014-10-23 15:30:55

Ushtria prej terrakote me ngjyra

Më 28 shtator në Mauzoleumin e perandorit Qin Shihuang, në Xi'an,kryeqendra e provincës Shaanxi u hap ekspozita e ushtrisë prej terrakote e ngjyrosur. Si pjesë e festimit të 40 vjetorit të zbulimit të ushtrisë prej terrakote dhe të 35 vjetorit të hapjes së Mauzoleumit të Perandorit Qin Shihuang, në ambjentet e ekspozitës janë paraqitur 37 objekte të rralla kulturore, të cilat publiku i pa për here të parë. Drejtori i Zyrës së Trashëgimisë Kulturore të provincës Shaanxi, Zhao Rong, tha se kjo ekspozitë u ndoq me mjaft interes nga vizitorët.

Mauzoleumi i Perandorit Qin Shihuang ndodhet në Lintong dhe këtu është varrosur perandori i pare i dinastisë kineze Qin (221-206p.e.s). Ky mausoleum është shpallur trashëgimi kulturore e UNESCO –s në vitin 1987.


Foto: 吴暗彪 / 东方IC

Kur ushtria prej terrakote me kuajt u zbulua në vitin 1974, ata ishin të gjithë me ngjyrë gri, që nga koha e krijimit të tyre 2 mijë vjet më parë kur ata ishin varrosur nën tokë. Por në vitin 1998, vetëm 8 ushtarë u gjetën të ngjyrosur. Ushtarët e ngjyrosur tërhoqën një vemendje të madhe kur iu ekspozuan publikut të gjerë. Gjatë gërmimeve të mëtejshme arkeologjike janë zbuluar dhe ushtarë të tjerë prej terrakote të ngjyrosur. Drejtori Zhao tregon se projekti i ruajtjes së objekteve prej terrakote të ndjyrosur bëri që ekspertët e shkencës dhe teknologjisë të fitonin në vitin 2005, një çmim për veprimtarinë e tyre .

Komedia "Breakup Buddies" rekord shikuesish

Komedia "Breakup Buddies" ka shënuar arkëtime rekord prej 800 milion yuan (ose 130 milion) dollar, falë numrit të madh të shikuesve të cilët gjatë pushimeve me rastin e Ditës Kombëtare e ndoqën atë në kinematë e Kinës. Në javën e parë të tetorit kinezët festojnë duke shënuar Javën e artë dhe shumë prej tyre preferojnë udhëtimet turistike me familjet brenda apo jashtë vendit. Por ata që mbeten në atdhe zhvillojnë në këto ditë pushimesh veprimtari të shumta sportive, kulturore turistike. Në këtë javë edhe qendrat artistike dhe kulturore kanë programe të larmishme, si shfaqje teatrore, cirku, ekspozita pikture apo skulpture, shfaqje për fëmijë, të trupave folklorike etj. Kinematë janë tepër të preferuara nga publiku në Kinë. Në qytetet kryesore të vendit ato janë mjaft moderne dhe përdorin teknologjinë 3D ndaj të ndjekësh një film krijon një atmosferë të këndëshme përveç kalimit të kohës së lirë në mënyrë të kulturuar. Pikërisht për këtë komedia ka shënuar arkëtime kaq të mëdha, sepse dhe numri i shikuesve në sallat e kinemasë në mbarë vendin ka qenë i madh.

Regjizori Ning Hao dhe aktorët Xu Zheng e Huang Bome këtë sukses arrijnë në vendin e katërt në klasifikimin e filmave në gjuhën kineze, thotë Rance Pow, shef i agjencisë së konsultimeve kinematografike Artisan Gateway.


Foto: 东方IC

Në 3 vendet e para të klasifikimit të filmave kinezë që kanë shënuar arkëtime marramendëse renditen "Lost in Thailand" me aktorët e njohur Xu Zheng dhe Huang Bo,me shumën 207.3 milion dollar; "Journey to the West: Conquering the Demons", në vendin e dytë me arkëtime prej 204.3 milion dollarësh dhe në vend të tretë "The Monkey King", me 171.5 milion dollarë.

Murgjit tibetianë studjojnë teatër

Murgj të Tempullit budist Jade janë përfshirë në një program trajnimi në Akademinë Teatrore të Shangait, për të përmirësuar performimin e tyre muzikor dhe artistic për vizitorët e tempullit.

10 murgj të tempullit budist janë pjesë e një seminari me kohë të plotë pranë kësaj kompanie teatrore ku mësojnë nga artistë profesionistë muzikë dhe aktrim. Të 10 murgjit, pjesë e orkestrës së tempullit budist, kanë nisur semestrin e pare me orë kënge, recitimi dhe interpretimi artistik. Pas diplomimit në kursin 3 vjeçar ata do të performojnë muzikë budiste për besimtarët dhe vizitorët e tempullit të tyre, thotë prifti budist Jue Xing.

E krijuar në vitin 2000, orchestra e tempullit të njohur interpreton vepra muzikore dhe vokale në sanskritisht.

"Vizitorët kërkojnë nivel të lartë artistik ndaj drejtuesit e tempullit vendosën të dërgonin disa prej murgjëve të trajnoheshin në një akademi profesioniste teatrore", ka bërë të ditur për median e Shangait, zëdhënësi i Tempullit Budist Jade. Më pare në tempull ftoheshin muzikantë dhe artistë për të zhvilluar kurse trajnimi për murgjit, por kjo nuk mjaftonte Tashmë Akademia Teatrore e Shangait ka nisur të zhvillojë kurse për studentët murgj me kërkesën e tyre. Shumë prej murgjve budistë ndjekin studimet për gjuhë të huaja dhe degë të tjera në universitete të ndryshme të vendit.(Eda Merepeza)